VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MBI SHPIRTIN E ERËS PAGANEVëllim i ri poetik nga ADEM ZAPLLUZHA

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 03:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
MBI SHPIRTIN E ERËS PAGANE
Vëllim i ri poetik nga ADEM ZAPLLUZHA

E Premte, 08.22.2014, 08:02am (GMT+1)

    
   ADEM ZAPLLUZHA

            



   MBI SHPIRTIN E ERËS PAGANE


























Redaktor:
Prof.Prend Buzhala




Recensent:
Prof. Prend Buzhala



Lektor:
Veli  Veliu










ADEM ZAPLLUZHA



                



MBI SHPIRTIN E ERËS PAGANE








Shoqata e Shkrimtarëve
"Fahri Fazliu"
Kastriot, 2014





























Prend BUZHALA

AMËZA E PËRVOJËS  POETIKE
(Në vend të recensionit)
Në shënimet bibliografike të poetit Adem Zaplluzha, shënohet se ky vëllim është i 108-ti me radhë! E çka mund të thotë lexuesi i rëndomtë, lexuesi i vlerësimit kritik, përballë një veprimtarie kaq të vëllimshme! Le të mësohemi të lexojmë e vlerësojmë: mund të shkruash një libër poetik e të ketë vlerë, si "Vargjet e lira" të Migjenit. Por ka plot autorë që kanë shkruar vetëm një vëllim peotik, e, megjithatë, nuk kanë bërë emër në letrat shqipe. Ka dhe autorë që kanë shkruar mbi njëqind vëllime (si Rifat Kukaj dhe Odhise Grillo) dhe që të dytë kanë krijuar emrat kulmorë në letërsinë për fëmijë. Ka dhe të tjerë autorë që arrijnë numrin treshifror të vëllimeve të botuara letrare, dhe të mos arrijnë cilësinë që kërkohet.
1.
Megjithatë, Adem Zaplluzha, në krahasim me disa autorë të ngjashëm, ka një fat tjetër krijues. Në radhë të parë, ka përvojën e gjatë krijuese. Nëse rrugën letrare e nisi me vjershën e parë për fëmijë, e ka botuar në revistën "Pionieri" të Prishtinës më 1957; nëse librin e parë poetik "Puthje ia botoi "Rilindja" e Prishtinës më 1974, do të kalojnë, mandej, edhe më shumë se njëzet vjet deri te botimi i librit të dytë, diku më 1995 ("Ecjet e viteve të mëdha", poezi, "Jeta e Re", Prishtinë 1995), kur shprishen rrathët e ndalimeve shtetërore pushtuese serbe mbi botimin e librave shqip. Deri në vitin 2009 ka arritur të botojë 14 tituj veprash, kurse shpërthimet e këtyre botimeve ndodhin prej vitit 2012 e deri këtë vit, më 2014! Për kaq kohë, ai botoi edhe 94 vëllime! Poeti, në këtë moshë të shtyrë krijuese, është i pandalshëm. Po e përjeton renesancën e tij shpërthyese krijuese.
Vëllimi i fundit "Mbi shpirtin e erës pagane" dëshmon disa fakte: jo vetëm sasinë e këtyre botimeve, por edhe amëzat poetike të përvojës së tij të gjatë krijuese, nga njëra anë, si dhe lirizmin e tij karakteristik, refleksiv intim, tematizues dhe metaforizues, nga ana tjetër. Zëri lirik, Uni poetik, e ka parasysh se e tërë bota përreth tij është motivi i tij i jashtëm, kurse tensionet midis të jashtmes e të brendshmes shfaqen në relacionet Unë/Bota, Unë/Jeta, Unë/Ekzistimi...
Dikur Aristoteli i urtë shkruante katarzën, për ndikimin e fjalës artistike në ndjenjat dhe në psikikën e njeriut, një si spastrim i posaçëm të emocioneve që provokon a nxit tragjedia. Edhe fjala artistike e poezisë lirike, përbën një moment tejet të rëndësishëm të identifikimit emocional, që ndikon pozitivisht në këtë drejtim. Së këndejmi, kështu le ta kuptojmë edhe këtë dëshirë të zjarrtët poetit për të shkruar së më shumë poezi, për ta shquar sa më shumë nevojën e shkrimit si transformim të brendshëm shpirtëror, për ta mbajtur në këmbë duke pasuruar shpirtërisht qenien njerëzore, qoftë edhe si ngushëllim fjalësh të bukura, kundruall situatave të ethshme psiko-sociale. Brengat ekzistenciale, humbjet e shumta në jetë, vetmia moderne, frika e ankthi ("Kur qante vjeshta/ E ngarkuar me ankthe") - janë tema e motove të shpeshta edhe të artit poetik dhe në to e gjen veten edhe lexuesi i kësaj kohe ("Në shpirtin tim të ngrirë/ Po bie nga pak shi i mykur" këndon poeti tek poezia "Pas një ëndrre fjalësh"). Të komunikosh me sa më shumë qenie të tilla poetikisht, me artin e thënies së bukur, të ndjesh njësoj si të tjerët, a nuk do të thotë kjo se lexuesi i tillë e njeh vetveten në përvojat,emocionet, observimet e krijuesit? E pra, libri është urë emocionale e shpirtërore me lexuesin vetmitar, bashkëkohor, jo thjesht vetëm për shkak të halleve të përbashkëta, por edhe për nxitjen e së bukurës e të përjetimit estetik të së bukurës në art e në jetë. Prandaj Fjala i bashkon e lidh njerëzit... dhe e arrin efektin e saj spastrues, prej katarze... nuk është e habitshme, prandaj, pse Adem Zaplluzha e thur atuopoetikën dhe poetikën e tillë nëpër vargje. Dhe jo vetëm tek titujt e disa poezive, por edhe në disa tituj veprash poetike,, të botuara më parë, fjala qëndron në thjerrëzën e nocionit të kënduar lirik. Madje, cikli ballor i librit mban titullin "Posa gjej një fjalë". Fjala merr barrë të kuintesencës poetike, të vetë-komentimit, të metapoezisë:

Posa gjej një fjalë
Shaloj trenin e mendimeve
Dhe dal ngadalë në udhë
Si petalet e trëndafilit
Merr krah vargu i bardhë

Poetizimi i fjalës është thelbi i kësaj lirike. Hyrja e kësaj poezie, i ngjet mitit të muzës a grishjes së saj, posi te poetët tanë të traditës (De Rada thërret pëllumbin e Anakreontit, Naimi thërret  engjëllin e urtësisë, Fishta zanat mitike shqiptare...), kurse poeti thërret fjalën, kujtesën, muzat... kalin pegasian që e befasonte gjetjet e kësaj aventure poetike të shkrimit të librave ("Më pret befasia/ Një kalë i bardh/ Vrapon nëpër furtunën e zezë"). Kryeneçësia e vargut kërkon gjakimin e brendshëm, shpirtëror, por edhe fashitjen, zbutjen, thjesht shkarkimin prej katarze. Fjala ka plasaritjet e saj të brendshme, ajo në poezi shfaqet për të emërtuar fenomene vrastare të jetës, prandaj ekzistojnë edhe "fjalë plumbash", por fjala ka edhe thellësitë e saj ("Dëgjohej nga thellësia e një fjale"). Ndodh që komunikimi të mos arrijë të vërë dialog me lexuesin e kjo përbën gjendjen më të rëndë të krijuesit ("Humbësit po kalojnë të humbur rrugëve
Sillen vërdallë... Askush nuk ua vuri veshin/ Fjalëve të mia"). Ndodh që kujtesa e rëndë historike të zgjohet me pezëm, pikërisht për shembjet e identitetit tonë, temë që del e shpeshtë te këto poezi:

Shoqja ime dhe unë
Pamë në Shqipëri duke vdekur një pemë
Rrënjët e ullirit në kalanë e Krujës

Prandaj, edhe ndërtimi i komunikimit me të tjerët, me empatinë e emocioneve,  me bashkëndjesinë, përbën vlerën tjetër të këtij arti

Zëri yt si zëri i erës më vjen në ëndërr(...)
Si fjala e harruar rilind
Nga thellësia  e tokës (...)
Unë do të të pres diku në vetëdijen time (...)
Bëhem erë te një muzikë
E të presë në zhgjëndrrën time
 
Zgjimi ndodh në momentet e situatave ekstreme ekzistenciale, kur gjakojmë t'i gjejmë fjalët më të goditura, të depërtojmë në zemrën e qenies njerëzore, për ta spikatur ndjesinë e dashurisë, mendimin pozitiv, transofmimin shpirtëror ("Ashti im/ Do të konvertohet në dashuri"); poeti gjakon, gjithsesi, të depërtoj dhe në thelbin e gjërave, realiteteve, dilemave, çështjeve, dhimbjeve...  

