E Enjte, 04.18.2024, 03:28am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
HËNË E RE, HËNË E VJETËR…
Cikël me poezi të reja nga QAZIM SHEHU

E Premte, 08.01.2014, 08:57am (GMT+1)


HËNË E RE, HËNË E VJETËR...

Hënë e re, hënë e vjetër.
Me hënë të re,
Nëna jepte dhurata.
Kur dilte hënë e vjetër,
Na ndalonte.

Një pakt me hënën
Nëna kishte bërë.
Përveç dashurisë së saj,
Me çdo ndriçim tjetër
Të na ndriçonte...

HIJESHI E JETËS

Hijeshi e jetës ngrihet
Mbi varfërinë.
Si kjo pemë që nuk e prekin,
Mbi greminë.

Të ngjitesh gjer atje
Gremina të frikëson.
Varfëria i mpreh dhëmbët
Hijeshinë tërbon...

E PARROKSHME

Për ty nuk shkrova poezi,
Sa herë merrja lapsin,
Ndjenja mbyste fjalët
Si një tallaz
Dallgët.
Për ty kurrë nuk shkrova
Në pamundësi.
Se ti vetë ishe
Poezi...

MJEGULLA

Mbete në atë anë,larg,
Mbush veten pa mua,
Zbraz veten për ty,
E mbush me mjegull,
Se të dua...

FIJE E JETËS

Dridhej vaj i kandilit,
Në fije të jetës.
Kur mbaronte
Fija bëhej tra.
Fillonim me qa.
Kërkonim vaj prej gurit,
Trarin ta hollonim.
Në heshtje të flakës
Ëndrrat kërcënonin...

KULLA

Kur e preku kohën e vet
Kulla më tha se ishte krenare.
Plumbi shenjtëronte gjakmarrjet.
Tani në kohë moderne,
Hesht e lodhur,
Oxhakrënë.
Frëngjitë përpëlit,
Sy luani të plagosur
Me lak ndër dhëmbë...

KULT

Për gjithë këngëtaret,
Format nudo,
Pa zërin e tyre,
Një kult kam ngritur.
Një kult për levendët,
Ministrin,
Biznesmenët,
Që plumbin s`e llogarisin.
Një kult dua të ngre
Për njeriun e thjeshtë
Që vajton
Legjendën e misrit.
Dhe aq më tepër
Mbi supe
Mban të gjitha kultet,
Si një dru i plakur
Kërpudhat...

TRISHTIM I VOGËL

Trishtim i vogël i zonjës së vogël,
Ia kalon portreteve të Rafaelit,
Trishtimit të bukurisë më të madhe i ngjet.
Me një ndryshim:
Aty nuk ulet asnjë shenjt.
Shenjt kjo zonjë e vogël
Është vetë...

SHPËTIMI

Bukuroshe ndjenjash të arratisura
Që i kap përmbys mbi jastëk.
Atë çast i ngjas një të vrari
Hedhur në rrugë.
Mëshirë e errësirës
Më zhyt në gjumë...

QAZIM SHEHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LETRA E NASHO JORGAQIT - INKUIZICION AGJENTUROR KUNDËR KADARESËNga LILIANA HOXHA (07.31.2014)
SHETITJE E VONË ME GJOKË BECIN DHE “PLIS NË LUVËR”Esé nga REXHEP SHAHU (07.30.2014)
FIRMA E RRAHMANITKujtimit të Sejfulla MaleshovësTregim nga PËRPARIM HYSI (07.30.2014)
GLOBI YNË, GJYSMË TOKE E GJYSMË LOTICikël poetik nga SHABAN CAKOLLI (1958-2014) (07.29.2014)
KRIMI TEKSTOLOGJIKEsé nga ILIR YZEIRI (07.28.2014)
NJË VLERË UNIVERSALEFragment proze nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (07.28.2014)
LUMENJTË  E  ËNDRRAVE TË ZEF MULAJT...Esé nga LULZIM LOGU (07.27.2014)
SI PO IA ÇON, MOJ DASHURI E PARË!!!Tregim nga PËRPARIM HYSI (07.27.2014)
SADIK BEJKO - NASHO GABOI, KADARE S'FOLI PËR ROMANIN, MIQTË ATËHERË TË SHISNIN (Intervistë) (07.27.2014)
SHI PRANVEREHaiku nga libri 'Një grush dashuri' nga ADEM ZAPLLUZHA (07.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]