VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DO FLEJË MES LULEVE
Haiku nga ADEM ZAPLLUZHA

E Enjte, 07.17.2014, 08:49am (GMT1)



Do flejë mes luleve
lulja ime,
askurrë e puthur.

           ***
Dimri i mbylli portat,
në dritaret e rrapit
trokiti qukapiku.

 
 








          ***
          
Pas njëqind vjetëve,
mes luleve të mollës
i humba fluturat.
       
      
          ***

Gjërat paskan ndryshuar
në vajin e lulediellit,
përmbytje lotësh.

 








        ***
        
Kur erdhi era
ti nuk ishe askund!
Zogjtë akoma qajnë.


         ***

Lulëkuqen e zuri gjumi
asnjë zog mali,
nuk fjeti mbrëmë.

 










        ***
        
Në kopshtin biblik
një degë pjeshke,
ëndërron Evën.

        ***                    
Vetëm lulja,
ti dhe hëna
i përngjani pavdekësisë.

 











 ***
             
Me lot prej mjegullave
lulja dëneste,
fatin e shakullinës.
          ***

Po të isha lule
në çdo vazo
do rritesha si dashuria!

 










          ***
          
Era nuk tha asgjë:
në krah zogjsh
aroma zgjoi ditën.

          ***

Këtu nuk është perëndimi,
nga fletëzat e lules
lind dita.

 









         ***
         
Punë e paqme
vetëm lule mështekna.
Rritet pa lot.

         ***

Lulja e dashurisë
puthi atë të urrejtjes,
petalet këndojnë në duet.

 








         ***
         
Këtu dhe tash
fillon pranvera,
në vazo qeshin lulet.

         ***          

Kur qajnë mimozat
nëpër luadhe trishtohen
puthjet e erës..!
           
      

 










           ***
            
Pas shtrëngatës
kalorësit zbritën,
nga dizgjinët kryeneç.

           ***

Mbrëmë abdikuan gjethet
një ëndërr e shthurur...
hyri mes luleve.

 









          ***
          
Vjeshta degëthyer
hyri në dimër,
sërish buzëqeshi pranvera.

          ***

Në faqet e memories
ti ishe e fundit,
që puthe trishtimin.

 










         ***
         
Heshtë!
Nëse bisedon sonte
sërish do dënesin pjergullat.

         ***

Nesër zgjohen rrënjët,
mbase është koha
e ringjalljes së vazos.

 



ADEM ZAPLLUZHA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.