VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
GLOBI YNË, GJYSMË TOKE E GJYSMË LOTI Cikël poetik nga SHABAN CAKOLLI (1958-2014) E Martë, 07.29.2014, 06:03pm (GMT1) ELDORADO Aty sundon vetëm një stinë: gjethet thahen në bebëz ku bën vapë tropikale. Aty mbretëron vetëm një kohë: Doruntina do t´mbetet pa u martuar se treqind krushq kanë humbur rrugën deri te shtëpia e saj. Çika potureshë këndon balada me një kurorë gjaku në kokë. El Dorado është ëndrra jonë shekullore MALLËNGJIM Motra kur u bë nuse hapi portat e ngujuara të një stine të re. Qerrja e kuqe me katër rrota kohe kaloi mbi fëmininë e saj. Motra iku! Ç´zog do të këndojë në drurin e manit mallin e saj. PËLLUMB I HUAJ Ai nuk e njeh qiellin tim që e ruaj në bebëz. Di të fluturojë vetëm mes reve me tym që na i ngulfasin mushkëritë tona fshatare. Më kot shikojmë nga qielli ai asnjë lajm nuk do t´na e sjellë nga shtëpitë tona mbuluar me mall. Edhe gugatjen e ka në gjuhë të huaj As dreqi s´i merr vesh figurat që bën tek fluturon nëpër qiell. Më mirë është t´ia vënë një degë dafine në sqep dhe të lutemi të na sjell paqe në këtë globin tonë gjysmë tokë e gjysmë ujë loti ARBËRIA Më e moçme se Hëna është Arbëria, rrënjët i shtrin tek mitet ilire ku perëndesha Dea qumësht i jep gjarpërit të shtëpisë. Ëndrrat arbërore me Qerren e Diellit udhëtojnë për të pushuar në svastikën e djepave tanë. Derisa flenë arbërorët dy shqipe të pagjuma ëndrrat na i ruajnë netëve me hënë. EMËR I NEMUR Udhëtarë të territ hyjnë dhe dalin nga dera në derë ecin për teh të thikës duke u përpjekur të kërcejnë në humnerë hapur në anatemë si fëmijë të humbur thellë në pyll lajkash e trishtimi U lexohet në dritën e syve mallkimi i territ ngrysen e gdhihen me një vel mërzie Nuk kanë shteg as prag s'dijnë kah nisen, as ku ndalen me këtë rrugë muge emër të nemur gurbet LOT KOSOVE Sllav e shkja dhe djalli i zi na lakmuan edhe gjelbrimin e fushave tona në sy As me vetëveten s' lanë të flisnim njerëzisht për njerëzimin se njerëz s'ishin Shkilnin tokën tonë të bukës me thundrrat e tyre me brirë therrnin qiellin e kaltër të bebëzave tona Zjarrin që ka Kosova për liri tund dheun dhe shpërthen deri në qiell duke djegur e pjekur mustakët e miu në fytyrat satanike Kur shiu i lotëve pushoi rreze lëshoi liria dhe me foshnje u mbush shtëpia. PËR TY DRITË Flakadan lirie që ndriçonte nëpër zemrat tona me shekuj Shekull pagjumësie është ky ç' të bëjmë me ty në cilin qerpik si në shandan të vëmë në cilin qiell të bebëzave tona të grisura Tokë e shenjtëe e Kosovës me këtë florë të kuqe gjaku me xixëllonja stralli që dalë kanë nga nga limfa jonë KUR MA VRANË KËNGËN Unë, rapsodi i harruar këngën e kam pëlcitur në një kohë të perënduar jehonën e saj e lashë peng anë e kënd nëpër Dardanë por, atë ditë që nga nëna më ndanë shpirtin ma dogjën dhe këngën ma vranë BETIM NË VETE Nuk ndahem gjallë prej teje gjaku im je ti nëpër dje dhe vetëm për ty vdekjes përballë i rri. DARDANIA Trupin në valë emrin në flakë Dardania plakë. Në valë-nuk mbytet në flakë-nuk kallet jeton-nuk ndalet. Në gjak -ujitur plagosur në zemër prap jeton-ka emër. Erdhi nëpër furtunë trupin-flori emrin-LIRI. POETI Nuk e di nëse trupi i pikon gjak por e di,brenda tij kallet një oxhak Në mes mallit e dhembjes urnë që kallet digjet në heshtje-bëhet prush dhembjet e tij s´i kupton askush!... KITARA E FJALËS Prej se jam lindur jetën e ndjej dhe e mbaj në mend mirë ashtu si ishte dhe kështu si është e jo si desha unë por s´i deshi ajo. E IMJA ËSHTË KJO TOKË Çka shohin sytë Dhe shumë më përtej Janë trojet e mia Gjaku i diellit tim Çka shohin sytë Dhe shumë më përtej Është qielli im Është mhënë e atdheut. Çka shohin sytë Dhe shumë më përtej Është fusha e rrafshët Udha e dy Drinëve. VENDI IM Natë për natë shëtis nëpër kosmosin me hënë buzë lumit të atdheut pranë arave dhe kopshteve malli s´ikën nga unë as kur hëna ikën prapa gjelbërimeve ORA JONË Gjurmë pas gjurme bjeshkë pas bjeshke na ndoq sopata shpatën nëpër shekuj Këtu varrë e atje varrë më bëhet shpirti mulli ere në skëterrë pas skëterre deri kur të bredh me bredh kështu,o shpirti im? nga të palarat e botës pelim Këtu s' jam atje s'më lënë, o nënë qenia ime e ndarë në dysh në udhëkryq -- Shaban Cakolli
ShkrimetKa shkruar publicistikë duke bashkëpunuar në revistat dhe gazetat shqiptare, si dhe ka botuar këto përmbledhje poetike: "Tokë Dardane" "Loti i Atdheut" "Deti i Qiellit" "Krisma e Fjalës" Shabani ka në pregatitje e sipër edhe një mori përmbledhjesh poetike, si dhe është përfshirë në antologji poetike në gjuhën shqipe dhe gjermane. Ka bashkëpunuar me gazetat: "Zëri i Kosovës", "Bota Sot", "[[Rilindja (gazetë)|Rilindja", "Emigranti", "Kosova e Re" si dhe revistat "ZËRI", "REPUBLIKA", "FJALA", "RRUGA E JONË", "DORUNTINA", etj. JetaShaban Cakolli u lind në Krilevë në Kamenicë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Dardanë, kurse studimet në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Me shkrime ka filluar të merret qysh si nxënës. Shkruan poezi, prozë dhe publicistikë. Shkrimet e tij janë botuar në gazeta dhe revista që botohen në Kosovë dhe diasporë. Jetoi dhe krijoi në Gladbek të Gjermanisë. BotimeKa botuar vëllimet poetike: "TOKË DARDANE", "LOTI I ATDHEUT", "DETI I QIELLIT" dhe "KRISMA E FJALËS", kurse la në dorëshkrim edhe disa vëllime tjera. Disa shkrime të tij janë përkthyer në gjuhën gjermane, turke dhe kroate. Është i përfshirë në antologji gjermane dhe disa antologji poetike shqipe në Kosovë dhe diasporë si dhe ishte në Lidhjen e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve shqiptarë në Gjermani(LSHAKSH). SHABAN CAKOLLI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |