E Shtunë, 04.20.2024, 11:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
NJË ROMAN ME THEKS TË FORTË SHOQËROR I THANI NAQOS
Nga ALEKO LIKAJ

E Mërkurë, 08.20.2014, 07:20am (GMT+1)


 Thani Naqo, është dhe mbetet për mua pa diskutim, një prej prozantorëve më të veçantë shqiptarë që e di mire ta sjell artistikisht dhe në mënyrë krejt fine në këto vitet e fundit temën e fshatit, por dhe problemet e shumta e të mprehta që shfaq shoqëria shqiptare aty, në këtë stad të zhvillimit të saj shoqëror. Ai dëshmon bindshem se është dhe mbetet një njohës shumë i mirë i atij realitet të brishtë, i njerëzve, halleve të tyre së bashku me dramat, ëndërat, dëshirat, dhe vendet e mjediset ku i vendos ngjarjet në romanet e tij.

''I fundmi i shalgjatëve'', romani i mbrapmë i Thani Naqos, që pa dritën e botimit këto kohët e fundit, është në të njëjtën hulli, ku autori abstragon në një realitet të trishtë në zonat rurale shqiptare. Braktisja, vetmia, dhe haresa, fenomen ky që në të vërtetë është dhe bëhet dita ditës më i mprehtë e tepër social për një shoqëri, që në fakt përjeton ende agoninë në kapërcyellin e dy sistemeve, të atij që lamë pas dhe këtij që po e përjetojmë ende si një lindje prematurë.

Autori ka vënë në qendër të romanit të tij të ri historinë e një grushti njerëzish që kanë kaluar tashmë në moshën e tretë, të mbetur të vetëm dhe të braktisur në hapsirën e një ish fshati, që dikur i kalonte të dyqind shtëpitë, por që tani nuk tymos dhe s'ka jetë brenda tij, përveçse disa ece-jakëve që përfundojnë me procesione e të dërguarit të rradhës për në varreza. Të gjithë i gëzohen faktit se një bari dyzetvjeçar, ''I fundmi i shalgjatëve'' do të mund që ti nisë që të gjithë për atje, në shtëpinë e fundit. Shpresojnë e luten për atë që të mos marrë edhe ai rrugën për në emigracion. Një tablo e vërtetë surealiste. Këta njerëz që duket se i kanë mbaruar që të gjitha, madje edhe dashuritë, rrinë dhe jetojnë çdo çast me marrëzitë e lajthitjet të moshës por edhe me sytë nga përtej kufijve në shtete e kontinente të largëta, ku janë tretur prej vitesh të dashurit e tyre, fëmijët, të afërmit.

Romani ka një strukturë kompozicionale të ngjeshur dhe të qepur mirë, ku asgjë nuk duket e tepërt. Është kjo arsyeja që ngjarjet e personazhet e Thani Naqos të bindin me vërtetësinë tyre, ndaj ''I fundi i shalgjatëve'' është dhe mbetet realist. Ka një karakter të theksuar social e shoqëror.

Dyqani i modës europiane me kukullvajzat dhe kukulldjemtë e vitrinës, në natën e pambarimtë së bashku me fluturzat që i sillen dritës, i shërben kësisoj autorit që ta shpërvjelë historinë nën një kontrapunt mizaskene e retropektive, ashtu si në celuloidin e një filmi neorealist të mes shekullit të kaluar, që në rastin konkret, shërben si kryeradhë në të gjithë episodet e librit. Thani që në fillim, pa asnjë ekuivok, e vendos gishtin në plagën e thellë sociale të shoqërisë duke e analizuar fenomenin e trishtë ku ndjehet në rradhë të parë haresa dhe indiferenca e shtetit, por edhe anomalia e ligjeve.

Shpesh herë aty mungon koha dhe hapsira ku lëvizin e gjallojnë në një fatalitet të tejskajshëm ende këto krijesa njerëzore të lënën në mjerimin e tyre. Por autori vizaton dhe jep mjeshtërisht me detaje edhe botën reale e të ikurve që për nga ngarkesa dhe psikologjia mbetet gjithmonë e turbullt, me ngarkesa emocionale dhe me një pasiguri të dukshme në mjedise krejt të panjohura që ndryshojnë kryekëput nga ato që kanë përjetuar vite më parë në tokën e tyre. Ndërkohë që nuk i a kursen groteskun me nota të theksuar donkishoteske kolektivitetit të një shoqërie kooperativë, me histori të disa personazhve, ish funksionarë, apo militante të thekur, recitavistë sloganesh, që tashmë koha i ka kthyer në kufoma.

