E Enjte, 04.25.2024, 11:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
PËRBALLË NJËRI TJETRIT dhe ÇDO GJË SONTE PO QAN
Nga ADEM ZAPLLUZHA, dy tregime poetike nga libri “Fjetëm njëqind shekuj”

E Shtunë, 04.19.2014, 05:27pm (GMT+1)




PËRBALLË NJËRI TJETRIT

     Sa herë që na dërmon lodhja dalim nga binaret e gjetheve dhe ulemi mbi tastierat e mendjes, diku në katin e parë ose të dytë të kujtesës bisedojmë me të kaluarën ose e thërrasim të ardhmen ashtu si e ëndërrojmë vetëm ne.
      Dikur kah mbarimi i ditës klikojmë në memorien e mjegullave, i ftojmë kujtimet që të na ndihmojnë për t'i kaluar lumenjtë mu ato që na vrasin për çdo orë e çast.
       Nëse dështojmë në thirrjen tonë i shfletojmë librat e vjetër ose hartat që të na ndihmojnë në gjetjen e një rebusi të humbur qash në fëmijëri. Më kujtohet ajo ditë që pandërprerë binte një shi jo i ngjashëm me shirat e atdheut tim .
   Ky shi ishte i çmendur , i shqyente teneqet mbi çatitë e verdhe të mendjes,shqyente çdo gjë që mund të shqyhej.
     Sonte shqota po i shkulë rrënjët e erës , atje lartë te majat e bardha ka mbetur vetëm një grusht mjegull, i cili rri si i tronditur nga piskamat e meteorëve të shkulur.
     Në mendjen e turbullt të kohës, asnjëherë nuk shteruan kujtimet për arkivolet dhe njerëzit që rrinin pranë qepenave  duke shitur peshk të ngordhur.
     Asnjë blerës, më duket se kishte vdekur qyteti, muret e larta disi dukeshin se po zvogëlohen pas të reshurave, ose shembeshin strehët nga një zë lërues i ujkonjave të tërbuara.
     Të nesërmen kaluan rrugëve silueta njerëzish me nga një arkivol të llamarintë ndër sqetulla, kalonin dhe nuk e shikonin askënd me sy, ecnin përballë një furtune duke mos u takuar kurrë njëri me tjetrin.
      Kjo tablo e grisur e përditshmërisë na ngulitet si sfinë në mendjet tona, jemi në dilemë të ecim ose të ndalemi pranë varfërisë së kujtesës.
      Nëse nisemi me ecjen tonë ku mund të mbërrimë, çka na pret në fund të rrugës, cili është qëllimi i ecjes? E nëse ndalemi çfarë na pret në këtë fillim të dyshimtë të mendjes.
      Një fëmijë barkcullak dënes në duet me erën, lotët nuk pushojnë kurrsesi , qante edhe një nënë me lot shiu , qajnë e nuk prajnë as shelgjet e pikëlluara te moli i peshkatarëve, kurse te honi i trishtimit dita përjetoi vetëvrasjen e mjegullave dhe kaluan disa shekuj deri sa u shfaq ringjallja e fluturave në maja zjarresh që kurrë nuk pushojnë as nga gëzimet e as nga dhimbjet...



ÇDO GJË SONTE PO QAN
     
     Mes një unaze i shtrinë krahët e mykura enigma e vjetër e një heshtjeje.
     Ky qytet që doli nga një baladë dhe hyri në baladën tjetër të gjetheve, me gjasa ende nuk paska përfunduar me tregimin e muranave që herë dukeshin e herë zhdukeshin në kujtesën e njerëzve të kësaj kasabaje.
      Nuk thoshin kot se këtu edhe të vdekurve ua ngjitin nga një bisht, thashethemet kurrë nuk përfunduan dhe as që do të përfundojnë ndonjëherë.
      Një zog i zi nate mbanë një copë mishi në sqep, thonë se e ka gjetur në gojën e ujkut të ngordhur i cili kishte ardhur këtu dhe i kishte mbetur ashti në grykë, ai copë ashti kishte qenë i kafshuar nga koha.
      Të gjithëve na kujtohet kur trishtimi i ditës vetmonte te gjethet, ku nëpër shpirtin e lisave të shkulur era qante si një qilimi.
     As vetmia e lisave nuk mund ta ndalte lotin, qanin edhe gurtë e kasabasë.   Qepenat herë hapeshin e herë mbylleshin në kujtesën e kalldrëmeve.
     Një njeri i moshuar tregonte se këndej pari kanë kaluar ushtritë e disa mbretërive dhe janë kthyer ashtu si kanë ardhur me kokë ndër sqetulla.
     Thonë se në këtë qytet kërthinjtë rriten pa pelena, mjafton një grusht gjethe të manit të egër dhe nën rrënjët e rrapeve gjenin gjurmët e baladave me të cilat e mbanin shpirtin gjallë.
        Kurse copat e shqyera të kujtesës që  i kërkonin nëpër stërnishtat e fushave që frymonin si n njerëzit e kësaj ane.
      Shpeshherë këndej pari është dëgjuar vaji shurdhues i erës, së cilës nga sytë e mbufatura pikon shpirti i detit.
      Ka ngjarë që mu nga këto lot mjellmat i kanë ndërtuar çerdhet e tyre të kristalta ku janë fshehur mjegullat e shpirtit të dunave të shembura...
       Më kujtohet  kur qanin edhe rrugët për trishtimin e etjes që vetmonte te stërkalat e shiut.
         Me gjasa sonte çdo gjë po qanë , nuk pushojnë as ullukët e llamarintë të mendjes, nuk pushojnë as gjethet e rënë në unazën e heshtjes së kujtimeve
      Ky kandil që po ndizet në heshtje,  më duket se rrënjët i dalin nga kujtesa dhe sërish hynë në kujtesë për tu shndërruar në legjendën e një enigme në rrethin e imagjinuar të një unaze që ka humbur para disa shekujve, atë unazë sot e kërkojmë edhe nëpër gjumin e baladave por kot, nuk gjendet se nuk gjendet, thonë se ka humbur dhe kurrë më nuk e gjetën barinjtë, kërkuan nën lëkurat e regjura të deshve, te rrënjët e gjumit , buzë greminës së ëndrrave por asnjëherë nuk u gjet as unaza e as korniza e saj prej shqote..!

ADEM ZAPLLUZHA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUR DITA E MURME SHI PIKONTri poezi të reja nga PËRPARIM HYSI (04.19.2014)
VETJA MË DUKET ODISE I LODHUR12 poezi nga KOLEC TRABOINI Nga libri “U dashka të dal natën vonë”, 2012 (04.19.2014)
SYTË E HOMERITProzë nga QERIM SKËNDERAJ (04.19.2014)
MË TË RËNDA SE PRANGAT...Tregim nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (04.18.2014)
ME IU FOLË HIJEVE QË MË RRETHOJNËCikël poetik nga GASPER PALI (1916-1942) (04.18.2014)
ELEGJI PËR LAJMET NGA SHQIPËRIA 1997Poezi nga VEHBI SKËNDERI (04.18.2014)
QENTË E RRUGËSPoemth nga FASLLI HALITI (04.17.2014)
NË ALARM ËNDËRRASHCikël poetik nga QAZIM SHEHU (04.17.2014)
E ËMBLA E FJALËS SË SHPIRTITLexim i librit të poetit Gazmend Dashi, "E bukura e fjalës së shpirti"Nga RRUSTEM GECI (04.17.2014)
'TRIBUNARËT'Prozë nga QERIM SKËNDERAJ (04.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]