VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TI I KËNDON DIELLIT DHE QIELLIT
Poezi nga PABLO NERUDA, shqipëroi ELIDA BUÇPAPAJ

E Premte, 10.25.2013, 07:45am (GMT1)


Ti i këndon diellit dhe e qarkon me këngën tënde
Zëri yt numron kokrrat e drithit të ditës,
Flasin pishat me gjuhën e tyre të gjelbër:
Ligjërojnë të gjithë për Zogun e Dimrit.
Deti zbraz kantinat e tij të hapave,
Të kambanave, të zinxhirëve dhe të rënkimeve,
Trokëllijnë metalet dhe pajimet,
Kumbojnë qerret e karvaneve.
Por vetëm zërin tënd dëgjoj dhe ngjitet
Zëri yt me fluturimin dhe saktësinë e shigjetës,
Zbret zëri yt me gravitetin e shiut,
Zëri yt shpërvjel shpatën e madhërishme,
Zëri yt rikthehet ngarkuar me vjollca
Dhe më shoqëron rrugës për në qiell.

Shqipëroi: Elida BUÇPAPAJ

Shqipëroi: ELIDA BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.