VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MIK I MIRË
Kujtimit të Daniel Gazullit
Poezi nga XHENC BEZHI

E Martë, 04.22.2014, 07:45pm (GMT1)


                                             DANIEL GAZULI dhe XHENC BEZHI

I kthjelltë si uji,
i sapo dalë nga gurra,
qe etjen na shuan,
njashtu shkrimet Tueja
mësim e moral na mëkuen.

Shqiptar i vërtetë,
burrë i naltë, si mal në virtyt,
krejt, i pastër krejt,
njashtu si shpirti yt.

Hije lehtë, i dashtun -
si askush.
Ti aq i thjeshtë,
ke qenë, edhe sot je,
pasqyrë dritëdhanëse mbi dhé!

Si maje mali naltnohesh,
në zemrat tona, që vazhdojne të duen
pa u lodh, pa t'harrue, e papushue.
Edhe bjeshka me ta pas lakmi,
i madh e BURRË i vërtetë shqiptar,
tek Ti rri aq bukur, fjala NJERI.

Përmallshëm, t'falemi
Ty i shtrenjti, i miri Mik,
shëmbëlltyrë e qytetnimit,
e për pa vdekë
nuk të lëshojmë prej kujtimit

XHENC BEZHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.