VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
SHPRESË, JE JETA TI DHE NUK JE ASGJËJA Poezi nga CESARE PAVESE&
Shtepia ku lindi Pavese DO TË VIJË VDEKJA DHE DO TË KETË SYTË E TU Vdekja do të vijë dhe të ketë sytë e tu Kjo vdekje që na shoqëron ne Nga mëngjesi në mbrëmje, e pagjumë, shurdhe, si një brejtje e vjetër e ndërgjegjes apo një ves absurd. Sytë e tu do të jenë një fjalë bosh, një klithmë e pafjalë, një heshtje. Kështu i shikon ti çdo mëngjes Kur e vetme përkulesh Mbi pasqyrë. O e dashur shpresë, atë ditë do ta dimë edhe ne që je jeta dhe je asgjëja. Për të gjithë vdekja ka një pamje të vetën. Tek të rishfaqet një fytyrë e vdekur, Muza VETJA TJETËR Nga mëngjesi deri në mbrëmje ai pa tatuazhin Në gjoksin e tij të butë: një grua e kolme Shtrirë fshehtas në fushën e flokëve. Nën to Ishte nganjëherë kaos, ajo brofte lart menjëherë. Dita kaloi në mallkime dhe heshtje. Nëse gruaja nuk do të ishte tatuazh por Grua e vërtetë që e shtrëngonte pas vetes, ai Do të thërriste me zë më të lartë në qelinë e ngushtë. Symadh, ai u shtri heshtur në shtratin e tij. Një rënkim i thellë si rënkim deti bymeu Eshtrat e mëdhenj solidë të trupit të tij. Ai U shtri si në kuvertën e anijes. Ai rëndoi në shtrat Si dikush që zgjohet rrëmbimthi nga gjumi. Trupi i tij, kripur me stërkala deti, derdhi Djersë plot me rreze dielli. Qelia e ngushtë Nuk mjaftonte për një trupmadh të tillë. Duart e tij tregonin se ai po mendonte për një grua. MENDIMET E DEOLËS as Deola, por e frymëmerr e qetë mëngjesin. për të rimarrë forcë: rrogozin e saj mbi shtrat e ndyenin me këpucë ushtarët dhe punëtorët, klientët që ia kthenin shpinën. Por, e vetme, është ndryshe. Mund të bëjë një punë më të vyer, me më pak mundim. Zotëria i djeshëm, duke e zgjuar herët, e ka puthur dhe marrë (do të ndalem, e dashur, në Torino me ty, po të mundem) me vete në stacion për t'i uruar atij udhëtim të mbarë. Është e trullosur por e freskët tashmë, e i pëlqen të jetë e lirë Deolës, i pëlqen të pijë qumësht e të hajë kifle. Këtë mëngjes ajo është një gjysmëzonjë e, nëse i shikon kalimtarët, e bën vetëm për t'u zbavitur. Për të kaluar mbrëmjeve në lokale, duhet të biesh në sy E në pension, pas tridhjetë vjetësh pune, bukuria i ka shterur. Të zgjasë (sepse, e dashur grua, burrat Vijnë këtu për të kënaqur kapriçiot të cilat nuk ua plotësojnë As gratë dhe as të dashurat) e Marìa punonte E palodhshme, plot harè dhe kujdesej për shëndetin. Kalimtarët para kafesë nuk e lëndojnë Deolën Me muzikën e lokalit pranë. Duke ia hedhur një sy Një klienti apo duke i qëndruar më këmbë atij, i pëlqejnë orekstrat Që e bëjnë atë të duket si një aktore në një skenë dashurie Me një djalosh të pasur. I mjafton një klient Çdo mbrëmje dhe ka me çfarë të jetojë. (Ndoshta zotëria i djeshëm Do të më merrte vërtetë me vete). Të rrish e vetme, po të duash, në mëngjes, ulur në kafè. Pa kërkuar askënd. RIKTHIMI I DEOLËS Unë do të vij vërdallë në rrugë dhe t'i vështroj kalimtarët, Do të jem vetë një kalimtare. Unë do të mësoj Si të zgjohem dhe të braktis tmerrin E natës dhe të dal të shëtis si zakonisht. Unë do të vë mendjen time në punë për pak kohë, Do të rikthehem atje, të rri në dritare, duke pirë duhan Dhe të çlodhem. Por sytë e mi do të jenë të njëjtët, Gjestet e mia po ashtu, dhe fytyra ime. Sekreti bosh Që venitet në trupin tim dhe zbut vështrimin tim Do të vdesë ngadalë nën ritmin e gjakut Ku gjithçka shuhet. Unë do të dalë jashtë një ditë, Nuk dua të kem më shtëpi, do të dalë në rrugë; tmerri i natës do të më ketë braktisur mua; do të kem frikë nga vetmia ime. Por unë do të dua të jem vetëm. Unë do t'i vështroj kalimtarët me buzëqeshjen e vdekur Të dikujt që është rrahur, por nuk do të urrej apo të qaj, sepse unë e di se që nga fati i kohëve të lashta - gjithçka që ti ke qenë apo do të jesh ndonjëherë është në gjakun tënd, në murmuritjen e gjakut. Unë do t'i mrrol vetë vetullat e mia, në mes të rrugës, duke dëgjuar një jehonë të gjakut. Dhe atje nuk do të kem më asnjë jehonë të tij, Unë do të ngre sytë dhe të shikoj rrugën tejetej. DY CIGARE Çdo natë është një çlirim. Shikohen pasqyrimet E asfaltit mbi rrugët që hapen ndritshëm në erë. Janë të gjithë për ata që ndalet një çast për të ndezur një qiri dylli. Shkrepseja ndriçon mbi fytyrën e një gruaje Që më ka kërkuar një qiri dylli. Shuhet në erë Që po ashtu shuhet: gruaja tani qesh butësisht. Në gjithë ato dritare, sy të shuar që flenë - Me të cilën natën ngrohej. Por mjafton të mbështetesh Te qoshja kundruall dhe era është vetëm një frymë. Është e kënaqur se e ka humbur, sepse më ka takuar. Nëse sharpa vinte nga Rio, ka kaluar natën Mbi oqeanin e përmbytur nga dritat e transatlantikut. Kaçurelit ngjyrëbronxi. Udhëtonte me vaporë të ndyrë Dhe pastronte makinat: unë jam më i bukur. Mbi asfalt janë dy cungje. Shikojmë në qiell: ISHTE VETËM NJË FLIRT Ishte vetëm një flirt Natyrisht ti e dije Dikush ishte plagosur Shumë kohë më parë. Gjithçka është njësoj Koha ka shkuar Një ditë do të lindje Një ditë do të vdesësh. Dikush ka vdekur Shumë kohë më parë Dikush është orvatur Por nuk e di. |
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |