VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AH, I NJOH KËTO SHTEGËTIME
Cikël poetik nga PËRPARIM HYSI

E Shtunë, 12.21.2013, 06:12pm (GMT1)


KU?

Ku të harbojnë mendimet, moj mike?
Në ç'çahir degdisesh për "kullotë?!"
Jam mahnitur nga hiret e tua,shpirte,
Sa jam kthyer,i tëri, si behot!

E humb,pse mos ta them,sa të shoh
Tek ti humb si në mendime
Ah, i njoh këto shtegëtime, i njoh
Dhe brehem përbrënda prej regëtime

Janë regëtima që lindin nga malli
Që lind,sa të shoh, si vetvetiu
Ç'janë këto regëtima made in kokëbardhi
Mos vallë tek unë, u kthye i riu?!
--
ERA
 
Era loz me flokët e tu
Sikur mbi flokë të vërë domenin
Moj erë, po ç'bën kështu?
Po pse ma shton "helmin?!"

Ti ia tund flokët,po unë bëhem "xheloz"
Se unë dua vet që ata flokë t'i tund
Të shoh nga larg e bëhem "nervoz"
Si?! Do lejoj erën që t'më mund?!!!

Ndaj dal në "mejdan" e me erën përleshem
Frrap-frrup me krahë e përzë erën
Pastaj, ballë për ballë,jam me mikeshën
Dhe a s'e kam hak që t'më paguaj "vlerën?!"
--
DIMËR

Dimri ka ardhur... se ka kohën
Pritet të ketë ngrica e stuhi
Por unë, moj mike,s'e kursej kokën
Jam nisur dhe po vij tek ti.

Ndoshta e ftohta shtohet dhe era ulërin
Por unë nuk trëmbem dhe nga rruga s'kthej
Të gjitha i mposht... edhe pleqërinë
Moj mike ku një si ti mund të gjej?

dhjetor 2013

PËRPARIM HYSI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.