VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VARIACION ME VIOLINË
Poezi nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Djelë, 04.20.2014, 04:42pm (GMT1)


dita
gotë kristali
e grimcuar
qielli
alfabet
i pashqiptuar
toka nën këmbë
si purtekë
dridhet
njeriu flluskë sapuni
që ikën
e vidhet

dita
e verbër
verdhame
ofshan
qielli
i vrejtur
i vrerët
shafran
toka
me kokën
në duar
përmbys
njeriu flluskë sapuni
që plas
në ajër
si syth

dita
filxhan kafeje
i pirë
qielli
në infinit
një det
i ngrirë
toka
as dhé
veç humbëtirë
njeriu flluskë sapuni
që si kometë
ikën
e vjen
në hapësirë


ELIDA BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.