E Mërkurë, 04.24.2024, 09:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
POEZI ME RASTIN E 14 PRILLIT TË VETËVRASJES SË MAJAKOVSKIT
I përktheu: FASLLI HALITI

E Martë, 04.15.2014, 10:36am (GMT+1)


Vladimir Majakovskij
             1893-1930




SERGEJ ESENINIT


Ju ikët,
siç thuhet,
në tjetër botë.
Zbrazdësia...
Fluturoni,
duke çarë nëpër yje.
Pa një paradhënie
pa libacione.
Thjeshtësi.
Jo, Esenin,
kjo
nuk është përqeshje,-
në fyt
kam një lëmsh ndëshkimi,
jo ngërdheshje.
Shoh
që me dorën e prerë, duke nguruar,
ju tundni thesin
e kockave
tuaja.
Mjaft,
pushoni!
Jeni i marrë apo si?
Të lini veten
t'ju zbardhen
faqet
nga shkumësi mortor?
Pikërisht
ju
që dinit të harbonit,
si asnjë tjetër
në këtë botë.
Përse,
për ç'qëllim?
Pasiguria ka provokuar rrëmujë.
Kritikët mërmërisin:
«Shkaqet
janë këto
dhe ato
dhe veçanërisht
vëllazërimi i dobët
si pasojë
e konsumimit të tepërt të birrës dhe verës
Thuhet
se po të kishit zëvendësuar
bohemën
me klasën,
klasa do të kishte ndikuar mbi ju
dhe ju s'do të ishit kacafytur më.
Vërtet, sikur klasa
ta shuante etjen
me «kvas».
Klasa,
dhe ajo nuk bën shaka në të pirë.
Thuhet se
po t'ju vinin pranë
dikë «Na postù»,
do të ishit bërë
shumë më i zoti
në kuptimin:
që ju
qindra vargje
të mërzitshëm
dhe të zvargur
si Doronini,
do të kishit shkruar
në ditë,

Por, për mendimin tim,
po të ndodhte
një mospërputhje e tillë,
ju do ta kishit vrarë veten
që më parë.
Në fakt, më mirë
të vdesësh nga votka
se sa nga mërzia!
Neve
nuk do na i tregojnë
shkaqet e humbjes
as lakun,
as briskun.
Mbase,
po të kishte pasur bojë një shishe
atje në «Angleterre»,
s'do të kishit pasur arsye
të prisnit
venat.
Epigonet u gjallëruan:
«Ta imitojmë!»
Pak u desh
që një grup prej tyre
të mos bënte gjë tjetër veçse vetëgjykimin.
Po pse
të shtohet
numri i vetëvrasjeve?
Më mirë
të rritet
prodhimi i bojës së shkrimit !

Tani,
gjuha
përgjithmonë,
është kyçur midis dhëmbëve.
Është e kotë
dhe e dhimbshme
të krijosh mistere.
Populli,
krijuesi i gjuhës,
ka humbur
shegertins
oshëtitës pijanec.
Dhe dikush sjell
fragmente vargjesh në përshpirtje
funeralesh
të mëparme,
gati pa i bërë rishmëzi.
Në varr
ngulin
hunj me rima shurdhane,-
pse kështu
duhet nderuar
një poet?
Për ju nuk kanë derdhur deri tani
asnjë monument
-ku është
bronzi kumbues
apo graniti ?-
dhe dyerve të kujtesës, tashmë,
pak nga pak
kanë grumbulluar
shiritat me kushtime
dhe kujtime.

Emri juaj
në shamira është qurrosur,

Sabinovi përjagte
fjalën tuaj
dhe këndon nën zë
nën një mështenkëz të brishtë :
«O miku im,
asnjë fjalë
as një nga- a a shërim.»
Eh,
të mund të diskutoja më ndryshe
me atë
Leonid Lohengriniçin!
Të mund të bëja këtu,
kacafytje tonante:
«Nuk ju lejoj
t'i degjeneroni
vargjet e mi!»
Të mund
t'i shurdhoja
me një fërshëllimë me tre gishta
kundër gjyshes
dhe Zotit, nënës, shpirtit!
Që të shpërndahet
turma e pazonja,
duke fryrë
si vela
një re xhaketash,

i shkëputur
Kogani përvidhet
duke sakatuar
kalimtarët
me shtizat e mustaqeve.
Deri tani
Llumi
është rralluar pak.
E shumtë është puna,
duhet bërë në kohë.
Në fillim
Duhet
ndryshuar jeta
dhe e ndryshuar
do të mund të glorifikohet.
Kjo epokë
është e vështirë për penën.
Por thomëni
ju,
topallë dhe topalle,
ku,
kur,
cili i madh ka zgjedhur
një rrugë
më të rrahur
dhe më të lehtë?
Fjala
është lidere
e forcës njerëzore.
Marsh!
Që koha
të shpërthejë pas nesh
si një pyll predhash.
Kohëve të vjetra
era
të risjellë
vetëm
një lëmsh flokësh.
Për argëtimin
planeti ynë
është pak i pajisur.

