VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FIRMA E RRAHMANITKujtimit të Sejfulla MaleshovësTregim nga PËRPARIM HYSI

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 01:27am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
FIRMA E RRAHMANIT
Kujtimit të Sejfulla Maleshovës
Tregim nga PËRPARIM HYSI

E Mërkurë, 07.30.2014, 01:08pm (GMT+1)


- A ndalesh një dekikë, mor jaran?!
Ktheva kokën dhe, kur pashë që ky që po më thërriste qe Rrahmani, frenova këmbët dhe për t'u bërë disi më i afërt me të (në të vërtetë kisha të njëjtën afinitet që kisha për timatë), po në të folmen e tij, iu përgjigja:
- Nji ku më ke mixha Rrahman! Dhe, për të shuar kuriozitetin e të gjithë atyre që do ta lexojnë, paraprakisht u them: Mixha Rrahman Maka , se për të dhe do tregoj, ishte komshiu ynë në fshat, me origjinë prej Bosnjeje. Qe nga ata bosnjakët që nuk kishin vështirësi ta flisnin shqipen: kishin jetuar në NOVI PAZAR, ku,siç thoshin, kish shumë shqiptarë. Por... dhe, nën këtë trysni që ushtron kjo lidhëse qeshë dhe unë, kur frenova që të dëgjoja pse duhet të ndaloja.
Erdhi drejt meje (unë njëzet vjeçar dhe ai i kish kaluar gjashtëdhjetë) dhe, tek rrokëm duarët për t'u përshëndetur, më tha:
- Hej, more jaran, kam ra në nji "usta" shkollet që ku-ku për ty! Medet me të vu ty përballë atijna? A ndjen ça po të them? Qebesa veç aj dhe Pejkamberi dijnë aq. E kurse ti dhe shokët e tu veç u grahni cullëve dhe ça di veta.
Unë e dëgjoja me politesë dhe as më rëndej, në më shante se si mësues as që i hyja më në sy, sa kish hasur në këtë "usta" që vinte fill e pas Pejkamberit të tij.
- Mixhë,- e ndërpreva,- po si ke ra në këtë "usta", ani unë nuk ta mbush synë.
- Siiiii?- e zgjati pyetjen, sikur do të fitonte kohë. Por nuk rashë unë, jaran, por qe ai që më gjeti. Më gjeti dhe, tak- fap, sa hap e mbylli sytë, ma ka msue firmën, ore.
- Po kur ta mësoi kaq shpejt firmën, kur ti as di që të shkruash dhe as të lexosh?
- Eh, allahile, kështu qe dje more jaran, po nga soti tash po e sheh ti Rrahman Makën kur po e hedhi frimën tak-fap, siç heq e vë këtë "plisin" e bardhë mbi kokë. Tek më pa që e vështroja dyshues, më erdhi në ndihmë.
-A nuk beson,a? Qit, more nga ajo çanta jote e mësuesit nji fletore e tash po e sheh sa pare të ban nji ajo shkolla jote dhe çfarë "ustait" kam gjetur veta. Bëra sikur i besova dhe për t'ia bërë më të lehtë "firmën", i them: - Mixhë, mua më mjafton fjala jote, po a mundesh me m'tregue si të "gjeti" dhe si ta mësoi firmën "ustai"?
* * *
U ulëm mu aty ku u takuam, se mixha Rrahman nuk ish nga ata burra që duhet të flisje në këmbë. Qe vjeshtë. Vëndi qe i thatë dhe, ndërsa prisja rrëfimin e tij, e pashë që, tek zuri vënd mirë e mirë, nxori kutinë fafont të duhanit dhe, pasi e drodhi si një terjaki i vërtetë, nxori nga xhepi i brëndshëm i xhaketës një cigarishte të gjatë, punuar me ornamente që qe, me të vërtetë, e bukur. Cigarishtja e gjatë tek buzët kishte një pjesë të qelibartë që qe verdhur nga nikotina. Mbasi mbaroi punë me anën "teknike", as që e hapi gojën deri sa tymosi tërë kënaqësi. Mua nuk ma zgjati, se e dinte mirë që, dhe po ta pija, në sy të tij as që do guxoja, kur sapo kisha vënë brisk në faqe. Unë prisja, por dhe ai nuk po ngutej.
- Ndodhi dje, more jaran! Kam shkue në Fier me e dorëzue dohanin në magazje të ngrumbullimit. E kam çue kierren bash tek dera e depos. Asht çue aj, makaziu, dhe po vren disi kualiteitn dhe, pasi e peshon, më ban za:
- Kosov, hajde me hudh firmën! Më thirri kosov nga plisi mbi krye. I them:- Jam bosnjak, jaran! Ani,po më thotë, se dhe ju burra të gjatë jini si kosovarët. E më pyet apet:- Si të quajnë. more burri nga Bosnja?
-Rrahman Maka!- i jam përgjegj veta.
- Afrohu, bosnjak, me vu firmën!
Kur kam hy në makzje, ia kam zgjat gishtin me ma lye me bojë si punë firmet dhe aj:
-Pse ma zgjat gishtin?
-Se nuk di as me shkrue dhe as me lexue.
- Po as për firmën?
-Qebesa, jo-e!
Eh, more bosnjak që më je i gjatë sa një lis dhe don të firmosësh me gisht!- e ndjeva që e tha ashtu ulti. U mendua nja dy dekika dhe më ka thanë:
- Afrohu këtu! Jam afrue. - Pa hiqe një vijë të drejtë,por të shkurtë. E kam ba. Tash,- më ka thanë apet,- mbi nji këtë vijën e drejtë, ma baj nji tjetër, po kryq. E kam ba dhe njiat! Tani edhe nji tjatër,edhe nji tjatër, bash si ai psheshi i tërhanasë kur ta ban jotshoqe. Dhe, për njiat Zot, kam ba si po më thojte. Doli nji farë zhgarravinet, jaran.
-Sa vija hoqe, poshtë e përpjetë?- më ka pvet.
-Gjashtë!
- Mbaje mend! Kjo asht firma jote mbas sodit,- më ka thanë. - Ha dhe dishka më ka thanë:- Rrahman, mbaj mend gjashtë vizat dhe vrej këtuna: firma sa më e keqe me kanë,aq ma mirë asht. E kam rrok në qafë atë farë ustait dhe, prej sodit, Rrahman Maka po ta "psheshi" firmën bash si ma ka mësue "ustai". Natyrisht, unë qesha me firmën "pshesh" të RRahmanit dhe tek e urova për këtë firmë, e pyeta:
- Po si quhej ai "ustai" aq i ditur që punonte makazinier?
Mixha Rrahman, solli sytë rreth e rrotul, dhe, kur pa, që nuk "rrezikonte" për më tej, ma priti:
- Sejfulla Maleshova e quejnë, jaran. A ia ke dëgjuar emnin se, qebesa, nji miku jem në Fier po ma tregonte si profesor të madh, por nuk di pse ky "tatari" e ka ndëshkue randë. Unë, sa dëgjova emrin e makazinierit të duhanit, kalova në asosacione të tjera, por mixhës RRahman nuk iu hapa. Tek do ngrihehim, përsëriti:- Eh,çfarë burrit! Sa i dijshëm! U përqafuam dhe u ndamë.
* * *
Për "ustanë" e firmës së mixhë Rrahmanit, kisha dëgjuar që në shkollë, në Elbasan. Libri i tij me vjersha, me pseudonimin Lame Kodra kalonte dorë më dorë, se ende "tatari " i Rrahmanit nuk e kishte "ndëshkue". Që në fillore, pa e ditur sekush ishte, unë dija përmëndësh vjersha të tij. Si sot më vjen ndërmënd, veç tjerash: " këmbëzbathur, bythëçjerrë/ punoj vetëm për të tjerë/". Vjershat "Pse e dua Shqipërinë" apo "Plaku dhe i riu" dhe kushedi sa dija aso kohe. Dhe, kur ndodhi që "tatari" i RRahamanit e solli makazinier në ndërmarrjen e grumbullimit, e shihja nga larg me kërshëri. E shihja me sy, po nuk guxoja që t'i afrohesha. Ai, sikur qe i ndërgjegjshëm për këtë "izolim" dhe kurrë, deri sa vdiq në qershor të vitit 1971, nuk e pata parë që të shoqërohej me njeri. Të gjithë ata që pretendojnë për takime me të, të më falin në nuk i besoj. Nga gjithë të "ndëshkuarët nga tatari i RRahmanit" në Fier, vetëm dy veta nuk u panë në shoqëri me të tjerë: Sejfulla Maleshova dhe pianistja e bukur dhe fisnike, hungarezja, Maria Rafael. Është lehtë të krijosh takime imagjinare me të vdekurit, se të vdekurit kanë një të mirë: nuk flasin. Por ç'ka shkruaj, nuk e luan topi. Pa vajtur tek "takimet" e mia me Lame Kodrën, mund t'ju bie një shëmbull që vërteton atë që shkruaj unë.
* * *
Nexhmi Bllaka ka qenë mik i Sejfullait. Ka qenë zvëndës ministër kur Lame Kodra qe ministër. Edhe Nexhminë "tatari i Rrahmanit" e ndëshkoi. Ka qenë nga ata të grupit të Riza Danit. Me këtë grup, "tatari i Rrahmanit" pushkatoi xhaxhanë tim, Hilmi Hysi,ish-jurist. Nexhmiu qe me fat: u dënua me burg. Kur doli nga burgu, këmbëve dhe në Fier ku rronte Sejfullai. E kish marr malli. E pashë,- tregon Nexhmiu,- dhe i thirra. Jo vetëm s' qëndroi, por u dha këmbëve, sikur ta ndiqte dikush nga prapa. Po dhe unë nxitova dhe në një vënd pa njerëz, më thotë:- Të pashë Nexhmi! Por çfarë do? Nuk e di hallin?... Pse kot e quante RRahmani, Usta! I tillë qe. Por ja që mua m'u dha mundësia ta takoj. Në se quhet i tillë,de.
* * *
S'kish mbasdite vonë që mos shkonte në kinema. Le ta kishte parë filmin, atë do ta gjeje diku sipas biletës që kish prerë. Rastisi që ta kisha ngjitur. Kur u bë pauza e dokumentarit, mora guximin dhe e pyeta:
- Porfesor,- i thashë. Kam gjetur një vjershë që nuk ka emër (qe e modës që për armiqtë e "tatarit" nuk vihej emri), mos është juaja?
- Pa ta dëgjojmë,- tha.
Fillova të recitoja aq sa dëgjonim të dy. Ai më ndërpreu: - Jo. Nuk është imja. Është e Petro Markos. Po ku shkruaj dot unë aq mirë sa Petro Marko?!!! Filmi filloi e mbaroi dhe me kaq qe dhe takimi me "ustanë" e firmës së RRahmanit.
* * *
E shihja që çdo ditë që linte punën, bënte të njëjtën rrugë mu midis mapos së vjetër dhe gastronomit. I vetëm me kasketë me strehë dhe, tek ecte i përplaste këmbët fortë. Thuaj sikur ecte me çap parade. Askënd nuk përshëndeste rrugës. Por ja tek sheh një fëmijë me akullore në dorë:
- Sa lekë e more atë akullore?
-Dhjetë lekë dhe iku duke e lëpirë
-Kështu e bën dhje...,-tha "ustai"
Ndodhi, para se të vdiste, të shtrohej në spital. Askush nuk i shkoi për vizitë. Doli gjallë dhe kur shkoi atje tek dhoma ku punonte bashkë me një tjetër, i thotë:
- More, B... e more vesh që qeshë ca ditë në spital?
Unë,- më tregonte B..., kokën ulur,se nuk ma mbante,pa isha dhe komunist. Dhe ai përsëriti:
-More B... në spital nuk qe Sejfullai, por qe një njeri!
Dhe, kur vdiq qe i vetëm. E varrosën në një vënd ku e shkelnin me këmbë kur vinin në varreza.
* * *
Në vitet e demokracisë kur punoja si inspektor në Drejtorinë Arsimore të Fierit, mbaj mend që poeti i burgosur, Nuredin Boriçi erdhi për të bërë thirrje për donacione për një qivur për Lame Kodrën. Natyrisht, sado që kisha dëshirën, nuk pata mundësinë dhe, në u arrit sadopak për këtë personalitet të kulturës shqiptare, tek shkruaj nuk kam se si mos e lakoj Nuredin Boriçin dhe, po të ishte gjallë mixha Rrahman, me siguri që do ia kish ngritur me shpenzimet e tij këtë qivur. Sidoqoftë, gjithë kjo "mori" ngjarjesh nuk më erdhën fare rastësisht. Qesh para ca kohe në ish-fshatin tim, në Petovë të Fierit, dhe, tek takova dy nipoj të mixhës Rrahman, u mbusha me emocione malli. Aty, ngjitur me Petovën e Fierit, është një fshat (Rreth Libofshë) ku gjëllon një "komunitet" sërbësh. I njoh që të gjithë: kanë qenë bosnjakë,tani të konvertuar në sërbë. Natyrisht,as që i paragjykoj, por "nipojtë" e mixha Rrahmanit, Bajramit, Hasanit, Manos, Ismailit dhe më tej me mbiemrin "Maka" më deklauran: jemi shqiptarë dhe nuk kemi punë me ata. Siç duket, "ustai" i frimës kish bërë punën e vetë. Dhe të them të drejtën, më erdhi mirë,siç më ka ardhur mirë që edhe "ustai" i frimës së Rrahmanit po zë vëndin e duhur në historinë e arsimti dhe kulturës shqiptare.

