E Premte, 03.29.2024, 01:51am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
RRËNJËT E MIA
Nga QERIM SKËNDERAJ

E Martë, 04.22.2014, 04:43pm (GMT+1)



Para afro një shekulli, babai im mbolli farë ne nje fshat te largët te Mallakastrës, ku ishin hedhur rrënjë të thella prej stërgjyshërve. Fara ime mbiu e fundit, pas katër mbirjeve të mëparshme. Një tërmet i fuqishem na shkuli që andej dhe na spostoi gjetkë, ku nuk kishim as rrënjë as degë. Unë atëhere isha akoma një filiz i njomë. Nuk i ndjeva fare dhimbjet e shkuljes. Mund të më rimbillnin prap në formë fidani dhe sigurisht do ti thelloja rrënjët e mia. Por nuk ndodhi kështu. Dëshira për shkollim më çoi në Tiranë, si një degë të re, veshur në të blertën ushtarake. Rikthehesha në vendlindje për të marrë ushqim nga rrënjët e babait, por atje kishte mbetur vetëm varri i tij. E ndjeja dhe e përjetoja me keqardhje të thellë, se rrënjët pa degë, po kalbeshin nën tokë. Të mitë kishin hedhur rrënjë të reja; nuk kujtoheshin më për to. Veçse unë nuk kisha rrënjë atje, prandaj shkoja shpesh tek të vjetrat ti ushqeja me degën time të blertë, t'u jepja oksigjen e t'u zgjatja jetën sa të mundja. Shëtisja, kujtoja, qaja e qeshja me fëmijërinë time të papërsëritshme.

Tirana, me bukuritë kryeqytetase, me zhurmën dhe qetësinë e dikurshme apostolike, më mori 10 vjet. Më shndërroi në një degë të pjekur, të fuqishme, por akoma pa rrënjë për tu shtuar e zgjeruar në oborrin tim. E ndërsa kërkoja tokë për të mbjellë farën time si prind i ri, një sopatë më "krasiti" keq. Më preu një copë të blertë nga dega e më degdisi në gadishullin e njohur të Vlorës. Atje mbrrita i gjymtuar, i trëmbur nga frika e mbjelljes dhe e gjeta të udhës të rrija ca kohë i mbyllur.

Vlora me bukurinë anëdetase, me panoramën magjike të një parajse toksore, më ftonte të ngulesha, të hidhja rrënjët e mia të thella për të krijuar më pas një trung te fuqishëm. Pas më se tre vjet kërkim, rash në tokë të mirë për të mbjellë. Mbolla cilësishtë dhe prej saj çelën dy bisqe të shëndetshëm e të bukur që më gëzonin e lumturonin çdo ditë. Por edhe Vlora si Tirana, nuk më mbajti dot më shumë se 10 vjet. Me dhimbje shkula dy lastarët e bukur për tu vendosur në qendër të Myzeqesë.

Lushnja, si tokë e begatë që ishte, më priti mirë, më ushqeu më mirë dhe më krijoi kushte të mbillja dy herë të tjera. Edhe këtu lastarët që çelën ishin njësoj të bukur e të shëndetshëm si të parët. Në pritje të një lazdonje që e dëshiroja çmendurimshëm, nuk munda te shtohesha veçse me sythe qe rriteshin shpejtë për tu bërë çatenj të një peme, tashmë me katër degë. Më parë me Lushnjen nuk kisha pasur asnjë lidhje, por ajo më lidhi ngushtë me artistë të vërtetë të penës e penelit. E shpërtheu ndjenjen time që kishte ndenjur strukur nga frika e një "krasitje" të dytë. Por edhe Myzeqeja, megjithë bujarinë e sajë nuk me mbajti dot më shumë se 10 vjet.

