MIK I MIRË Kujtimit të Daniel Gazullit Poezi nga XHENC BEZHI
E Martë, 04.22.2014, 07:45pm (GMT+1)
DANIEL GAZULI dhe XHENC BEZHI I kthjelltë si uji, i sapo dalë nga gurra, qe etjen na shuan, njashtu shkrimet Tueja mësim e moral na mëkuen.
Shqiptar i vërtetë, burrë i naltë, si mal në virtyt, krejt, i pastër krejt, njashtu si shpirti yt.
Hije lehtë, i dashtun - si askush. Ti aq i thjeshtë, ke qenë, edhe sot je, pasqyrë dritëdhanëse mbi dhé!
Si maje mali naltnohesh, në zemrat tona, që vazhdojne të duen pa u lodh, pa t'harrue, e papushue. Edhe bjeshka me ta pas lakmi, i madh e BURRË i vërtetë shqiptar, tek Ti rri aq bukur, fjala NJERI.
Përmallshëm, t'falemi Ty i shtrenjti, i miri Mik, shëmbëlltyrë e qytetnimit, e për pa vdekë nuk të lëshojmë prej kujtimit
XHENC BEZHI
|