2. Shumësia kuptimore/ vlera polisemike e figurës së erës
Në dy librat e fundit shfaqet edhe simbolika e erës, e cila, semantikisht, popullon titujt e disa poezive (si "Mbi shpirtin e erës pagane", "Zërat e shthurura të erës", "Ajo vetë u shndërrua në erë", "Trajta asnjanëse e erës") por u jep ngjyrim stilistik e semantik edhe shumë vargjeve e shumë poezive të tjera. Ajo ka perspektiva të shumta këndimi të raporteve në mes njeriut dhe realitetit, folësit lirik dhe situatave emocionale, metaforizimeve të këtyre situatave dhe shënjimit të botës së ideve:
Këtu çdo gjë po vdes ngadalë
Si shpirti im i vrarë në erë
(...)
Që ta ngushëlloj trishtimin e erës
Si këmbët e erës po lëkundet dheu
Po dridhen drurët
(...)

Askush nuk i besonte fjalëve të erës

(...)
Dal në rrugë dhe vrapoj me drurët
Vrapoj deri sa e zë etja e erës

Era herë është kapricioze, e pathyeshme, e ndryshueshme, e herë me praninë e saj të pastër, amorfe, të padukshme, pa pamje.

Metaforat kanë hequr dorë
Nga kashelashat
Trajta asnjanëse e erës
Bisedon me boçat e këputura të pishave

Madje, përpjekja krijuese këmbëngul ta zë atë në elementin e saj të vërtetë, në bukurinë e shfaqjes së saj, në kuptimet e logjikën e saj të pakapshme. Ajo nuk ka një imazh statik, pikërisht për shkak se elementi i saj është kaotik, shumë drejtimesh, herë erë e mirë e herë e keqe, e shthurur apo përkëdhelëse, me tipare të çrregullta, sado që autori përpiqet ta zë imazhin e saj, së paku një çast ndalimi të saj:

Mbi shpirtin e erës pagane
Galopuan vetëtimat e ndezura
 
ose, kur dëshiron ta shquajë idenë e situatave labirinte historike:

Këto trajta të erës
Që duken si sy katrore në pasqyrë
Para njëqind vjetëve
Ishin të rrumbullakëta si rruzaret e gjyshes

Era është e lashtë, e virgjër, pagane. nga amorfe pothuajse dhe hyjnore. Së këndejmi,  kuptimet saj mund të konkretizohen sipas gjendjeve azëm se kjo është një erë pagane që vë në lëvizje botën. Nga kjo perspektivë këndimi, kundrohet edhe e kaluara jonë, me theqafje e ngritje, me fatkeqësi të shumta e me fuqinë energjike të rezistimit... me kaq shumë trajta e forma ende të padefinuara:
Në portretin e erës
I shoh asociacionet e lotëve
(...)
Shpirti i kalbur i mesjetës
Sërish zuri të vrapoj si era
(...)
I vështrojë thellësitë e syve të erës
Pas pasqyrës së vjetër
Fshihen tufanet e shekujve

E pra, kjo figurë ngërthen ambivalencën e saj, larushinë e saj kuptimore, situatën kontekstuale. Ajo ka forcë destruktive (stuhi e furtunë që përlan e shkatërron, që sjell edhe vdekje, dhe ka shenjën e saj të mërzisë e të situatës së luhatshme ) e shoqëruar shpesh e shpesh nga shiu, si figurë paralele;  ka frymë freskuese, që sjell freski mendjeje e lehtësim trupi, kënaqësi përjetimi, shpesh dhe me funksion krijues e shpëtimtar. Edhe te vargjet e Zaplluzhës, kund e kund, ajo shënjon karakterin kalimtar të jetës, përkohshmërinë, boshllëkun, topitjen mendore e shpirtërore, tutje edhe shuarjen, zhdukjen, ndryshueshmërinë, rilindjen e brendshme, po edhe çmendurinë, nganjëherë frymëzimin dhe dhurimin e frymës hyjnore. Ndodh mu ashtu si personifikimet e saj që ndodhin për "katër ernat" tek versetet e biblike apo tek vargjet homerike (shih "A Dictionary of Literary Symbols" nga Michael Ferber, Second edition, Cambridge University Press, 2007), ku konfliktet, tensionet, luftërat, përcillen me stuhi, e erëra, kurse engjëj e forca të mbinatyrshme vijnë në këtë botë me krahët e erës. Erërat e forta dhe stuhitë, shpesh simbolizojnë emocionet e vrullshme dhe botën e pasioneve. Së këndejmi, ndonjë varg, a titull poezie, na kujton ndonjë film a vepër me tematikë të ngjashme (për shembull filmin"Fluturoi bashkë me erën"), ashtu sikundër t'i kujton edhe erërat si bashkëpjesëmarrëse në legjendat a mitet antike të frytnimit, lindjes, plleshmërisë etj, kurse te Zaplluzha marrin karakter arkaizues, një si zgjim i kodeve arketipore të shpirtit etnik.
3. Shkrimi si akt i shenjtë krijimi
Shkrimi përbën aktin e shenjtë të krijimit, mu atëherë kur poeti kërkon që fjalët e shqipes, me anë të alkimisë krijuese, që të gjitha, të "shndërrohen në poezi". Nëse shkrimtarët kanë qenë e janë gjithnjë ata lexuesit idealë e idealistë, të etur për dije e me besim për ta ndryshuar jetën, atëherë hapja e librit përbën një akt të shenjtë. E krijuesit asgjë më shumë nuk kërkojnë se sa që të respektohet ky akt i shenjtë.
                                                                
Prend Buzhala                                                            17,Prill 2014




















                             









Posa gjej një fjalë

















































PASQYRA S'PO MË ZË

Kur shikimet e tua
Depërtojnë në thellësinë time
I hapi dritaret e mendjes
Dhe shikoj
Shikoj tej ujërave detin
Se si dridhet në largësi

Shkunden mendimet
Si mollët shkunden stinët
Një kalë i zi
I ka kafshuar mëgojëzat
Dhe s'ka më
Kush mund ta ndalë vrapin e erës

Nëse shikoj pasqyrën
Nuk di kë mund ta shoh
Në brendinë e saj
Të paskajë
Njeriun që nuk njoh
Ose vetveten time
Që ka dalë andej udhës














Kush është ai atje  
Në atë kornizë të mykur
Të kujt janë këto duar
Që po m'i krehin flokët
Si kalamajtë e lazdruar
Për një çamçakëz
Qan një njeri

Këtu jashtë mureve
S'po kam vend se ku të rri
Pasqyra s'po më zë
Vaj halli i ditës së verbët
Një nga një
Po i largohen zogjtë e fëmijërisë



POSA GJEJ NJË FJALË

Posa gjej një fjalë
Shaloj trenin e mendimeve
Dhe dal ngadalë në udhë
Si petalet e trëndafilit
Merr krah vargu i bardhë

Posa e gjej një fjalë
Diku në qoshe të dhomës
Më pret befasia
Një kalë i bardhë
Vrapon nëpër furtunën e zezë

Vrapojnë mendimet nëpër eter
I zbresin yjet e kaltra
Nga degët e kujtesës
Dhe tok fjalët e tjera të gjuhës shqipe
Shndërrohen në poezi

Posa e gjej një fjalë
Ulem këmbëkryq
Në prushin e shpirtit të zhuritur
Dhe i thërras muzat në ndihmë
Që t'i japin fund vargut tim kryeneç






PAS NJË ËNDRRE FJALËSH

Me një grusht silueta gjethesh
Dhe pallton kallkan
Kalojmë si të dehurit rrugëve
Me xhelozi na shikojnë
Dritaret e mbyllura
Asnjë njeri përtej xhamave të errëta

Në shpirtin tim të ngrirë
Po bie nga pak shi i mykur
Ullukut kanë ikur nga vetmia e çatisë
Te plepat e kujtesës
Rendim si zogjtë e egër
Pas një ëndrre fjalësh  

Nuk di a është dimër
Ose dimri na shikon nga malet
Kam të ftohtë
Po ngrihen qerpikët e mjegullave
ky acar që banon me vetminë e pritjes
Pjalmon një lloj shtreze që po na e zë frymën






HËNA

Nga ngjyrat e tejdukshme e ujit
Përshëndesin mjellmat e zeza
Hëna me flokë të shprishura
Bredh nëpër udhët
E tragjedive antike