Kur u rrëzuan muret dhe u lejua levizja e lire, u riktheva në Vlorën e ëndrrave të bukura ku kisha ndërtuar për herë të parë vatrën e mbjelljes. Aty e rimbolla pemën qe shkula nga Lushnja. Isha në terrenin tim dhe do ti shërbeja të hidhte rrënjë të thella si ullinjtë shekullorë që i mbante kurorë prej 500 vjetësh. Kur pema mori vrull dhe po vishej me një gjelbërim të dendur, një zjarrë i papritur, por shumë i rrezikshëm përzhiti dy çatenjtë e mëdhenj. Ca nga frika e ca të inatosur prej tymit që maskonte marrezitë e një djegie prej të çmendurish, u shqitën nga pema dhe kapërcyen detin për tu rimbjellë në një tokë tjetër. Por flaka ishte e pamëshirshme. Filloi të digjte dhe ullinjtë, pa përfillur fare rrënjet e tyre 500-vjeçare. Kjo bëri të shqiteshin e të kalonin detin edhe dy degët e tjera, akoma të paformuara për të nxjerrë e pjekur fruta të ushqyeshëm.

Ndërkohë nëna kishte vdekur e ishte varrosur nën një qiparis ku bënin muzikë cicërimat e zogjve. Pema kishte mbetur cung, pa asnjë degë. Unë dhe ime shoqe nuk ishim në gjendje ti shërbenim për të çelur sytha të rinjë. Pas 10 vjetësh e shkulëm me dhimbje dhe e kaluam përtej detit. Donim të gjenim një tokë të begatë që ta pranonte e ta bënte të hidhte rrënjë, në gjendjen e mjerë që ishte katandisur. Por zgjedhjen e kishin bërë ata që ikën përpara nesh. Vatrën për mbjellje e përgatitën në Toskanë. Një tokë pjellore që kishte lindur e rritur trungje shumë të rënde të mendimit njerzorë. Shkenctarë dhe artist që vunë firmën se nga duhej të kalonte rruga për të ngjitur lartësitë, deri atëherë, të konsideruara të paarritshme. Një perlë e vërtetë me gjelbërim gjithëstinor.

Ka 10 vjet që pema jonë rritet e zhvillohet mes blerimit të Toskanës me modestinë e një peme normale. Gjatë këtyre viteve ka shtuar dhe tri degë të tjera. E fundit çeli lazdonja e shumëpritur që na kishte munguar shumë gjatë. Degët e blerta po ushqejnë e zhvillojnë rrënjët. Emrin e tokës që e pranoi të mbillet na pëlqen ta përkthejme: TOSK-JANË. Megjithatë ajo nuk bënë pjesë në pemët e një pylli statik që i bie fara gjithmonë në të njëjtin vend, ku si mbirjet dhe vdekjet janë gjithmonë aty. Ajo është një pemë që lëviz në kërkim të një toke më të përshtatshme ku stinët të dallojnë nga njera-tjetra dhe zjarret të mos djegin dhe në dimer. Tani të mitë e kanë bërë zgjedhjen e tyre, ndërsa unë dhe ime shoqe, zorë se mund të qëndrojmë ngulur më shumë se 10 vjet...


FIRENCE, 2011

QERIM SKËNDERAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UNË I VERBËRI QË NJË JETË TË TËRË NUK PASHË ERRËSIRËCikël poetik nga FASLLI HALITI (04.22.2014)
SIKUR TË ISHA DJALËRoman nga HAKI STËRMILLI (1895-1953) (04.21.2014)
KATËRQINDËSHI I BURRIT-POEMË… , si një Reportazh Jete-Nga GJON MARKOKAJ (04.21.2014)
PO IKIN SHOKËTPoetit dhe mikut, Koçi PetritiDy poezi nga FASLLI HALITI (04.20.2014)
VARIACION ME VIOLINËPoezi nga ELIDA BUÇPAPAJ (04.20.2014)
AH, ËNDËRR' E KALTËR U KËPUT NË MESCikël poetik nga GENC LEKA (04.20.2014)
ME HIJET DHE RETË E ZYHDI DERVISHIT NË METASTAZAT, UDHECAKET, STUHITË, TORNADOT DHE CUNAMET E KOHËS, NË LIBRIN E TIJ MË TË RI ME POEZI ”VETËKLONIMI I MASKËS”Nga SOKOL DEMAKU (04.20.2014)
AMANETITregim nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (04.20.2014)
PËRBALLË NJËRI TJETRIT dhe ÇDO GJË SONTE PO QANNga ADEM ZAPLLUZHA, dy tregime poetike nga libri “Fjetëm njëqind shekuj” (04.19.2014)
KUR DITA E MURME SHI PIKONTri poezi të reja nga PËRPARIM HYSI (04.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]