E Premte, 03.29.2024, 03:55pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
FJETËM NJËQIND SHEKUJ dhe DEGË TË VARURA NË ERË
Nga ADEM ZAPLLUZHA, dy tregime poetike nga libri “Fjetëm njëqind shekuj”

E Martë, 04.15.2014, 04:50pm (GMT+1)


FJETËM NJËQIND SHEKUJ

      Ai vrapon  duke ikur prej shirave, në njërën dorë mbanë një kërrabë kurse në tjetrën një copë ashti të thyer dhe të ndrydhur nga koha.
     Sa herë që e pyes disi përgjigjet i ka në maje të gjuhës, nga çdo mëngë shtrydh nga një tregim, herë bisedon me sy e herë me buzë, më duket se ky njeri i ka njëqind fytyra dhe po aq sy .
      Një ditë bisedon me erën kurse ditën tjetër bëhet ortak me shakullinën, në atë pështjellim pa dashje hynë mes trishtimit dhe ngjyrës së zbehtë në sytë e ikonës e cila me shekuj vuan nga një anemi që s'mund ta shëroj asnjë mjek.
      Kjo kornizë e blertë e hijes e cila për çdo ditë lakohet si degët e njoma të akacies, rri disi e mrrolur pranë një gozhde të ndryshkur dhe lagështisë së mureve u evokon ditët e adoleshencës. Duart e mureve disi duken se po zvogëlohen, janë duke u zvogëluar pa masë në këtë zvogëlim bëjnë pjesë edhe myshqet që kanë filluat t'u ngjiten mureve deri te fundi i tavanit.
      Një frikë e trishtuar nga hijet e blerta të myshqeve, duket pak si frika e pak si guximi, këto dy fjalë si hije të murrme zbresin nga një baladë e cila ka lindur nga tmerri i jonë dhe shket nëpër buzët e tymosura të sfinksit në shkretëtirë.
  Deri te portat e pasme të këtij tregimi, asnjë shpresë në dukje nga e cila mund të dalim sa herë që fillojnë përmbytjet e mendimeve.
       Sa herë që provuam të hymë në gjumin e heshtjes,mbetëm një pjesë e saj e pandashme, po ju them, nëse sërish hymë në gjumin e heshtjes kurrë më nuk do të zgjohemi.
      Sepse një njeri që fle ai nuk di se kur lind dita dhe kur vdes nata.
      Nuk di më për të satën herë deshëm të zgjohemi nga gjumi i maktheve, fjetëm njëqind shekuj, nuk pat kush të na zgjojë.
       Më duket se akoma jemi duke fjetur.
       Ky gjumë i përdalë me gjasa po i përngjanë dashurisë, thonë se dashuria i ka sytë e zeza, i përngjajnë natës dhe vetëm natës i përket, kështu thonë, kurse unë vetëm po ju tregoj se çfarë thonë për dashurinë, ju nëse doni besoni e nëse nuk done nuk keni asnjë arsye tu besoni fjalëve të mia...






DEGË TË VARURA NË ERË

       Te xhamat e thyera të kujtesës frynte një erë e fortë. Mjaullimat e maceve ia grithnin trupin e plagosur të ditës, hingëllima e gjokut të bardhë dëgjohej përtej plepave të prera ku me një dënesje të trishtueshme kuiste një qen.
        Lot dallgësh në kiçin e thyer të anijes e cila kurrë nuk e harroi këngën " Vijnë vaporët...
          Një pulëbardhë e plagosur qante si një qilimi, nga ngrohtësia e lotëve ziheshin peshqit, meduzat e trullosura kishin humbur rrugën dhe iknin drejtë një dune prej gurëve të stralltë të kujtesës.
         Lajmi për tërbimin e qenve sa ora u përhap si kolera, kishin ngrënë një lloj mishi të egër dhe ja fatkeqësia trokiti në portat e pafajshme të endacakëve bonjak.       
        Prej lotëve dallgë të erës buron një det i tmerrshëm prej shakulline, asnjë pulë deti nuk shkon më pas anijeve të fundosura, as peshqit fluturues nuk kanë më dëshirë për aventurat e fluturave, një heshtje e pakontrolluar nga njeriu filloi të lëshoj rrënjë mbi dallgët e shkumës së verdhë .
       Sot kur frynte një furtunë e paparë filluan të qajnë edhe drurët në mal, nga degët e brymta të kujtesës shkundeshin imazhet e fëmijërisë, më së shumti u shkundën ato të adoleshencës. Dikur vonë kur dielli kishte ikur pas bjeshkëve dolën në pah fëmijët e eposit, nga baladat filluan të pikojnë djersët e mjegullave.
     Mbi gjethet e fishkura të  mendjes pikonte melosi i  një melodie tani më të harruar, gjethet e fishkura i ngritën qepallat dhe shikonin në drejtim kah vinin tingujt e zhdukur me decenie, shikonin me një përmallim të pashoq, puhia e mëngjesit çmallej me këto imazhe që nuk kishin ngjarë me vite këndej pari.
    Një nënë diku në korije ua mësonte deleve mjeshtrin e të vajtuarit, këtë e bënte vetëm për një arsye, ishte koha kur delet duhet të vajtojnë fatin e gjymtë të bareshës.
      Kjo erë e stuhishme që po frynë nëpër lëkurën e dergjur të tokës një ditë do i shkulë të gjitha trishtimet nga shpirti i gurit, mbase edhe guri ka shpirt në tokën tonë, nuk thonë kotë se guri në vendin e vetë peshon më shumë se çdo dhembje, më shumë se çdo ofshamë.
     Tejmatanë murishtave një korb i bardhë me një libër të vjetër ua ka zënë pritën çafkave që fluturojnë pa kurrfarë kontrolli,nëpër qiellin e brymtë të fushëgropës deri sa disa meteor në degët e thyera të erës zhurmshëm bisedojnë me meteorët e ikur të mendjes, bisedojnë për disa kohëra të tjera, kur njerëzit nuk dinin  për zjarrin, as për gjuhën e hirit që qante në hinore.
     Nuk më kujtohet a ishte vaji i lisave apo ai vajë i barit të prerë, por ishte një vajë i ngjashëm me këlthitjen e zogjve të egër, që kohë pas kohe fluturonin mbi qiellin e vrarë të vendlindjes...

ADEM ZAPLLUZHA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
POEZI ME RASTIN E 14 PRILLIT TË VETËVRASJES SË MAJAKOVSKITI përktheu: FASLLI HALITI (04.15.2014)
NDËRRIMI I SË TASHMES Elegji për Shpresa GecinNga RRUSTEM GECI (04.14.2014)
DHJETË VJET MË PARË U NDA NGA NE AKADEMIKU BEDRI DEDJANga TEUTA MATI, botuese (04.13.2014)
PRANVERË 2014Poemë nga ELIDA BUÇPAPAJ (04.13.2014)
AMANETI I KIN DUSHIT - LIBRAT QË NUK I BOTOI (04.13.2014)
DY POEZI NGA ERNEST HEMINGUEJIPërktheu: FASLLI HALITI (04.12.2014)
KËNGA E VDEKJESNga QERIM SKËNDERAJ (04.12.2014)
ENVERI KËRCËNON NEXHIN ME SHKURORËZIM!Satirë kundër përkujtimit të vdekjes së HoxhësNga REZART PALLUQI (04.11.2014)
DUKE LEXUAR AMANETIN E HEROIT AGIM RAMADANICikël poetik nga SABIT RRUSTEMI (04.10.2014)
PERLAKatër poezi të reja nga QAZIM SHEHU (04.09.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]