VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VALS I KËNGËS SË DHIMBSHME
Poezi nga SEJDI BERISHA

E Enjte, 07.24.2014, 04:49pm (GMT1)


FOTOJA DHE POEZIA TË REALIZUARA MË 17 SHTATOR 1994 MALL, KUJTIM APO HISTORI...?!

Në tokë jam
Për ta shijuar flakën e eshtrave tu
Shkrumbin e zemrës
Dashurinë në Urat e Bashkimit
Ec sonte deri në bebëzën e syrit
Atëherë do të shohësh dritaret plot shi
E nata kurrsesi nuk vjen
Hëna qan për kujtimet
Mëngjeset janë të largëta
E më merr malli për ylberin
Që s'e kapërceva
Në sy flakë në vesh dihama jote
Po bie shi në dhomën time
Ktheu nëse rruga të bie këtej
Qajmë për t'u gëzuar së bashku
Mbi Urën e Shenjtë gurëzova gjinjtë
Tërë Dukagjini ujitet me qumështin e tyre
Në tokë jam
O vals i këngës së dhimbshme
SEJDI BERISHA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.