Duhet
t'ua shkëpusim
gëzimin
ditëve të ardhme.
Në këtë jetë
nuk është e vështirë
të vdesësh.
Të jetosh
është shumë më e vështirë.

1926

Majakovski, siç dihet, nuk iu qëndroi besnik këtyre
fjalëve dhe, ia hoqi vetes dhe ai, më 14 prill 1930.




PËR MASHTRUESIN


Lavdi, lavdi, lavdi heronjve !!!

Megjithatë,    
ua kemi dhënë atyre              
dekoratat që iu takojnë.
Tani
do të flasim
për mashtruesin.             

U qetësuan stuhitë e gjinjve revolucionare.
U mbulua me baltë çorba sovjetike.
Dhe rrëshqiti jashtë
nga pas RSFSR
turiri
i mikroborgjezit.

(Ju nuk do dëshironi të më kapni në fjalë,
unë s'jam aspak kundër shtresës borgjeze.   
Borgjezucëve   
pa dallim klasash dhe kastash,-
iu jap panegjirikun tim.)  

Nga gjithë fushat e pafundme ruse
që nga dita e lindjes sovjetike
u derdhën,
duke ndërruar me shpejtësi puplat
për t'u instaluar në të gjitha institucionet.
Me prapanicat gjithë kallo nga pesë vite inerci,
të forta si lavamane,
jetojnë ende
më të qetë se uji.
Mobiluan sallone dhe dhoma të rehatshme gjumi

Dhe në mbrëmje,
ky apo ai horr
duke parë gruan
që studion në piano,
i rraskapitur nga afshi i samovarit:
thotë:
''Shoqja Nadja !
Për festë na takon një shtesë:
24 mijë,
sipas normës.
Eh,
do të blej  
një palë pantallona nga Oqeani Paqësor,
dua të përgjoj
nga pantallonat
si një gumë koralore!»
Nadja nga ana e saj:
''Dhe unë, fustane me emblema.
Pa drapër dhe çekan s'mund të dalësh në popull!
Me ç'fustan
do të dal
sot
në ballon e Revoensovjetit ?!''  
Në mur Marksi.
Korniza e fotografisë e kuqe.
Strukur mbi Izvestja ngrohet maçoku i rrëgjuar.
Dhe nën tavan
cicërin
kanarina e egërsuar.

Marksi nga muri vështron gjatë...
dhe papritmas
hap gojën
e nis të bërtasë:
«E koklaviti revolucionin kurdisja e filistinizmit.
Më i tmerrshëm se Vrangeli është zakoni borgjez.
Përdridhjani qafën kanarinave
shpejt,
që komunizmi
nga kanarinat të mos vdesë ! »'

1921 

Përktheu: FASLLI HALITI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NDËRRIMI I SË TASHMES Elegji për Shpresa GecinNga RRUSTEM GECI (04.14.2014)
DHJETË VJET MË PARË U NDA NGA NE AKADEMIKU BEDRI DEDJANga TEUTA MATI, botuese (04.13.2014)
PRANVERË 2014Poemë nga ELIDA BUÇPAPAJ (04.13.2014)
AMANETI I KIN DUSHIT - LIBRAT QË NUK I BOTOI (04.13.2014)
DY POEZI NGA ERNEST HEMINGUEJIPërktheu: FASLLI HALITI (04.12.2014)
KËNGA E VDEKJESNga QERIM SKËNDERAJ (04.12.2014)
ENVERI KËRCËNON NEXHIN ME SHKURORËZIM!Satirë kundër përkujtimit të vdekjes së HoxhësNga REZART PALLUQI (04.11.2014)
DUKE LEXUAR AMANETIN E HEROIT AGIM RAMADANICikël poetik nga SABIT RRUSTEMI (04.10.2014)
PERLAKatër poezi të reja nga QAZIM SHEHU (04.09.2014)
JEPTE UJË CICRIMËS SË NATËS dhe NGA NJË BOTË TJETËRNga ADEM ZAPLLUZHA, dy tregime poetike nga libri “Fjetëm njëqind shekuj” (04.08.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]