VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SULEJMAN MATO - SI U ANULUA MBLEDHJA E LIDHJES KU DO TË LINÇOHEJ KADAREJA (Intervistë)

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 11:51am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
SULEJMAN MATO - SI U ANULUA MBLEDHJA E LIDHJES KU DO TË LINÇOHEJ KADAREJA (Intervistë)

E Djelë, 07.20.2014, 09:18am (GMT+1)


 

Mund të quhej dhe si një "vend pëllumbash", por një ditë gjithçka do të ndryshonte. Pas furtunës pak gjë do të mbetej si më parë. E fill pas saj, nuk do ishte e lehtë të mbijetoje e të ishte i të njëjtës pjesë, për të vazhduar shëtitjen me duar në xhepa korridoreve të godinës, pirjen e kafesë i pa shqetësuar në hollin e katit të parë dhe për më tepër të shkruaje letërsinë që të kishte lindur në zemër. Të qenit shkrimtar profesionist, pikërisht në Lidhjen e Shkrimtarëve do të kishte dhe një kosto jo të vogël. E në ca raste vetë kostoja ishte e barabartë me jetën e shkrimtarit...

...Sulejman Mato, shkrimtar i njohur e me një sërë botimesh në prozë e poezi, rrëfen për "Shekullin" se si kaloi furtuna e luftës kundër liberalizmin në art dhe letërsi, që nisi fill pas Festivalit të 11 në RTSH, e që do të pasohej me Plenumin e IV të Komitetit Qendror. Jo vetëm ai por dhe shumë shkrimtarë të tjerë do të përballeshin me furtunën e

Kur do të bëheshit pjesë e Lidhjes së Shkrimtarëve?

Në gusht 1967 u emërova në Lidhjen e Shkrimtarëve. Ishte koha kur po kërkohej "gjak i ri", njerëz që vinin nga baza. Në atë vit u caktuam 4-veta për në Lidhje: Agim Shehu, Viktori Qurku, Hyqmet Meçaj dhe unë, Sulejman Mato. Në atë kohë gjetëm të ishte në Lidhjen e Shkrimtarëve; kryetar Dhimitër Shuteriqi, sekretar i Përgjithshëm, Shefqet Musaraj, anëtar Ismail Kadare, Nasho Jorgaqi, Kolë Jakova, Abdurahim Myftari, Sterio Spase, Adelina Mamaqi. Për pikturën përgjigjej Foto Stamo, sekretar Partie ishte Ibrahim Ruçi, për marrëdhëniet me Jashtë, Aleks Çaçi. Unë punoja në të njëjtën zyrë me Gjergj Zhejin.

Cilat ishin karakteristikat e Lidhjes së Shkrimtarëve në fundin e viteve '60?

Ç'është e vërteta në atë kohë Lidhjen e Shkrimtarëve e gjetëm shumë Akademike. Mund të them se edhe mënyra e të shkruarit ishte e vjetruar. Pra Lidhja e Shkrimtarëve ishte e izoluar nga realiteti. Madje edhe ambientet e vilës së Musa Jukës, ku ishte vendosur institucioni i Lidhjes, ma jepnin këtë përshtypje. Në vitin 1970 Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve ndërroi godinë dhe u vendos atje ku sot është Ministria e Kulturës. Por anëtarët e Lidhjes ishin dhe të përkëdhelurit e sistemit. Unë gjithashtu u bëra pjesë e këtij segmenti. Të paktën deri në vitin 1973 kur më larguan prej saj. Isha shumë i ri kur u futa tek të "përkëdhelurit"

Përse mendoni se anëtarët e Lidhjes ishin të përkëdhelurit e sistemit?

Ata që punonin aty kishin shumë komoditet. Shkrimtarët e kishin mirë me shtetin e me partinë. Ne punonim 4 orë në ditë nga ora 09.00 deri në 13.00. Unë vetë punoja herë te revista "Nëntori" e herë të "Drita". Këro organe kishin redaktorë e korrektorë në organikë çka na e bënin punën më të thjeshtë. Por duhet thënë se gjithsesi kishte një frymë më liberale. Mund të them gjithashtu se socializmi ishte një eksperiencë pozitive për shkrimtarët dhe artistët. U dha shumë mundësi atyre.

Si trajtoheshin shkrimtarët në ato vite?

Trajtimi për artistët dhe shkrimtarët ishte i veçantë. Kishte leje krijimtarie, orar pune të reduktuar, dieta për të shkuar në bazë ku bëheshin takime me ekipe punonjësish dhe nxënësit e shkollave. Jepeshin çmime vjetore me vlerë të konsiderueshme në lek, përveç rrogës. Me sa më kujtohet Çmimi i Republikës kishte vlerën e 60-mijë lekëve. Por kishte dhe stimuj të tjerë. Ishim shumë të respektuar. Nëpër rrethe ne na prisnin si të ishim në udhëheqjen kryesore. Shkrimtarët që kishin pjesë antologjike njiheshin nga nxënësit dhe ardhja e tyre në shkolla pritej me lule.

Sipas jush a kishte disidencë në Lidhje?

Varet si luhet me këtë fjalë. Disidenca jonë ishte për të sjellë diçka të re në letërsi, si në tema ashtu edhe figura. Poezia ishte tematike por ne e çliruam. Isha unë, Viktor Qurku, Frederik Rreshpja, Moikom Zeqo e Xhevahir Spahiu. Në lexonim prozën dhe poezinë bashkëkohore dhe kërkonim të ishim në të njëjtat parametra me letërsinë botërore të kohës, por natyrisht pa dalë jashtë binarëve të realizmit socialist. Ajo ishte baza në letërsinë tonë. Por kishte mundësi të manovroje brenda kësaj hapësire. Megjithatë edhe brezit tonë i pëlqenin temat e luftës dhe e solidaritetit, ku pati plot prurje interesante.

Kur do të fillonte tronditja e komoditetit tuaj?

Gjithçka filloi pas Festivalit të 11 në RTSH, por u thellua shumë më tej. Në Lidhje filloi me një kritikë që Enver Hoxha bëri për poetin Xhevahir Spahiu. Në numrin e radhës së revistës "Nëntori", Enveri lexoi poezinë "Lisi" të këtij autori, ku mes të tjerash kishte dhe një varg ku thuhej: "Jam ai që s'jam, do jem ai që s'kam qenë". Xhevahiri e kishte fjalën për një dru lisi që pritej. Enveri tha se poeti ishte ndikuar nga filozofia ekzistenciale e Sartrit. Në parantesë duhet thënë se Enver Hoxha ishte njeri që e njihte letërsinë. Vërejtjen e tij na e bëri të ditur Dhimitër Shuteriqi i cili na mblodhi e na kërkoi të mos botonim më vargje të këtij lloji. Më pas Enver Hoxha foli me tone më të ashpra kur mbajti fjalimin: "T'i fshijmë me fshesë të hekurt..." pas së cilës filloi lufta kundër liberalizmit. Ne atëherë nuk e dinim se ç'bëhej lart. Disa prej shkrimtarëve kishin lidhje të forta miqësie me disa prej anëtarëve të nomenklaturës. Por, megjithatë u kuptua se kishte një luftë klanesh mes dy njerëzve që Enver Hoxha i kishte pranë, Mehmet Shehut e Ramiz Alisë gjë që pasqyrohej dhe poshtë.

Çfarë masash do të merreshin pas kritikave të para?

Fillimi i sulmeve në art e kulturë fillimisht u mor si diçka e thjeshtë. Në Lidhje u mendua se gjithçka do të fashitej me largimin e disa shkrimtarëve ku përfshiheshin: Sulejman Mato, Faik Ballanca, Viktor Qurku, Moikom Zeqo e Thanas Dino. Lista me këta emra fillimisht shkoi tek Ramiz Alia, por më pas iu paraqit Enver Hoxhës kur ai kishte pyetur "Ç'bëhet me Lidhjen e Shkrimtarëve?". U informuam se kur Enver Hoxha pa listën me emrat tanë tha: "Pse kjo është zgjidhja? Përgjegjësia në RTSH është e Todi Lubonjës ndërsa për kulturën e Tiranës të përgjigjet Fadil Paçrami" Plenumi i IV të KQ që do pasonte vuri theksin: "Kundër ndikimeve borgjezo-revizioniste në letërsi dhe në art". U kritikuan fort festivali 11, drama "Njollat e murrme", dhe pati dënime për disa shkrimtarë e artistë.

Po Ismail Kadare çfarë qëndrimi do të mbante në këtë situatë?

Në fakt Kadareja vetë ishte i sulmuar në këto kohë. Romani "Dimri i vetmisë së madhe" kishte bërë që të fillonte një sulmi i heshtur ndaj tij. Kritikët u kapën tek "gagarelët e rrugës së Dibrës" për të cilët shkruhej në roman. Për fat Enver Hoxha e kishte lexuar paraprakisht këtë vepër. Ismail Kadareja ishte treguar shumë i kujdesshëm, për më tepër që në roman kishte kapituj të veçantë ku ishte trajtuar figura e Enver Hoxhës. Madje për ta vënë me shpatulla për muri u organizua një mbledhje ku disa shkrimtarë kishin përgatitur pyetje të hidhura për të. Po atë ditë Enver Hoxha bëri një vizitë në kombinatin Metalurgjik në Elbasan. Gjatë takimit që pati mes punëtorëve, përveç të tjerave u përmend dhe vepra e fundit e Kadaresë. Edhe aty filluan kritikat ndaj tij. Por Enveri tha: "Ka dhe gjëra të mira ky roman. Për shembull, ka pasqyruar drejt luftën e Partisë tonë kundër revizionizmit. Si thoni ju?" Natyrisht të gjithë e kuptuan që Enveri po e mbronte Kadarenë dhe filluan kthesën. "Po, e ka pasqyruar mirë", u tha gjatë takimit dhe këtu debati u mbyll. Këto fjalë erdhën menjëherë në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe mbledhja që ishte organizuar për të sulmuar Kadarenë nuk u realizua. Ajo u shty për një kohë tjetër".

