VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

POEZI NGA HAFIZ IBRAHIM DALLIU, QË VDIQ PAS TORTURAVE KOMUNISTE
E Enjte, 04.24.2014, 05:03pm (GMT1)


Në janar të vitit 1949, në burgun e Tiranës


"Pordhamacioni"

Edhe une shqipen s'e due kshu përgjymës
Pse s'marr vesht ndoj kokërr fjalë
Thon janë internasionalë
Pordhamacion, avdikuë,
Për t'u quejt inteligjenca
Flasin disa fjalë të gjata:
Çirkostanca, konkurenca
Proponim, komunikatë
Hygjenija, e pupeja...
Qi t'bajnë me thonë: mëre kujeja
A kshu ka pas fol yt at?
Ç'janë kto fjalë ngaj hala shalë
Ku a shqipe kjo gjuh dreqi
Hajd e mos u nxej për s'keqi
Prej ksosh qi nashti kon dalë
Sikur me qen gjuhë çinçe
Qi t'a bie shpirtin ndër hun
Dunë me qit lyç me përdhunë


"Drejtësia e sundimtarëve të sotshëm"


Po kërkove bukën të japin urinë
Po kërkove jetën të japin batërdinë
Po kërkove nderin të japin llaftarinë
Po kërkove shokun të japin pabesinë
Po kërkove besën të japin tradhëtinë
Po kërkove mëshirën të japin gjakësinë
Po kërkove njëriun të japin kafshërinë
Po të jesh shenjtor të bashkojnë me qenërinë
Po kërkove dritën të japin errësirën
Po deshe shijen të japin të vështirën
Po kërkove fenë të japin mundimin
Po kërkove dhimbjen të japin acarimin
Po të duash paqen të bashkojn' me krimin
Po të duash familjen të japin burgimin
Po kërkove rregullin të japin kukudhin
Po kërkove Zotin të japin të paudhin.


 
(Për foton falenderojmë Roald Hysën, i cili e ka nxjerrë nga arkivat. Dalliu shihet i rrënuar këtu sepse ka qenë periudha kur komunistat e burgosnin dhe e torturonin).

IBRAHIM DALLIU


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.