E Premte, 04.19.2024, 09:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
E ËMBLA E FJALËS SË SHPIRTIT
Lexim i librit të poetit Gazmend Dashi, "E bukura e fjalës së shpirti"
Nga RRUSTEM GECI

E Enjte, 04.17.2014, 12:45pm (GMT+1)


Libri i Gazmend Dashit, " E ëmbla e fjalës së shpirtit", është një poezi me frymë krejt të re. Prej vargt të parë e deri tek poezia e fundit, rekëtinë shpirt i trazuar i poetit. E ëmbla e fjalës në jetë, dhe në dhimbje, tek poeti Dashi, i merr dhe i jep dorën së bukurës. Jeta nuk duket, por atë e ndiejmë. Gazmend Dashi më këtë libër na sjell një poezi me ngjyra të jetës sonë. Lufta dhe hallet shkruan autori na degëdisën në mërgim. Andaj, trofetë e mia thotë autori janë këto poezi . Unë, jo rallë thotë poeti bisedoj me poezinë s´i me fëmijët e mi. Studio e poezisë të poetit, Dashi, është shumë spartane. Një studio me plot libra dhe shënime. Në bufen e mbushur të kohës së poetit, herë bosh, e herë plotë, ai përjeton udhëkryqet e ndërlikuara të jetës . Ky shi me aromë vetëtimash e bubullimash , çdo çast është më i përvuajtur. Nën këtë nënqiell shkruan Gazmend Dashi, banojnë hijet e lashta të diellit, mëgjeset e para, mbrëmjet dhe netët e bukura, yjet që s´ frikohen nga terri. Vargjet e mia s´kanë nevojë për gjeste heroike, kur dihet se kjo jetë është e mbrujtur me lufta dhe beteja. Në librin "E ëmbla e fjalës së shpirtit" Gazmend Dashi, lexuesit i afron një poezi të kohës sonë. Prushi poetik i Gazmend Dashit, ka flakët që reflektojnë. E magjishmja në poezinë e Gazmend Dashit është e tëra prej brumit poetik, prej rrahjeve të forta të zemrës, prej timbrit të gjeniut, popull. Metaforat e pasura, semantika e thukët, togfjalshi bashkëkohor, leksiku , dhe metafizika e dashurisë, janë bota poetike e Gazmend Dashit. Gazmend Dashi u lind më 29 dhjetor 1967 në fshatin Stagovë të Kaçanikut. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Kaçanik. Gazmendi u kulturua në Universitetin e Prishtinës, respektivisht, në Fakultetin e Makinerisë. Aty Gazmendi mori dijet dhe përvojën e dijësve të mëdhenj. Gazmend Dashi, që nga viti 1989 jeton dhe punon në Gjermani. Libri e "E ëmbla e fjalës së shpirtit" është libri i tretë, pas librit "Drenica, zemra ime" dhe "Një lutje diellit". Poezia thotë Gazmend Dashi është pasioni im, pa të cilin pasion, unë s´ di të jetoj. Për një kritikë më të thellë të poezisë së Gazmend Dashit, i mbetet lexuesit që edhe ai të flas për vlerat e padiskutueshme të këtij libri mëse poetik. E uroj autorin Dashi, për këtë vepër të bukur që po i shtohet letërsisë sonë.Gëzuar Gazmend!...

Rrustem Geci Dortmund

Tufë poezish nga libri i Gazmend Dashit " E ëmbla e fjalës së shpirtit"

1.
Mik i udhëve të gjata
Mere këngën me vete
Brenda kam amanetin
kodin e gjitha betejave
2.
Me misër e thekër të arave
I kemi festuar lulet tona
Ëndrrave tona të bukura
U kemi thënë, është casti!..
3.
Me fjalët më të përditshme
I kam kënduar lirisë sonë
Misrit dhe grurit në ara
Dhe djemëve nëpër beteja
4.
Tek ky fshat i lindjes sime
Uji i lumit është uj i bekuar
Nga fusha e gjerë e Kosovës
Dhe nga malet me blerim
5.
Çasteve kur shkruaj poezi
Ngjitem degëve në pemëve
Degëve ku ( dehet ) dielli
Aty pres lulet të bëhen fruta
6.
Vitet më të mira të
jetës, më ikën nëpër
udhë e vende të huja
në mungesë të lirisë
( në dheun e vendit tim )
duart m´u bënë gjak
të siguroj bukën e gojës
për vete dhe për lirinë
7.
Këtë poezi të dhimbjes sime
e këputa nga pema e jetës
nga degët e saj të gjelbëra
dhe nga pesha saj e rëndë
8.
Zemërimi s´pyet kurrë
për trafikun e jetës sonë
ky lumë i bardhë i tokës
është vëllai i lumit tim
njëri derdhet në Vardar
dhe tjetri në det tjetër ...
9.
Ato ré të shiut
që sjellin këtu shiun
disa prej prej tyre
janë, ré të vendit
ré me afsh të tokës
10.
Një dashuri për të bukurën
është njëjtë me një betejë
është e njëjtë me një fitore
është e njëjtë me një krijim
11.
Kjo poezi për diellin
është një motiv i imi
këngë e shkruar që moti
me urdhër të shpirtit
12.
Ata gurëzi në lumë
Të përzier me rërën
janë shtrati i lumit
udha nga ecën lumi
13.
Shpirt, a të kujtohet ai
takim, ato puthjet tona
kur duheshim nën pjeshkë
Të rrethuar me aromë
kopshtit,dhe hënë qielli
14.
Zemra ime, shpirti im
vetëm vëllai ynë lumi
dhe bari në breg të tij
e dinë sa jemi dashur
dhe sa jemi përqafuar
15.
Kurrë nuk kam dashur
të jem larg e me mall
por jeta e bëka të veten
në këto vite të mërgimit
mërgimi më ka ndarë
nga miqtë,shokët,vendi
dhe nga jeta në shtëpi
16.
Pas shumë përpjekjeve
një poezi më kishte lënë
unë s´dija ku të kërkoja
shëtita në tërë qytetin
dhe asgjëkundi s´e gjeta
17.
Vashë e njëmijë këngëve
më lejo tani të përqafoj
dua të puthi me pafund
unë sot jam I dehur, kam
knjë festë që s´e them dot
18.
Në varrezat e fshatit
çunat e ajrit,engjujt
përherë janë të zgjuar
ata nuk i sheh njeri
engjëjt e tyre janë aty
ata i rujanë varrezat
19.
Kjo pemë me plot fruta
mendjen e ka tek shiu
tek mëngjesi i nesërm
tek dielli I pas shirave
dhe tek shoqet e tjera
20.
Në një ditë të gjatë jete
Isha dehur për së mbari
Me verë e mezë Kosove
ku as emri s´më kujtohej
isha dehur për së mbari
nga një motiv i pathënë
dhe nga mall i pashuar
21.
Në ditët e përditshme
motivet me dashuri
janë krijime të bukura
që i shkojnë shijes sime
22.
Unë jam një vetëm poet
dhe asgjë ma shumë
ngutem të mos më qas
ndonjë mik i paftuar!..

RRUSTEM GECI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
'TRIBUNARËT'Prozë nga QERIM SKËNDERAJ (04.17.2014)
NUK KA DHIMBJE QË TË NJOHË KUFITre poetë të përkthyer nga FASLLI HALITI (04.16.2014)
JAHO MARGJEKA, FENOMEN LETRAR I HESHTUREsé nga RAMIZ LUSHAJ (04.16.2014)
NJË DARKË QË NUK E KAM 'PAGUAR' AKOMAKujtimit të Atë Dhimitër PriftitTregim i jetuar nga PËRPARIM HYSI (04.16.2014)
FJETËM NJËQIND SHEKUJ dhe DEGË TË VARURA NË ERËNga ADEM ZAPLLUZHA, dy tregime poetike nga libri “Fjetëm njëqind shekuj” (04.15.2014)
POEZI ME RASTIN E 14 PRILLIT TË VETËVRASJES SË MAJAKOVSKITI përktheu: FASLLI HALITI (04.15.2014)
NDËRRIMI I SË TASHMES Elegji për Shpresa GecinNga RRUSTEM GECI (04.14.2014)
DHJETË VJET MË PARË U NDA NGA NE AKADEMIKU BEDRI DEDJANga TEUTA MATI, botuese (04.13.2014)
PRANVERË 2014Poemë nga ELIDA BUÇPAPAJ (04.13.2014)
AMANETI I KIN DUSHIT - LIBRAT QË NUK I BOTOI (04.13.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]