VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MIRËMËNGJESI PARIS!
Poezi nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Premte, 10.25.2013, 08:12am (GMT1)


Mirëmëngjesi Paris!
Sot
Jemi
Gëdhirë
Në nje shtrat
Të dy të përgjumur
Nga mosfjetja.
Unë bëj sikur
Të jem
Një pariziane e thekur,
ndërsa ti bën sikur të jesh
pjesë monotone
e përditshmërisë
time...
Dal në rrugë
Si të jetë diçka
rutinë
Marr taksinë
Trokadero
Ejfel
Sheshi Konkor 1)
Sheshi Vandom 2)
Harku i Triumfit
Del Etual 3)
Palé Ruajal 4)

Në një Kafé
buzë Senës
porosis kafe me qumësht,
si në poezinë
e Zhak Preverit
dhe pastaj
filloj të llogaris
një dhe një bëjnë dy
unë dhe ti Paris

Por llogaritë s'më dalin
Dhe filloj nga a para
një dhe një dhe një
bëjnë dy Paris,
unë banorja jote efemere
ndërsa ti dhe Sena eternel,
Paris...!
--
1)La Place de la Concorde Sheshi Konkord
2)La Place Vandôme Sheshi Vandom
3)L'Arc de Triomfe de L'Etoile Harku i Triumfit të Yllit

ELIDA BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.