VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
POEZI HAJKU Nga ADEM ZAPLLUZHA, nga libri “Një grusht dashuri†E Enjte, 04.24.2014, 09:31am (GMT1) Fjala e redaktorit Vargu i poetit Adem Zaplluzha shpërthen edhe te haiku Nuk është një rastësi, që poeti Prishtinas Adem Zaplluzha, ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë na paraqitet me një tufë buqetë poezish të haikut. Ai ka derdhur gjithë gurgullimën burimore të shpirtit të tij në këtë vëllim të ri me poezi (Haiku). Pas shumë veprave të botuara me poezi, këtë radhë ky poet cilësor dhe i ndryshëm nga poetët e tjerë; na paraqitet me një stil disi ndryshe në vargëzim të vargut poetik. E themi këtë, sepse ai sjell para lexuesit të poezisë një gjini tjetër e cila kjo lloj poezie është pak e njohur te lexuesi ynë. Kjo lloj poezie është shkruar më shumë nga poetët Japonezë, dhe më pas u përhap edhe në vendet e kontinentet e tjera, pra edhe në Shqipëri. Poetët shqiptarë kanë shkruar dhe shkruajnë bukur haikun me fjalën e bukur shqipe. Poezia haiku është varg i çastit,ku poeti e lidh vargun me natyrën që e rrethon, e kështu shpërthen së bashku me ndjenjën e brendshme të tij. Kam lexuar varg të haikut nga disa autorë të vendit tonë, dhe më kanë befasuar me stilin e mënyrën e të shkruarit. Ata kanë këputur petale vargu nga haiku shpirtëror i tyre, që kur i lexon librat me këtë lloj vargu sa të shkurtër e të ngjeshur me gjetje filozofike; s'ke se si të mos emocionohesh. Aty, te ai varg plot ylbere, shpërthen mendimi e fluturon drejt hapësirës qiellore. Dhe jo vetëm kaq, por është në kërkim të së bukurës fjalë deri në kozmos. Në këto dy dekada të shekullit XXI,poetë shqiptarë po e thonë fuqishëm fjalën e tyre edhe duke shkruar vargun e poezisë në haik. Ata janë shumë, ne po sjellim vetëm disa emra prej tyre si, Milanov Kallupi, Muharrem Gazioni, Nebi Dragoti etj. Kësaj armate poetësh të cilët kultivojnë haikun e që shtrihen në gjithë hapësirën shqipfolëse, i shtohet edhe një emër tjetër që këtë radhë na paraqitet me varg haik, dhe ai është poeti nga Kosova Adem Zaplluzha. Vargu që shkruan në haik Ademi,pulson fuqishëm me vendlindjen e tij Prizrenin. Rrënjët e vargut poetik janë ngulur nga veriu deri në skajin më jugor të Shqipërisë, atje te deti Jon. Flladi i luleve pranverore,era e maleve të bjeshkëve shqiptare,valët e bardha të Lumëbardhit të Prizrenit,''puthen'' me kaltërsinë e "˜'Baba Tomorit'', dhe "˜'shtrëngojnë duart'' me detin Adriatik e "˜vallëzojnë'' së bashku me detin Jonian. Dhe për këtë poeti shkruan kështu: "˜'Në gjumin e Lumëmardhit, Ndjeva afshin E puthjes së Jonit!'' Duhet të theksojmë se poeti nuk lë pa përmendur edhe qytetin e vendlindje së tij. Ashtu, si gjithë poetët e tjerë të cilët kanë shkruar për vendlindjen e tyre të dashur, edhe poeti Adem Zaplluzha nuk e anashkalon atë, por hedh vargje të ëmbla edhe në haik për qytetin e lindjes, sepse "˜'oksigjeni'' i frymëzimit poetik është aty te vendlindja. Midis të tjerave ne shkëputëm këto vargje diamantesh që poeti ka ditur të përshkruaj aq bukur në tre vargshin e shkruar te haiku i këtij vëllimi të parë në varg haik. Natyrës së bukur që ka qyteti i Prizrenit, nuk i shpëton dot edhe syrit e ndjenjës së poetëve, historianëve apo vizitorëve të ndryshëm kur shkojnë aty në këtë qytet me vlera të shumta historike e atdhetare. Më konkretisht, poeti shprehet me këto vargje: "˜'Qyteti im Me zambakë të bardhë, Pranvera në adoleshencë''. Poeti bëhet grusht ndaj gjithë dëshirave të jetës. Në këtë rrugëtim të pandalshëm ai trupëzohet si një metal, që kurrë s'jepet ndaj vështirësive, por ecën me vrullin e erës së shpirtit deri te shpirti i gruas, te kjo qenie njerëzore që ripërtërinë shoqërinë e shkrin akujt e së keqes duke mbjellë lumturinë. Burimi shpirtëror i potit na rrëfehet qartazi nëpërmjet vargut edhe të haikut. Prandaj, ai ka zgjedhur të vendosi gurë të bardhë nga shpirti i tij në këtë vëllim edhe titullin "˜'Një grusht dashuri'' me haik. Vargu që ka në vetvete trio, e që në vargun e tretë na jep forcën dhe kuptimin filozofik, të bën që ta lexosh disa herë poezinë e shkruar nga ky poet; që tashmë ka një pjekuri klasike në ndërtimin e vargut në gjithë gamën e botimeve me poezi. Ai vjen i freskët edhe me këtë buqetë të haikut në këtë vëllim të parë. Diku, mes poezive të tjera, ai shkruan: "˜'Një lule buzëvarur, I hapi petalet Përpiu mjegullat''. Apo: "˜'Një grusht dashuri Në shpirtin e gruas, I shkrin kallkanët!'' E megjithatë, vetë poeti bëhet zog e fluturon. Ai çan mjegullat e kohëve të shkuara e të tashmes, dhe si një meteor ecën i vetëm hapësirës qiellore, me një kusht për të kapur e shkruar vargun poetik. Poezia është jeta e vetë poetit Adem Zaplluzha, që në fund të fundit u thotë edhe të tjerëve, e në veçanti lexuesit të poezisë, se poezia të mban gjallë edhe kur je larguar nga kjo botë fizikisht. Metaforat e gjetura, krahasimet, figurat e tjera letrare që janë "˜'mbjellë'' në haikun e shkruar të poetit Adem Zaplluzha, s'ke se si të mos ndihesh i plotfuqishëm e të ecësh i qetë në rrugën e qumështit në hapësirën qiellore. Më konkretisht shkruan: "˜'Një zog në fluturim, I pyet mjegullat Për rrugën e qumështit''. ...Dhe poeti e mbyll vëllimin poetik haiku "˜'Një grusht dashuri'' me këto vargje dritëjete "˜'Nëse arrin Të bisedosh me gjethet, Shndërrohesh në lule!''. Me këto vargje tregohet qartë, se jeta jonë është një gjethe që gjelbëron në stinët tona, por më e rëndësishme është kur arrin të bisedosh me këto gjethe, të cilat janë vitet tona, sepse një ditë ato do thahen, por bashkëbisedimi i shndërron vitet në lule që s'vdesin kurrë,pra kjo lule e ka emrin mirësi! Autorit i urojmë suksese të tjera në krijimtarinë letrare. Xhevahir Cirongu,Poet Durrës, 25,03,2014 Po që se mjegullat mashtrojnë ylberin lind dita e buzëqeshur. *** Në këtë degë molle paska mbetur peng puthja e Evës. *** Nga dritarja ime në gjumin e ëndrrës hyri hëna. *** Nga frika në syrin tim u fsheh nata. *** Kur zbrazej lumi në etjen time ti nuk ishe askund. *** Vetëm sonte ngjau që hëna të rrokulliset tatëpjetë kujtesës!.. *** Nëse skuqen sytë nga majat e vetullave pikon trishtimi. *** Një diell i ri ka zënë të piqet. si molla në degë *** Në lotin e hirtë vetullat nga etja digjen flakë. *** Pas ikjes së fluturave në mungesën tënde putha gotën e dehur!? ADEM ZAPLLUZHA
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |