VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MOTIVE VJESHTE
Nga PËRPARIM HYSI

E Enjte, 10.24.2013, 12:27pm (GMT1)


1. Vjeshtë


Sado vjeshtë, është ditë e bukur
Qelli i kaltër... pa kufi
Nëpër rrugë kalon një flutur
Eh, ç'të shohësh? Ç' bukuri!

Unë e shoh e mbes habitur
Flokët ar si gjethevjeshte
Ka një bukuri të "kripur"
Thelë mbi bisht, kur jep buzëqeshje.

Është e hollë sikur është gjethe
( Sa kam frikë mos e merr era?!!!)
Si pranverë kjo ditë vjeshte
A mos vallë u kthye pranvera?!

Vjeshtë në stinë e vjeshtë nga mosha
Porse syri ja: shikooooon!!!
Ç'kam me të unë që mos qofsha!
Pleqërisë tjetri harbon...
18 tetor 2013
--
2, Portret

Ti më je si lule shege
Me një ngjyrë alle të çelur
Mollë sapokëputur dege
Faqet kuq si shegë e pjekur

Dhëmbët bardhë si gurëza lumi
Buzët trëndafil në prill
Si mua mendja mos më humbi
Më pandeh vallë, tyryfil?!!!

Trupi i drejtë si një fidan
Beli i ngushtë si unazë
Mëdysh ndahet imi xhan
Që të rri me ty veç cazë.

Kaq mjafton se nuk është pak
Të sajdisesh nga një nur
O Perëndi,pse nuk merr hak?
Pse më bëhet mua sikur...

20 tetor 2013
--
3. Do të doja

Do të doja të vije këtë mbrëmje
Këtë natë vjeshte si natë behari
Të kujtonim atë kohë me ëndje
Kur humbnin vjeshtës mbytur nga malli.

Të kujtonim ato shtigje të thepisura
Kur gjarpëronim brenda në pyll *
A të kujtohet ai pyll plot me lisa?!
Tani zë e vajtoj se jam vetëm fill.

Vajtoj jo se jam vetëm fill
Por dhe për pyllin që nuk është më.
Do të doja pranë se nuk ndihem mirë
Dhe po të ishe ti, trishtimin e përzë.

Kjo vjeshtë pa pyll më duket lakuriqe
Dhe vetja , pa ty, më ngjan si qyq
Mallkoj ato mendje aq arkaike
Këtë mbrëmje vjeshte jam Krisht i vënë në kryq.
--
* pylli i Vajkanit në Fier që nuk egziston më...
20 tetor 2013

PËRPARIM HYSI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.