VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHI PRANVERE
Haiku nga libri 'Një grush dashuri' nga ADEM ZAPLLUZHA

E Premte, 07.25.2014, 07:32pm (GMT1)


          
Shi pranvere,
dashuria e jonë
në vjeshtë fishken gjethet.

         ***

Po venitën zambakët,
në gjëmën e Lumëbardhit
sërish çelin lulet.

 









        ***
         
Në zemrën e trishtuar
si një det dallgësh,
përmbyten ëndrrat.

         ***

Punë që s'bëhet
stoli në park,
paska mbetur në vetmi.

 










         ***
         
Unë isha i fundit
kur e pashë lulemëllagën,
me degë të thyer.


         ***
Edhe luledielli,
si ti e dashur
i përngjante diellit.
          
          Prishtinë, 09 janar 2014

 






                                                                                                       

          ***
           
Mbrëmë nuk ishte fillimi,
por as fundi
gjeneza kishte filluar.

          ***

Mbi një flluskë vese,
si arka biblike
notonte mëngjesi.

 










          ***
          
Ishte shumë herët
ose tepër vonë,
për dështimin e ditës.

          ***

Mes dy lojërave
duhet zgjedhur lojën,
e cila kurrë s'përfundon.

 










          ***

Edhe gjethi i fundit
i vjeshtës,
hyri në gjumë.

          ***

Stinët janë si hijet,
kurrë nuk takohen
njëra me tjetrën.

 










          ***
         
Pas dështimit të errësirës,
njëherë e përgjithmonë
dolëm përtej dritës.

          ***

Mbi disa gjethe vjeshtake
si në legjendë,
notonte stina e përlotur.

 
 








        ***
         
Po të isha saksi,
i kisha puth
të gjitha vashat sybajame .

         
        ***

Më fal kësaj radhe
gabimisht besova,
vazhdimësisë së gënjeshtrës.

 







       ***
                 
Nëse vonohesh
asgjë s'do të jetë,
siç ishte dje.

   



     ***
Ti beson në dashuri,
kurrë nuk pyete
cilën lule e dua.

 










         ***
         
Ishte tepër vonë
kur binte shi,
në kopsht zbriti nata.

          ***

Shumë folët për Parajsën,
por asnjëherë
nuk deshët të vdisni.

 


ADEM ZAPLLUZHA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.