VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHI PRANVEREHaiku nga libri 'Një grush dashuri' nga ADEM ZAPLLUZHA

                                                                                      

E Enjte, 04.18.2024, 06:42am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
SHI PRANVERE
Haiku nga libri 'Një grush dashuri' nga ADEM ZAPLLUZHA

E Premte, 07.25.2014, 07:32pm (GMT+1)


          
Shi pranvere,
dashuria e jonë
në vjeshtë fishken gjethet.

         ***

Po venitën zambakët,
në gjëmën e Lumëbardhit
sërish çelin lulet.

 









        ***
         
Në zemrën e trishtuar
si një det dallgësh,
përmbyten ëndrrat.

         ***

Punë që s'bëhet
stoli në park,
paska mbetur në vetmi.

 










         ***
         
Unë isha i fundit
kur e pashë lulemëllagën,
me degë të thyer.


         ***
Edhe luledielli,
si ti e dashur
i përngjante diellit.
          
          Prishtinë, 09 janar 2014

 






                                                                                                       

          ***
           
Mbrëmë nuk ishte fillimi,
por as fundi
gjeneza kishte filluar.

          ***

Mbi një flluskë vese,
si arka biblike
notonte mëngjesi.

 










          ***
          
Ishte shumë herët
ose tepër vonë,
për dështimin e ditës.

          ***

Mes dy lojërave
duhet zgjedhur lojën,
e cila kurrë s'përfundon.

 










          ***

Edhe gjethi i fundit
i vjeshtës,
hyri në gjumë.

          ***

Stinët janë si hijet,
kurrë nuk takohen
njëra me tjetrën.

 










          ***
         
Pas dështimit të errësirës,
njëherë e përgjithmonë
dolëm përtej dritës.

          ***

Mbi disa gjethe vjeshtake
si në legjendë,
notonte stina e përlotur.

 
 








        ***
         
Po të isha saksi,
i kisha puth
të gjitha vashat sybajame .

         
        ***

Më fal kësaj radhe
gabimisht besova,
vazhdimësisë së gënjeshtrës.

 







       ***
                 
Nëse vonohesh
asgjë s'do të jetë,
siç ishte dje.

   



     ***
Ti beson në dashuri,
kurrë nuk pyete
cilën lule e dua.

 










         ***
         
Ishte tepër vonë
kur binte shi,
në kopsht zbriti nata.

          ***

Shumë folët për Parajsën,
por asnjëherë
nuk deshët të vdisni.

 


ADEM ZAPLLUZHA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJARPËRI PIKALOSH, AKREPI BISHTGJYSMËPËRDREDHUR DHE HARABELI SQEPVERDHËFabul nga XHEVAHIR CIRONGU (07.25.2014)
IDIOTI I PARAFUNDIT...Tregim nga ARDI OMERI (07.25.2014)
BOTA GOMARESKE(Satirë e „ëmbël“)Nga AGIM GASHI (07.24.2014)
VALS I KËNGËS SË DHIMBSHMEPoezi nga SEJDI BERISHA (07.24.2014)
PABLO NERUDA, AMBASADOR NË PARIS, NË VEND TË PERSEKUTORËVENga LUAN RAMA, studiues (07.24.2014)
UNË DHE HEMINGWAYNga MARLENE DIETRICH (07.22.2014)
FADIL KRAJA NË PANTEONIN E SHQIPTARISËNga ARJAN SUKNIQI (07.21.2014)
DASHURIA JO GJITHMONË E DËGJON ZËRIN TONËCikël poetik nga FRANCESCO PETRARCA (20 korrik 1304 - 19 korrik 1374)Shqipëroi: ELIDA BUÇPAPAJ (07.20.2014)
SULEJMAN MATO - SI U ANULUA MBLEDHJA E LIDHJES KU DO TË LINÇOHEJ KADAREJA (Intervistë) (07.20.2014)
JANË CA QË GABOHENPoezi nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]