E Premte, 03.29.2024, 08:11am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
ELEGJI PËR LAJMET NGA SHQIPËRIA 1997
Poezi nga VEHBI SKËNDERI

E Premte, 04.18.2014, 10:58am (GMT+1)



Tani nuk hamë bukë. Nuk bluajmë nëpër dhëmbë fara kungulli, kikirikë e bajame.
Përtypim vetëm lajme.
Ditë e natë. Çdo sekondë! Pa ngurime.
E mjera Shqipëri! Kush nuk ta nguli
thikën Ty pas shpine?

Derdh lotë shiu, kjo ditë shkurti nëpër xhame. Shkul flokët si Nioba.
Lajme! Lajme!
Vocrrake grirë e ngrirë, midis shkollës. Vërejnë nga unë me sy të fikur. Lajme nga Troja,
direkt. Dhe të shpikur. Tundin thikat e kartelat e deputetëve të Bandave të Gomoneve. Lajme
nga fundi i Otrantos. Lajme dylberësh e sekserësh politikë. Rrahin daullet e legenet.
Dhe ulurijnë egërsisht, si ujqet. Dhe tundin bishtin, qenërisht, si qentë. Lajme! Lajme!
Që thithin gjak, si vampirë nga tragjedia e çmenduria e Kombit.
Lajme që, kur i kapërdin, ngelin si tumore kanceroze, shuk në grykë. 
Si gozhdë të shpojnë sytë!

Shpërndajnë tym të zi (si një mallkim Hyjnor ) sa errësohen bjeshkët.
Rrahin si djaj kambanat, shpërndajnë tym. Erë temjan. Dhe erë dheu të freskët.
(Prej varreve të posaçelur.) Lajme! Sa kanë dalë nga Psihiatria. Krejt të çmendur!
Fshehin kokën nëpër thasët e zinj. Kuislingë e xhahilë të pagdhendur.
Kërcejnë nëpër rrugë, si kangurë e lugatë. Përbaltur gjer në fyt, ugareve.
Diku fshihen si gjarpëri, nëpër gurë. Diku vrasin, në pusi, heronjtë.
Që të rrëmbejnë emrat e të vrarëve.

Ka marrë dheu zjarr! Po digjen zjarr dhe gurët. Nuk i ka ngelur Pyllit asnjë ashkël.
Me flakët e qyteteve shqiptare përflakur nga kryqëzinjtë, bizantët e nga hunët
24 orë rresht në ditë Evropa jep spektakël!

Lajme që iu vjen zor të shfaqen. Fshihen kur iu thërret. Rrinë strukur nën ndenjëse.
Shpinëkërrusur! Mbajnë mbi shpinë shpella e rrënoja.
Dhe emrat e dashur të mijërave të zhdukur. Lajme që ta shtrëngojnë fytin, si morsa.
Ca të të zënë fytin e të mbytin.
Ngjizur nëpër mitra monstruoze që pjellin pandërprerje zinxhir: sfinksa,
Kuislingë e monstra.

Bernë, 10 shkurt 1997
--
Nga libri "Zvicra Shqipëria ime", Prishtinë 2004
VEHBI SKËNDERI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
QENTË E RRUGËSPoemth nga FASLLI HALITI (04.17.2014)
NË ALARM ËNDËRRASHCikël poetik nga QAZIM SHEHU (04.17.2014)
E ËMBLA E FJALËS SË SHPIRTITLexim i librit të poetit Gazmend Dashi, "E bukura e fjalës së shpirti"Nga RRUSTEM GECI (04.17.2014)
'TRIBUNARËT'Prozë nga QERIM SKËNDERAJ (04.17.2014)
NUK KA DHIMBJE QË TË NJOHË KUFITre poetë të përkthyer nga FASLLI HALITI (04.16.2014)
JAHO MARGJEKA, FENOMEN LETRAR I HESHTUREsé nga RAMIZ LUSHAJ (04.16.2014)
NJË DARKË QË NUK E KAM 'PAGUAR' AKOMAKujtimit të Atë Dhimitër PriftitTregim i jetuar nga PËRPARIM HYSI (04.16.2014)
FJETËM NJËQIND SHEKUJ dhe DEGË TË VARURA NË ERËNga ADEM ZAPLLUZHA, dy tregime poetike nga libri “Fjetëm njëqind shekuj” (04.15.2014)
POEZI ME RASTIN E 14 PRILLIT TË VETËVRASJES SË MAJAKOVSKITI përktheu: FASLLI HALITI (04.15.2014)
NDËRRIMI I SË TASHMES Elegji për Shpresa GecinNga RRUSTEM GECI (04.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]