VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KATËRQINDËSHI I BURRIT
-POEMË… , si një Reportazh Jete-
Nga GJON MARKOKAJ

E Hënë, 04.21.2014, 03:03pm (GMT1)


...!
Rrjedhin mendimet= Poemë
Poemë..., si reportazh jete,
Edhe kur dua ti largoj,
I ndjej që i kam me vete.
 ...!

*--Femirija:

Linde, gjizet,
shikon e kerkon,
Zhvillohet,
si frut i prinderve
E, nese drejtohet mire;
merr "kurorën",
më te bukur,
të jetës se vet.

* -- Rinija:

Fiton pjekuri;
njihet, me mjedisin
Pershtatet,
me rrethana te reja
Miqesohet,
meson nga shoqeria.
Shkollohet,
njifet me kulture te re
Fillon te bluajne,
me mendjen e vet
Punon e fiton
dhe i jep shoqerise
Fiton yirtyte:
Pervujtëri e durim;
zëmergjërsi e tolerance
vemendje e paqetim
Pregaditet shpirterisht
e fiton gadishmeri,
te perballet me "sfidat"
per rruge te reja ne jete...,

*-- Burrëria:

Rritet,
punon e burrërohet;
- vetëdijesohet
ne ndershmëri e moral
- Përballet,
me gëzime e hidhërime.
- Ecen me syrin kritik;
e vazhdon jetën e vet,
ashtu si e ka, "rrisk"!
- Ballafaqohet,
me çeshtjet e mbijeteses
e vetëdiesohet,
si pjesë e kesaj  bote
Shikon anet e dobeta,
reflekton mbi vetëveten
"Pyet njiqind vete,
ben si te dish vete"!
Thote: - populli

* - FUNDI

Fillim e mbarim:
Ngjiza femijeria
Rritja e burrnia
Fejesa , martesa
Shumimi e ndarja
Mosha e rritur dhe e shtyre,
"Merzia pa nevoje"!
Të kendshme e të pa këndshme
I ngjan një drame që e kie "rrisk"!
Vetem me ndihmen e Zotit e perballon!

* -MEJTI

"Vdes";
Shendrrohesh ne "mejt"
- Te respektojne!
Aqe sa e meriton....,
Te percjellin:
Per "ne gjyqe e amshim"!

* - GJURMËT

E kaluara "pjese e jote"
Nese lene gjurme
- Mbetesh gjalle e s' vdes!
Brezat, s' te harrojne
Te kujtojne pas vdekje!

*-- PESHA E BURRIT

Burri duhet: "katerqindsh"!
Po, po - "400 derhëm",
është: - pesha e burrit...,
E vras mëndjen shpesh
S' e di ku te peshohëm!
E veshtirë, t' i mbledhi
Ata gram të vegjël...
- Që quhen derhëm
E të caktojne peshën time
Peshorja duhet me vete
Po ndoshta, s' te qëllon
Peshën s' e gjen vete
Peshen ta masin te tjerët
E te çmojne, sa peshon
A ka njerez që gjurmojnë
Të mbledhin derhëm peshet?
Janë te rrallë; po ka shumë:
- Ata që, ndigjojnë babë e nenë
e qe ruajne doke e zakone...,
- Ata që ruajnë besen e dhënë
që perdorin: - sofren e pushkën
që ruajnë nderin e familjen...,
- Ata që nëvizojnë fjalët e tjetrit
që ndajnë të miren nga e keqja
që zgjedhin fjalën e ruajnë kryet
- Ata që lakmojnë e shijojnë t'mirën
e s' lakmojne gjene e tjetrit....,
- Ata qe besojnë e nuk mohojnë Zotin
që punojnë, për paqë e bashkim
- Ata që mësojne vetë e mësojne te tjerët
e që e duan shokun si vetëvetin
- Ata që mesa mundën
I ndihmojnë, te tjerët
- Ata që nuk epen perpara veshtërsive
- por perballen me të vertetën.....,
Ata qe ja leshojne rrugen tjetrit:
- Kur kie mundesi me ike....,
S' është frikë, po është zgjuarsi
- "Ndjeshë ku iksha, jo ku metsha"!
- Thone: "ruaju pak, t' rue zoti fort"
- Largoju te keqes se është mirë!
Nese s' i largohesh:
Shkon pa vlerë, "si qeni, n'rrush"
Populli thote: - "ruaje gjuho kryet"
- S' fiton asgjë, po nuk e ruajte kryet
E huuu, "katerqindshi i burrnisë"
- S' eshte i vogel!....,
- Qenka shume i madhe!

Them: sa theksova me lart;
E ndonji tjeter që s' i di unë...
Afrohen per të arritë :
"”"Katerqindshin e burrit".
Pa pak burrni, burri s'ka si rrin
"”Burrnia punë të qet...
Eshte edhe me takat...
Eshte edhe me do fat.

 ...!
Rrjedhin mendimet= Poemë
Poemë..., si reportazh jete,
Edhe kur dua ti largoj,
I ndjej që i kam me vete.
            ------
 -Per VOAL ch, nga Washington State, 21 Prill 2014-

GJON MARKOKAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.