Tiranë, 30 korrik 2014

PËRPARIM HYSI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GLOBI YNË, GJYSMË TOKE E GJYSMË LOTICikël poetik nga SHABAN CAKOLLI (1958-2014) (07.29.2014)
KRIMI TEKSTOLOGJIKEsé nga ILIR YZEIRI (07.28.2014)
NJË VLERË UNIVERSALEFragment proze nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (07.28.2014)
LUMENJTË  E  ËNDRRAVE TË ZEF MULAJT...Esé nga LULZIM LOGU (07.27.2014)
SI PO IA ÇON, MOJ DASHURI E PARË!!!Tregim nga PËRPARIM HYSI (07.27.2014)
SADIK BEJKO - NASHO GABOI, KADARE S'FOLI PËR ROMANIN, MIQTË ATËHERË TË SHISNIN (Intervistë) (07.27.2014)
SHI PRANVEREHaiku nga libri 'Një grush dashuri' nga ADEM ZAPLLUZHA (07.25.2014)
GJARPËRI PIKALOSH, AKREPI BISHTGJYSMËPËRDREDHUR DHE HARABELI SQEPVERDHËFabul nga XHEVAHIR CIRONGU (07.25.2014)
IDIOTI I PARAFUNDIT...Tregim nga ARDI OMERI (07.25.2014)
BOTA GOMARESKE(Satirë e „ëmbël“)Nga AGIM GASHI (07.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]