VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

CIKËL ME POEZI HAJKU
Nga ADEM ZAPLLUZHA, nga libri “Një grusht dashuri”

E Hënë, 04.28.2014, 02:12pm (GMT1)





Pas shpinës digjeshin lulet
çdo gjë mbeti
vetëm një kujtesë.
          ***
Kur zbardhi agullima
në degët e mollës
ti mbete harresë...!
    ***
Ajo i përngjante ëndrrës
kur nga baladat
ikën zogjtë pretarë.
           ***
Trëndafilat çelin
pëllumba prej argjile
dielli perëndon në veri.

        ***
Pareshtur dënesin mjellmat
në lotin tim,
përmbyten varkat e dehura.  
        ***
Mbi hinoren time
si qentë endacak
mbrëmë lehën mjegullat.
         ***
Aq shumë kisha uri
sa që leha
në kuartet me yjet.
         ***
Ti s'ishe askund
kur dje ikën
zogjtë e mendjes.
          ***
Isha i uritur
kur e kafshova ditën,
befasisht lehte nata.
          ***
Pas larjes së dhëmbëve
putha brushën
ngarkuar me lot.

ADEM ZAPLLUZHA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.