E Shtunë, 04.20.2024, 11:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
NUK KA DHIMBJE QË TË NJOHË KUFI
Tre poetë të përkthyer nga FASLLI HALITI

E Mërkurë, 04.16.2014, 04:03pm (GMT+1)



1. N e i D u k l a o s

 Nei DuclaÏŒs

 1948





Nei Carvalho Duclós (Uruguajana,  29 tetor 1948)
Gazetar, poet, shkrimtar brazilian. Është diplomuar në histori në USP. Është katólik. Ka botuar katër libra me poezi si dhe ka shkruar e botuar një numër të madh tekstesh në shtypin brazilian.





Atdheu i humbur


Po të braktis ty, Brazil                               
Bregdetet e tua të pista më ndoqën
Karpentierët e tu më përgojuan
Revolucionarët e tu më denoncuan
Të pasurit e tu ty të shërbyen mbi një pjatë
Të argjendtë

Po të braktis ty, Brazil                                          
Jo për një komb tjetër
Jam i mërzitur nga kombet,
Pas teje, jo për një trajtim tjetër
Nuk besoj më në asnjë qytetari

Po të braktis ty, Brazil
Ndonëse  e di  që unë do jem përherë yti
Sepse më damkose me zjarr në brinjë             
Sepse skicove gjestin tim të papastër
Sepse e bëre krevatin tim të hidhur

Po të braktis ty, Brazil
U lodha nga sovraniteti yt fodull
Prej skllevërish të maskuar si zotërinj
Të rri gatitu në kufi
Nga forca e kotë e krahut tënd

Po të braktis ty, Brazil
Vend i hapur për çdo dhune
Mbyllur për çdo kompetencë
Larg nga përmasat e veta të mëdha
Si një avion që ka ngecur në baltë

Po të braktis ty, Brazil
Nuk ka fanar për honet
Nuk ka britmë që të sjellë ndihmë
Nuk ka dhimbje që të njohë kufi
Nuk ka hije që dorëzohet


Po të braktis ty, Brazil
Ndonëse unë s'do doja të kthehesha kurrë
Jam i tepërt në çdo rrethanë
Trokas në dyer  përherë të mbyllura
Jam lodhur së thirruri në zbrazëti

Po të braktis ty, Brazil
Kam vendosur të çlirohem nga djepi yt
Jam një i azilant pa pasaportë
I ngatërruar prapa barrierave eterne
Jam nxjerrë jashtë nga fati yt  

Po të braktis ty, Brazil
Mbase pa mua diçka do të ndodhë
Fitorja më në fund  do ta tregojë fytyrën e vet
Trupi i humbur në luftë
Do të shpërblehet në thellësi

Atëherë ti do të jesh një tjetër Brazil,
Sepse i lirë nga prania ime ti
Do mund të vjelësh frutat e tua
Dhe do mbjellësh në paqe të ardhmen tënde
I mërzitur nga fama që më përjashtoi

Të gjithë do të kthehen tek ti, Brazil
Përveç  meje dhe fjalëve të mia
Përveç poezisë dhe  barrës së saj
Përveç dëshirës që më shtrëngon
Çdo herë që ty të shkelin, Brazil.



2. NINA BERBEROVA
        1901 1993


Nina Nikolayevna Berberova (Rusisht: Ðи́на Ðикола́евна Бербе́рова) (26 korrik 1901 26 shtator 1993); ishte shkrimtare ruse, azilante në Paris që kronikoi robërinë e jetës ruse në romanet dhe në tregimet e saja të shkurtër. Ajo vizitoi Rusinë post sovjetike dhe vdiq në Filadelfia, më 1993.



NDARJA

Një ndarje është si një tregim i tmerrshëm.
Fillon nga një natë
Dhe s'mbaron më.
Kuajt bënin zjarr me potkonjtë e tyre
Disa fëmijë të pagjumë bërtisnin
Gjeli ngjirrej më kot kur shihte një agim të tillë
Në zjarret muzgëllore,
Rruga vraponte pas pluhurit
Dhe ti niseshe.
Ndarja është si një tregim i tmerrshëm
Kur ikën përtej  detit
Nuk mbaron kurrë.

Ndarja është si kërcëllimë nate
I  varganit të karrove. Zhduken përgjithmonë
Në hendekë të thellë, me ujë të burgjeve,
Në burgjet e akullt të Bukenvaldit,
Në ferrin  tifoid të Ravensbrukut.
Mbaj mend  si shqyheshe
Për këtë botë të dashur,
Mbaj mend si qeshje
Si bekoje ata që kishe përreth,
Për mua qielli gjelbërosh,
Qyteti, kalimtarët...
Shpresa, është si kërcitja
E rrotave mbi zemër.
Shpresa është si një vajtim i gjatë
Që murmuritet për dikë:
Është përlotim i rrethimit të Moskës,
Rrethuar si nga një unazë   
Nga të shtënat e topave
Mbi monumentet, mbi pallatet,
Mbi kufomat, mbi akullin
Ndërsa atje
Mbi bregun e detit të kaltër
Jetonte një plak dhe plaka e tij...
(Nëna ime shpesh më fshinte sytë
Me cepin e dantellës së saj )
Ndarja është si një vajtim i gjatë
Kurse takimet nuk ekzistojnë.   
 

3. AMÉRICO FERRARI
          (1929)

 

Ameriko Ferrari ( Lima, 1929) është autor librash me poezi dhe kritikash letrare, si dhe përkthyes në spanjisht të Novalisit dhe Georg Traklit, përkthyes i poezive në frëngjisht të poetit peruvian César Moro. Më 1998 i përmblodhi librat e tij me poezi në një botim të vetëm.  Ferrari jeton prej më shumë se 40 vitesh në Evropë, Gjenevë, ku ka qenë profesor  titullar i përkthimit pranë Universitetit të Shkollës së Përkthimit dhe Interpretimit.
Botimi i tij më i ri poetik është Noticias del deslugar, (Lajme të shkëputura), El Bardo, 2002




Asgjë më shumë

Ashtu si të vdekurit kthehen që të banojnë te ne    
natën
ashtu si netët na thërrasin
në mesditë
dhe si kamarja jonë hapet çdo natë
gjithë ditën
dhe si ditë dhe natë gjithçka na thërret
dhe na kërkon me ngulm
dhe na lajmëron
agoninë-
aty gjendemi
dhe shihemi dhe
presim
me një gotë në duar plot natë
 dhe një si etje dite
e derdhur-
asgjë më shumë

                                            

Përktheu: FASLLI HALITI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JAHO MARGJEKA, FENOMEN LETRAR I HESHTUREsé nga RAMIZ LUSHAJ (04.16.2014)
NJË DARKË QË NUK E KAM 'PAGUAR' AKOMAKujtimit të Atë Dhimitër PriftitTregim i jetuar nga PËRPARIM HYSI (04.16.2014)
FJETËM NJËQIND SHEKUJ dhe DEGË TË VARURA NË ERËNga ADEM ZAPLLUZHA, dy tregime poetike nga libri “Fjetëm njëqind shekuj” (04.15.2014)
POEZI ME RASTIN E 14 PRILLIT TË VETËVRASJES SË MAJAKOVSKITI përktheu: FASLLI HALITI (04.15.2014)
NDËRRIMI I SË TASHMES Elegji për Shpresa GecinNga RRUSTEM GECI (04.14.2014)
DHJETË VJET MË PARË U NDA NGA NE AKADEMIKU BEDRI DEDJANga TEUTA MATI, botuese (04.13.2014)
PRANVERË 2014Poemë nga ELIDA BUÇPAPAJ (04.13.2014)
AMANETI I KIN DUSHIT - LIBRAT QË NUK I BOTOI (04.13.2014)
DY POEZI NGA ERNEST HEMINGUEJIPërktheu: FASLLI HALITI (04.12.2014)
KËNGA E VDEKJESNga QERIM SKËNDERAJ (04.12.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]