VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BACË, NA TREGO RRUGËN QË DO TË BËJMË NESËR!
Ibrahim Rugovës
Poezi nga NAMIK SELMANI

E Mërkurë, 12.18.2013, 05:06pm (GMT1)



Tokë e përflakur e Kosovës
Të lindi të bëhesh për të luftëtar qëndrestar
E zemra e saj
Rrihte në gjosin tënd si të frymonin shkëmbinjtë ndër male
Gjakun e pastër
Donin të ta mernin pike- pikë ndër damarë
Se mëria e tyre
Ish virusi i ferrit që donin të na sillnin në pragje.

Se Kalorësit e Natës
Donin të na thanin këngët, vallet, djepet me ninananë
Të na bënin Laookontë
Që piskohej në deje nga helmi i vdekjes
O gjakkatranë
A nuk e dinit se ballë jush ka përherë
Prometenj shqiptarë
Që shqiponjën e lirë
E kanë në flatrimin e lirisë brenda vetes????

Oh, motër me Ajkunën s'u bëra
Të vija të fshija gjakun te trup i plagosur
Të të thoja
Ca fjalë si amanetet e pathëna të Nanëlokeve
Pas shtatë muresh
Merrnim jehonën e qëndresës tënde të pasosur
E ëndrrën tënde
E bënim bajrak në odat e kuvendet e Kosovës

E rrugët
Të panë me zinxhirë, me pranga, me syrin te bjeshka
E Sharri
Mbi gjunjë ulej për ty, o bacë urtie, flokëthinjur
Ta donim zërin tënd
Si fyellin e Mjeshtrit që rizgjon forcë te zemra
Të donim zjarrin e shpirtit,
Të rindiznim pishtarin e tokës së rilindur

Edhe sot të duam
Bash si Fisnik Kosove, si shkëmb kalaje i patutur
Të na rrëfesh mençurisht
Se liria vjen nga zemra që dot nuk prangosen
E bashkë
Të gëzojmë ditën me vargun tënd me mall të mbrujtur
E bashkë
Të dërgojmë në varre lulet ngjyrë vjollce.
Hej, Bacë na trego agun që do të lindë nesër!!!!
NAMIK SELMANI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.