 

Plenumi IV shkaktoi vetëvrasjen e dy shkrimtarëve

Por si do të precipitonte Plenumi i IV i Komitetit Qëndror tek shkrimtarët? I pyetur në këtë pikë Sulejman Mato thotë: "Plenumi i IV i KQ tregoi se talentet e reja nuk u mbështetën siç u bë fillimisht, por u braktisën. Nga ai Plenum ne morëm një goditje nga ku se morëm veten kurrë. Pati largime nga Lidhja e Shkrimtarëve të disa poetëve e prozatorëve. Dy prej tyre e përjetuan keq këtë largim. Faik Ballanca vrau veten në shtëpinë e tij me armë zjarri, Viktor Qurku shkoi në fshatin e lindjes, Çorraj të Sarandës, e u hodh nga një shkëmb duke kryer gjithashtu vetëvrasje. Ndërsa unë vetë largimin nga Lidhja e përjetova butë, si një lëvizje që mund të më dilte dhe për më mirë".

 

Dritëro Agolli na bëri karakteristikat

Por si u motivua largimi i 5 shkrimtarëve nga Lidhja? Sulejman Mato shpjegon: "Akuzat ishin për liberalizëm dhe botim të materialeve që kishin ndikime të huaja. I dërguar nga Komiteti Qendror ishte Pipi Mitrojorgji. Duket qartë që ishte i orientuar kundër disa emrave. Megjithatë nuk u larguam menjëherë. Në atë kohë si sekretar i partisë erdhi Dritëro Agolli. Ai na thirri një nga një e na bëri karakteristikat. Kur lexoi karakteristikën time, ku flitej për gabime të karakterit liberal unë nuk e pranova. Pas meje nuk e pranoi as Viktori Qurku. Kjo karakteristikë të hapte shumë telashe, pasi atë do ta merrje me vete kudo do punoje. Dritëroi na tha se ne duhet të bënim nga një shënim që nuk ishim dakord me karakteristikën dhe ne e bëmë një gjë të tillë. Të njëjtin fat pësoi dhe Xhevahir Spahiu që e larguan nga "Zëri i Popullit".

 

Enveri telefonon në Lidhje

"Përgëzojeni Kadarenë nga ana ime"

Sulejman Mato thotë se Enver Hoxha do ta merrte në mbrojtje shkrimtarin Kadare, jo vetën për rastin e romanit "Dimri i vetmisë së madhe". Ai thotë se: "Kur Ismaili botoi poemën "Përse mendohen këto male", Enveri ka telefonuar personalisht në Lidhjen e Shkrimtarëve për të thënë: "E kam lexuar dy herë poemën. Përgëzojeni Ismailin nga ana ime". Me këtë poemë Ismail Kadare u laureua dhe me Çmimin e Republikës".

 

Në redaksinë e revistën "Nëntori"

Sulejman Mato u lindi në Fterrë, të Sarandës në vitin 1942. Mbaroi Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, dega e gjuhë-letërsisë shqipe në vitin 1964. Në periudhën 1965-1967 punoi si mësues i letërsisë në disa shkolla të qytetit të Beratit. Më vonë, (1967-1973), punoi si redaktor i revistës Nëntori, pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë. Në periudhën 1973-1976 ishte libretist në Teatrin Popullor. Në periudhën 1976-1985 punoi si mësues i gjuhës e letërsisë shqipe në shkollën e mesme Josif Pashko. Më vonë iu rikthye profesionit të libretistit në Teatrin e Operës e Baletit dhe në Ansamblin e Këngëve e Valleve Popullore ku punoi nga viti 1985 deri në vitin 1991. Drejtor i Agjencisë Qendrore të Tregtimit të Librit Arsimor (1973-1974). Kryeredaktor i gazetës Tirana Bashkiake, në Bashkinë e Tiranës (1997-2001)


LEONARD VEIZI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JANË CA QË GABOHENPoezi nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.19.2014)
ALPHONSE DE LAMARTIN DHE DE RADANga MOIKOM ZEQO (07.19.2014)
DO FLEJË MES LULEVEHaiku nga ADEM ZAPLLUZHA (07.17.2014)
TRUPI IM ME TAKON MUATregim nga KLEO LATI (07.17.2014)
IK E IK NËPËR ZHAPOKIKËTregim nga PËRPARIM HYSI (07.16.2014)
SILUETA TË PROFILIT NË IKJE - Mbi krijimtarinë poetike të Kolec Traboinit- Nga ANTON GOJÇAJ, Podgoricë (07.16.2014)
LUTJA E DËSHPRUEMENga ERNEST KOLIQI (07.15.2014)
LETRA E BABAITProzë nga NADINE GORDIMER (20 nëntor 1923 – 13 korrik 2014) (07.15.2014)
KAPITULLI I PARË NGA ROMANI 'TË NGJASHMIT OSE BASTARDËT'Nga THANI NAQO (07.14.2014)
RUGOVA DHE ZBULIMI I BOGDANITStudim nga KUJTIM M SHALA (07.13.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]