VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KUR DITA E MURME SHI PIKON
Tri poezi të reja nga PËRPARIM HYSI

E Shtunë, 04.19.2014, 05:22pm (GMT1)



Ditëlindja e Profesorit
Për Profesor JUP KASTRATIN!

90-vjet ju kini mbushur
Profesor! Profesor!
Në katedër ju shoh ulur:
-Sy e veshë një auditor!
Sa i urtë dhe sa i ditur
Pa m'i gjeni tjetër shok
Tërë jetës i lëçitur
Dhe shtëpinë si sinagogë *
Fjala juaj aq e qëruar
E kujton një auditor
Kush nga ne s'të ka kujtuar
Profesor! Profesor!
Balli ngulur diturive
Nëpër shtigje të pashkelur
Zhytur thellë bibliografive
Dijet veprave nga Ju derdhur.

Herë Serembe a De Radë
Herë Ndre Mjedë apo Migjen
Veprat tuaja : radhë,radhë
Në një vjershë dot nuk i them.

Ju Çabejin kishit "Atë"
Qetë dishepull aq me vlerë
Ai ju konsideroj "evlat"
Ndaj për ju, hapur ajo derë.
Bëtë studime aq të vyerë
Gjurma juaj është e madhe
Profesor! Ju jini vlerë!
Ndaj i shkruaj për ju këto vargje.
E di mirë që kini ikur **
Qysh atëherë: ka mbi dhjetë vjet!
Por mes nesh si emër i ndritur
Profesor! Je gjallë vërtet.

Ndaj më dukesh se je ulur
Në katedër, Profesor!
A ka si kujtohesh më bukur?
-Sy e veshë një auditor.
* ka patur bibliotekën më të madhe.
** ka vdekur në shtator 2003.

17 prill 2014

Plagjiati

Mu si kungulli ka marrë gardhin
(Nuk ka gardh që mban atë)
E kam fjalën për plagjiatin
Pra, inatin kam me të.
Cipë e gjak nuk ka në faqe
Po ku skuqet një hajdut?!
Zë e hiqet kokë e madhe
E vërteta: nuk njeh turp!
Vjedh një strofë apo tërë shkrimin
Dhe hajduti pret dafina!!!
Nuk e mban fare gëzimin
Kur e mbushin me temina.
Turp për të; por pak dhe yni
Që s'ia vëmë kufinë tek thana.
Si në kor mbi të të bjerë mallkimi:
-O plagjiat, të zëntë zezana!

16 prill 2014

Ditë e murrme

Ç'bën, moj mike, në këto çaste
Kur dita e murrme shi pikon
Mos vallë nën çadër bën ec e jake
A mbyllur brënda në shtëpi pushon?
Unë dola nga shtëpia e shkova në klub
Atje, mes shokësh, e gjerba kafenë
Kjo ditë e "murrme" inatin në hundë
Ma prish humorin dhe do ta them psenë.
Në ditë të tilla nuk ndihem mirë
Një kohë amorfe (as mish as peshk)
U kthye dimri tash në fundprill
Humorin tim e bëri përshesh.

Dhe ashtu,hundë e buzë,mendoj për ty
Ndaj zë pyes veten:- Çfarë bën ajo,vallë?
Kjo ditë e "murrme" që rigon shi,
Sado e trishtë, për ty më mbush mall.

Tiranë, 19 prill 2014

PËRPARIM HYSI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.