VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JANË CA QË GABOHEN
Poezi nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Shtunë, 07.19.2014, 09:26am (GMT1)


janë ca
që kujtojnë
se e nesërmja
e metamorfizon
të shkuarën

pirgje hiri


lotët dhe dhimbja
nuk bëhen
kurrë hi
ato metamorfizohen
në frymë


ndërsa e nesërmja
ajo veç i hedh qymyr
kaldajës së
lokomotivës
të trenit
të kujtesës


që ndal në
stacionet
e zbrazta
të harresës
ku nuk zbret asnjë udhëtar
vetëm për të marrë me mend
se sa mungon
zëri
gumëzhues
i njerëzve


prej mallit
për t'u takuar
e prej të pathënave
që ngjajnë
të ikura
prej nesh
një herë
e gjithmonë

por që
ne i mbajmë gjithnjë
me vete
të shkruara
mbi lëkurë
tatuazhe
grafitësh
të pashlyeshme


që padurimisht
presin
rradhën
t'u japim gjak,
eshtra e shpirt
e t'i kthejmë
në jetën e
përherëshme
të fjalës...


ELIDA BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.