Fenomenin e emigracionit dhe dilema për të braktisur gjithçkah duke haruar vetë jetën e personalitetin e tyre, Thani Naqo e sjell si një fenomen pa kthim, e plagë të thellë shoqërore që ka shkretuar gjithëçkah dhe pengon rilindjen. Mungesa e politikave për transformime e rimëkëmbje në rradhë të parë nga shteti, përgjatë gjithë këtyre viteve, sipas autorit ka vrarë shpresën. Ai nënvizon se të ikurit edhe pse sjellin ndonjë gjë tek të afërmit e tyre që kanë lënë e braktisur prej vitesh, nuk mund që ti a ndryshojnë dot gjendjen dhe rrjedhën e jetës të ngulurve pranë tokës. Në këto dilema është dhe mbetet edhe vetë personazhi kryesor i romanit përgjatë gjithë librit përpara vitrinës së dyqanit të modës europiane, ndërsa është nisur për të kaluar Malin e Thatë, që të shkojë tek miku i tij Paganini. Por ne fund vendos qe te mos e marre ate aventure dhe ti kthehet fshatit te tij brenda asaj bote prej 27 personash te vetmuar, me shpresen e mire, se ne mos shteti, ai vete do te bej diçka me shume per ti u ndryshuar jeten te mbeturve ne trojet e fshatit të tij. Eshte nje lloj sfide.

Mendoj se autori ka ditur që artistikisht, që të tri këto kollona ku e mbështet krejt veprën e tij, ti unifikoj dhe t'i a dalë që të realizoj një roman të besueshëm, që në fakt dallon mirë për shkallën e lartë të militantizmit të saj, ku ndjehet në rradhë të parë përgjegjësia e lartë qytetare.

Romani ka kolor dhe ndjehet brenda tij një gjuhë filmike. Thani Naqo rrëfen bukur dhe bindshëm me një lirizëm të hollë prej devolliu që të emocionon deri në tepri, plot metafora e simbole. Pikërisht me këtë brumë të shëndetshëm dhe të arrirë ai ndërton e kompozon edhe personazhet e tij. Të mbesin në mendje një galeri e pasur me vizatime; si Mësues Marroku, Paganini, Marjana, Teto Dabucka, Simo Babjeni, Berber Shejtani, Grifsha, Cigania me gji të florinjtë, Ai i Gjermanisë, Ai i Kanadasë, Berber Kokësallata... , për orgjinalitetin e karakteret e tyre. Shumica, ka në fakt një gjuhë poetike e me nëntekst. Kështu edhe vetë personazhi kryesor që na bën edhe rrëfimin. Kjo vjen, mendoj unë, nga që vetë autori përpara se të jetë një prozator serioz dhe me këmbë në tokë, është edhe gjithashtu një lirik i këndshëm në poezi tepër mbresëlënëse në botën tonë letrare.

Mesazhi që përcjell shkrimtari Thani Naqo, duket realist e me një theks të fortë shoqëror. (Në fund të fundit ky është misioni i mirfilltë i një krijuesi i cili e ngjyen penën e tij në dramën e një shoqërie që lëngon) Ai akuzon dhe bën përgjegjëse për këtë vetê shtetin, gjithë shoqërinë shqiptare dhe klasën e papjekur politike në vend.

ALEKO LIKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KËNAQËSIA ESTETIKE QË TË JEP POEZIA E POETIT TË TALENTUAR PËRPARIM HYSINga Prof. dr. ESHREF YMERI (08.18.2014)
SYTË BLU TË DETITCikël poetik nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (08.17.2014)
PRITJAPoezi nga BESIM BOKSHI (1932-2014) (08.17.2014)
GUSHT NË TIRANËPoezi të reja nga QAZIM SHEHU (08.16.2014)
MIGJENI, VETVRASJA E TRUMCAKUTEsé nga MOIKOM ZEQO (08.15.2014)
A DO TË KONVERTOHEJ FAIK KONICA?!Nga FOTAQ ANDREA (08.12.2014)
NËPËR GJYMTYRËT E MJEGULLAVEVëllim i ri poetik nga ADEM ZAPLLUZHA (08.11.2014)
TESTAMENTI I NJË SHKRIMTARI FANTASTIKO-SHKENCORNga NATASHA LAKO (08.11.2014)
”SHTËPIA PA DYER” E VALBONA HAKLAJNga SOKOL DEMAKU (08.10.2014)
DHIMBJA QË DEL NGA SHPIRTIVështrim për librin: ” Gurë të ngulun në Nokshiq” Autor: Shaban Bali NokshiqiNga TAHIR BEZHANI (08.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]