VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FUNDPRILLI
Cikël poetik nga PËRPARIM HYSI

E Mërkurë, 04.30.2014, 06:08am (GMT1)


Shoh një zonjë me sytë blu

Shoh një zonjë me sytë blu
Ububu! Ububu!
Unë u plaka, po kështu
Nuk kam parë të tillë:syblu!
Do jetë larë,- them,- në det
Se të sheh dhe bie tërmet!
Kur t'i ngul, që, thua, babaçe
Iku burri... kot bën llafe.
E që thoni: -Lele! Ngriva!
Sa mbi të unë sytë i shtira
Unë i shtira, po m'i shtiri
Tash e humba: shkoi fiqiri!

"Luajta" unë, po s'luan ajo
As i heq,,, more, çfarë do?
Për të folur, as që flet
Por me sytë më ndjellë, vërtet!

E, ç'më bëre syriblu!
Ta humbas burri kështu
Katandisa si vulëhumbur
Syriblu më ka "tundur"...

22 prill 2014
-
Sot

Më takoi mikja në udhë
Dhe u futëm në një klub
Pi e pi... gotat me fund
Sa u deha, u bësh thumb.

Pastaj nga klubi dola
Pas mikes rrugën mora
Ngjita shkallët pas asaj
Ku mbaj mend ç'ndodhi pastaj?!
Se më humbi, o miq, filli
Në telashe më fut prilli
Mos nga prilli, nga rakia
Seç lajthiti pleqëria.
-
Fundprilli

"... sillet moti për së mbari"
Thuhet në një këngë shkdrane
Në këtë prill, unë, i moshuari
Rashë në "çarg" nga një nishane.

Kjo, nishania, symëshqerrë
Seç m'i nguli shtizë sytë
Sado unë kam erz e nder,
Po m'u mbytën, miq, gjemitë.
Dhe e hunba unë pusullën
Si Xhaferri,- thonë,- simiten
Lëshoj firmën ,edhe "vulën"
Dhe e bëj veç për miken.

Se me sy më goditi
Porse mëndjen mua më prishi
Pse, kështu, o moj nishane
Më ngre mua në alarme?!...

21- 29 prill 2014

PËRPARIM HYSI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.