VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRITJA
Poezi nga BESIM BOKSHI (1932-2014)

E Djelë, 08.17.2014, 08:02am (GMT1)


Kam pritur - si shkëmbi,
si ylli skaj horizontit - në pikëllim,
vite me radhë...

Larg jam,
aty ku puthen jeta dhe vdekja -
aty i përtyp ditet e mia të gastarta...

Kur të vijë,
ndoshta do të më gjejë të mplakur
e s'do të mund të qesh si flladi i pranverës

Të vdes - nga gëzimi,
do të mundem!
BESIM BOKSHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.