VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - IDIOTI I PARAFUNDIT...Tregim nga ARDI OMERI

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 03:23pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
IDIOTI I PARAFUNDIT...
Tregim nga ARDI OMERI

E Premte, 07.25.2014, 09:15am (GMT+1)



Ishin ne nje korridor te erret, ngjitur trup me trup, kapërthyer krahësh dhe putheshin...
Ai i kish kapur kokën nga pas me gishtërinj futur ne flokë dhe e tërhiqte pas vetes. Hera herës i ulte kokën nga pas duke e tërhequr lehte nga flokët, dhe goja e saj u hapte me shume, gjuha i futej ne gojën e tij gjithë epsh e luante me gjuhen tjetër...
Gjoksi i saj ish ngjitur me gjoksin e tij ndërsa mesi lëvizte sikur kërcente ça-çaça...
Ashtu duke shtyre njeri tjetrin hapen derën e nje apartamenti dhe ai me njërën këmbë e mbylli derën sapo u futen brenda.
Duke kërcyer ate vallëzim ne puthje e prekje trupi "qorrazi" përfunduan ne dhomën e gjumit mbi krevat dopio.
Nuk di ne ishte shtëpia e saj apo e tij, apo nje shtëpi e marre hua!
Nuk di, ndoshta ishte nje dhome hoteli a moteli por papritur u dëgjua nje zë,
-Çfarë the, si?
-Jo te betohem e thashë qe ti je shume i mire, ne ate sens!
-Ti je me mua këtu dhe.. O perëndi , ky është kulmi!
Ai ndërkohë qe mallkonte po vishej ndërsa ajo i përgjërohej te ndalonte:
-E ke gabim zemër, se kupton qe ai është nje kapitull i mbyllur, e përmenda thjesht se ti puth aq ëmbël sa as ai qe me kish "mbërthyer" trurin nuk arrinte te me tërhiqte kaq shume.
- E kupton qe po vazhdon e po degjeneron veten tende po me mire hesht, hesht se je me mire kështu e dhier e pa ere se kur flet te vjen dhe era...
Fjalët e fundit dukej se i kishin vene kapak!
Ne fakt ajo nuk foli me, nuk dëgjohej me asgjë.

***
Albi priti dhe pese minuta e u fut ne nje bar aty afër.
"-As Perëndia nuk pritet me shume se pese minuta",- Nje kafe ju lutem, ah dëgjo, edhe nje fërnet branka pa akull, lishio, faleminderit!
"Dreqi e mori, ajo me pëlqen! Po sikur t marr ne telefon, mbase ka pasur ndonjë pune?"
-Alo, po ku je mi yll?
-Me fal po ka shume trafik, dhe jam bllokuar ne afërsi te Piaces, pas muzeut historik kombëtar. E di ç'ke ti, perse nuk vjen këtu, une po parkoj makinën se sapo pashe nje vend bosh e po te pres ne ndonjë nga këto lokalet këtu,si thua? Zëri i saj pak bindes e pak lozonjar i mbushi mendjen:- Ok me prit se erdha!
Ai pa u menduar fare u çua te dilte dhe desh u përplas me kamerierin qe po sillte porosinë:-Nuk e pishe kafene!?
-Dëgjo, sa te detyrohem se ashtu me doli nje pune e me duhet te vrapoj!
-Jo, s'ka problem zotëri,- kamerieri i ktheu shpinën pa pritur asnjë lloj tjetër shpjegimi.
Pas jo me shume se dhjete minutash Albi ndodhej ulur me Erjetën ne kafe, aty ngjitur me nje shatërvan qe nuk punonte.
Kalimtaret kthenin kokën te detyruar nga toni i larte i çiftit dhe shikonin lëvizjet "sa me duar e me këmbë" te te dyve!
Pas pak ajo çohet dhe ikën. Albi e ndoqi me sy nga pas pa lëvizur nga tavolina.
Ajo mori rrugën me këmbë drejt semaforit te rruges se Durrësit, ndaloi te dilte jeshilja dhe kaloi ne trotuar tjetër.
Ai piu kafene e tij dhe pastaj ktheu nje gllenke nga gota me alkool e saj.
U dëgjua nje zile telefoni.
Albi futi dore nen xhep aty ku mbante telefonin e tij, e nxorri, shtypi ok dhe e vuri ne vesh.
Çuditerisht zilja binte akoma!
Zgjati kokën nga karrigia përballë e pa çantën e Erjetës. Zgjati dorën, e hapi e mori telefonin qe vazhdonte te binte. Sapo e mori ne dore zilja pushoi, Pa emrin e marrësit ne ekranin e vogël!
"-O perëndi!
Po a nuk me tha qe jam me makine, si ka mundësi iku me këmbë? Atëherë s'paska qene me makine!"
Tring,- nje zile ndryshe lajmëroi qe ne telefonin e saj erdhi nje sms. Nuk ju durua, kureshtja dhe inati e shtynë te lexonte sapo pa dërguesin e sms-se.
-Zemër kam gjysme ore te Taiwani brenda, kam zënë nje qoshe siç me the ti, ku dreqin je se kam mbledhje pastaj!?
"Pra, ajo nuk paska heq dore nga ai qe me thotë kam disa muaj qe nuk flasim, qe është histori e mbyllur, se ai është kështu e ashtu, pra ajo vazhdon njëkohësisht me mua dhe me ate!"
Albi mori çantën e saj dhe pasi pagoi u drejtua me nxitim për nga Taiwani.
Ne lokal nuk e pati te vështirë ti gjente me nje te hedhur te syve. Ishin ulur ne nje qoshe ne krah te djathte dhe ajo njihej nga kurrizi , ai ishte përballë tij, por meqë nuk njiheshin Albi u afrua pa rene ne sy.
Kur ishte vetem dy metra afër tyre dalloi duart e tyre qe ishin kapur me njëra tjetrën dhe duke u afruar dëgjoi:- Te kam zemër, me beso, s'të kam tradhtuar kurre, për koke te djalit te vetem!
-Me falni qe po ju ndërpres,- Albi kish hyr ene mes te deklaratave te tij me nje ciniken dhe dëshirë injorimi te papare.
-Zemër, harrove çantën qeparë tek shtëpia ime, ato buze kuq e vegla te tjera tualeti eja merri kur te duash, por me telefono me pare se mos kam gruan ne shtëpi e te sheh.
I lëshoi Erjetës çantën ne prehër dhe i ktheu kurrizin te dyve qe ndoshta kishin harruar te merrnin fryme...

***
Ema hyri bashke me Martën ne studion e kësaj te fundit. Kishte gjithnjë kënaqësi kur shikonte punimet e saj.
"Si shtrige është dreqi por pikturat i bën te bukura"
-Sa bukur e ke bere ketë!
-Ema, eja këtej, shihe pak këtë punimin e fundit
-Ua, sa e bukur, çfarë është kjo, prit, prit ta gjej vete. Une këtu shoh nje perëndeshë te shtrire, mbuluar me nje vello dhe dy dashnore qe i bëjnë fresk,e gjeta?
-Ha ha ha, - Marta nuk mbante dot te qeshurën,- jo mi motra jo, ajo është nje vajze e thjeshte qe për nga bukuria është si nje princeshe përrallash dhe këta janë dy pretendonte, por bukuria është tek frutat ne tavoline, shikoi varietete, ka molle, ka shege, ka ftonj dhe dy fiq, ka dhe nje pjeshke, a nuk janë këto frutat e dashurisë, shikoje shegën a nuk te shkon goja lëng kur e sheh, po atyre a nuk i ka shkruar?
-Mmmmm, fiks, tamam çast, ata shohin frutat e dëshirojnë frutin, hahaha, po janë dy, apo ... Hahahahaha, e pse jo, ne sot kemi turp, ata ne ate kohe ishin me moderne ne antikitetin e tyre mesjetar, i ndanin frutat mes tyre, Hahahaha...
-Ha ha ha ha,- si kalove sot, me thuaj, kishe ndonjë gjë apo kot për vizite?
-Jo, kot, te shoh pak ç'ke bere e pastaj nje xhiro këtej nga lagja jote me jep kënaqësi, Hahahaha!
-Vazhdon akoma ai te te gjuaj apo jeni ne faze me te avancuar?
-Shtrigusheeee. no more, no more!
U dëgjua telefoni dhe Ema pasi pa kush ishte, u përgjigj:- Mirdita juaj, po hirësi po, hahaha, pa tjetër, mmm, po , po, erdha , jam me Martën te shtëpia e saj, dy minuta jam aty. Mire, mire po i them, mire u pafshim!
-Te fton Albi te pimë diçka te Vila Ambasador do vish?
-Jo, kam ca pune këtu ik ti.
Ema mori nje taksi aty poshtë shtëpisë se Martës, nuk dëshironte te binte ne sy, e njihte mire këtë zone, këtu banonte Ai, sa here futej gjoja për te minimarketi dhe ngjitej lart ne apartamentin e tij sekret.
-Sa shpejt erdhe, sikur fluturove!
-Te me ftosh ti për kafe e mos te fluturoj, eh i dashur, sikur ta beje dhe ti kështu, po s'ka gjë, me kohe do kuptosh qe dashuria jone e ka bazën ne respektin reciprok, ne besimin mes njeri tjetrit, si atëherë para dhjete vjetësh kur u martuam dhe sot, apo jo?
-Prandaj te dua shume une ty e s'të kam tradhtuar kurre se te kam te mençur dhe besnike. Pimë nje kafe se dua te këshillohem me ty për diçka, mire.
-Po pse me kaq urgjence, nuk flisnim dot ne shtëpi?
-Jo, me duhet tani, kam nje projekt qe duhet ta diskutoj me koleget sepse do e paraqesim pasdite e une jam ne dilemë, por pimë nje kafe e flasim. Sa e mire je, sot me dukesh me e hijshëm se ditën e pare qe te kam njohur.
-Ngadalë ngadalë se po na skuq, çfarë ke kështu sot, mos ke pire gjë hashash, hahaha...
Albi thirri kamerierin me dore.
Nje makiato me qumësht te ftohte te lutem ,- i tha Ena qe kuptoi qe ishte për te thirrja.
-Po ti çfarë bere sot,- Albi dukej ne siklet sikur koha po e vriste e dëshironte ta thyente me pyetje absurde. E kuptoi dhe Ema qe qeshi me djallëzi.
-kurgja, kurgja i dashur,- kish fol me dialekt Shkodran, dhe Albi e dinte, ne këtë moment ajo bluante.
Tring, Tring,- telefoni e shpëtoi.
-Po, Albi jam, urdhëro. Natyrisht, jo e kam gati, po, patjetër, ashtu, me mire atëherë. Mire, po nisem direkt, sa te kryej diçka dhe nisem, shume me mire, kaloj une nga shtëpia dhe e marr. Mire ju gjetsha. Po , po, mos kini merak, ne darke do te jem aty, mirupafshim.
"-Hajde skenar hajde!". Ema bënte sikur se dëgjonte bisedën...
-Me duhet te nisem për ne Vlore, ai projekti u shty për prezantim por mund te marr nje nga ato vilat e bllokut për rikonstruksion total, janë nje tufe me leke zemër,- Albi e shihte Ëmën ne sy dhe kuptonte qe ajo po dyshonte.
Me duhet te kaloj nga Arditi se do vije dhe ai pa tjetër. Me fal ti mua?
-Pa tjetër i dashur, është puna jote, ndiqe mire e jo thjeshte për leke, por sepse kjo te jep jete, dhe çdo gjë e tille s'duhet lënë pas dore.
Ema u çua gjysëm trupi dhe e puthi ne buze,- ik zemër ik se bëhesh vone, ik se e paguaj une llogarinë këtu.
Albi s'u mendua dy here, dukej i çliruar nga nje ankth.
Hipi ne makine dhe u nis me te shpejte. Pas dy tre qind metrash ndaloi, hapi derën e pasagjerit.
Gruaja qe rrinte ne trotuar, sapo u hap dera hipi si nje karkalec me te shpejte dhe makina u nis.
-O ç'kam heq, ajo dyshoi, por telefonata jote erdhi ne kohe.
Tani me duhet te marr Arditin e ti them qe ne se e pyet Ema ti thotë qe është me mua ne Vlore.
Une jam mërzitur, me zor ika nga shtëpia. Ai i mi nuk dyshon por kur i thashë qe do vete ne Durrës te mami, me tha po vi dhe une. Llafi nxorri llafin e me tha me çfarë do ikësh. Me furgon i thashë, e me ka shoqëruar deri te furgonat, me hipi e priti derisa u nisem.
-Po si ja bere?
-Zbrita te Zogu i zi, hahaha, pse kot jam femër une, na pjell mendja ne, hahahahaha
-Njësh je, afrohu te te puth pak- Albi e puthi ne buze me shume dëshirë e gëzim.
Alma mbylli sytë pas puthjes dhe u mbështet ne sedilen e makinës.
"Ai dreq puth si shume mire, po une ç'dreqin pata qe fola me zë ate qe mendoja? Sonte do kaloj me Albin përsëri nje nate, ky është i çmendur, bën seks ne njëmijë pozicione, për këtë e dua, pastaj është dhe kavalier..."

***
Ema u çua pa pire kafen dhe doli ne krahun tjetër te viles.
"Ç'ne qe me thirri, vetem për te justifikuar ikjen, vetem sepse nudo vinte sonte ne shtëpi, apo mos ka nder mend ndonjë gjë tjetër, hajde merri vesh burrat s'ka dreq qe i kupton, edhe pse une jam Engjëll dhe dreq bashke, hahaha",- mendimi i saj e kish bere te vinte buzën ne gaz.
U ul ne nje tavoline, nxorri telefonin, formoi nje numër, nje zile dhe priti.
Pas disa minutash nje telefonate.
-Jam e lire do vish? Aty ku mua ma bëjnë kafen e mire, hahaha...
-Te ambasadori, mire me prit po vij, apo ikim te ajo qoshja jone me vatër?
-Mire, me bukur atje edhe pse s'po bie shi, hahaha, takohemi atje pra. Te puth!
Mori nje taksi dhe u nis drejt kodrave te Saukut.
" Palmanova është me e bukur se ku do Ai, por une e di qe atje Ai është i njohur dhe une po ashtu. Nejse, sonte po shkryth pak kockat me kënaqësi...
Si është kjo jetë, të tjerë duam, të tjerë na duan e me të tjerë rrimë!
Ai idioti im kujtoi se nuk e kuptova që po ikte me ndonjërën, dhe unë po shkoj me dikë.. Jemi një cirk idiotësh që rregullohemi me njëri tjetrin e bëjmë për të qeshur njeri tjetrin, jemi me auto rregullator!"

Ardi OMERI

Nga "Udhetari i Perjetshem" tregime&novela
ARDI OMERI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BOTA GOMARESKE(Satirë e „ëmbël“)Nga AGIM GASHI (07.24.2014)
VALS I KËNGËS SË DHIMBSHMEPoezi nga SEJDI BERISHA (07.24.2014)
PABLO NERUDA, AMBASADOR NË PARIS, NË VEND TË PERSEKUTORËVENga LUAN RAMA, studiues (07.24.2014)
UNË DHE HEMINGWAYNga MARLENE DIETRICH (07.22.2014)
FADIL KRAJA NË PANTEONIN E SHQIPTARISËNga ARJAN SUKNIQI (07.21.2014)
DASHURIA JO GJITHMONË E DËGJON ZËRIN TONËCikël poetik nga FRANCESCO PETRARCA (20 korrik 1304 - 19 korrik 1374)Shqipëroi: ELIDA BUÇPAPAJ (07.20.2014)
SULEJMAN MATO - SI U ANULUA MBLEDHJA E LIDHJES KU DO TË LINÇOHEJ KADAREJA (Intervistë) (07.20.2014)
JANË CA QË GABOHENPoezi nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.19.2014)
ALPHONSE DE LAMARTIN DHE DE RADANga MOIKOM ZEQO (07.19.2014)
DO FLEJË MES LULEVEHaiku nga ADEM ZAPLLUZHA (07.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]