Kjo kornizë e zbrazët
Në shpirtin e saj po i mëkon
Merimangat e zeza
Nata lakuriqe kalon e shpërfillur
Asnjë flutur mbi këto kangjella
Nuk e fsheh shqetësimin

ky shi i marsit nuk di të ndalet
Mbase të gjitha marset kanë një emër
Ullukët e vjetër të shtëpive zgërdheshen
Ky shi i acartë
Që po bie mbi gjethe
Pamëshirshëm i lagë ninullat
Në djepin e përgjumur të lashtësisë







KY MËNGJES I LODHUR

Nuk jam mësuar kështu
Të mos më përshëndesin drurët
Sa shumë më ofendojnë gjethet
Kur kaloj pranë tyre dhe janë indiferente

Ky mëngjes i malaksuar
Më çudit se si e la natën të largohet
Një mizë e bezdisshme mbi tavolinë
Tinëzisht po i shqyen gazetat

Asnjë zë s'dëgjohet nëpër mëhallë
Vetëm heshtja lakuriqe
I injoron zërat e rrënjëve  
Një fyell i harruar zgjohet te kallamishtet

Posa i hapa sytë i pash degët e thyera
Thyhej edhe stina nën rrënjët e barit
Kjo kohë e pakohë paska zënë myk
Mbi çatinë e një kujtese lehin mjegullat
PRANVERA NUK DUKEJ ASKUND

Ishte dita e dhjetë e vjeshtës
Një kohë e mugtë
Herë vinin e herë iknin shirat
Një re e dyshimtë sillej vërdallë qiellit

Zogjtë shtegtarë s'dukeshin askund
Mbase i kishin nuhatur
Ndryshimet atmosferike
Dhe ishin larguar shumë më herët
Se sa që shpërtheu furtuna

Nëpër binarë kryqëzohen trenat
E çmendur dhe pa itinerar
Një njeri me një pallto të akullt
I përngjante kallkanëve
Nëpër çatitë e qytetit mjaullinin macet

Ditët e ngarkuara me shtërzim
Vuanin nga ethet e zeza
Në maja të pemëve
Dimri i mprehte dhëmbët

Pranvera nuk dukej askund
Vetëm një acar i tërbuar
Bredhte si një këlysh i braktisur
Përreth pemës së shpresës





NËSE

Përreth nesh gjërat sa ora ndryshojnë
Pema shndërrohet në njeri
Kurse njeriu në një pemë pa fryte

Posa deshëm të ecim
Një dorë pas shpine i lidhi në pranga
Ëndrrat e ecjeve tona

Si të reshurat ndryshojnë stinët
Nata bëhet ditë
Kurse dita ecën në drejtim të natës

Njerëzit pësojnë disa lloje frakturash
Prej një cope mishi njerëzit
Shndërrohemi në një copë ashti

Kështu që nëse mbërrimë në maja
Pa e arritur qëllimin
Rrokullisemi deri në asgjësim të dështimit
                            
                             Prishtinë, 13 mars 2014



DHE PASHË NJË ËNDËRR

Ti më tha se dole nga dimri
Por unë kuptova se ishte vjeshtë
Një ditë e zakonshme
Ku pranë shirave të baltosura
Nuk mejnë vajet e erës

Mbase ishte një dimër tjetër
Që pështillej si qefini
Përreth drurit të shpresës
Dimri që përherë na vinte   
Vetëm me ulërimat

Si njerëzit e verbër ecnin drutë
Një gërnetë vajtonte së fëmijë
Zëri i acarit dukej se rritej
Rritej befasia
Me tërë peshën e dallgëve

Ti më tha se dole nga dimri
Kurse unë posa hyra në dimër
Dhe pash një ëndërr
Se si kallkanët çelin lule
Në shpirtin e ngrirë të natës



NË DHOMËN E KUJTESËS

Mbaje zogun tënd në shpirt
Mbaje si testamentin e ndërgjegjes
Derisa kalon
Nëpër gjumin e brishtë të lumit
Mendimi yt lakuriq

Ti nuk je i vetëm sonte
Me ty janë mallkimet e zogjve
Nëse të lagen mendimet
Si gujavat me pika  
Plasariten muret e fjalëve

Kur je pranë ujëvarës
Mos guxo
Të marrësh frymë lumi im
Mbrëmë u çmendën dallgët
Gati se s'vdiqa nga frika

Një lloj myku ka zënë koka ime
Në dhomën e kujtesës  
I ka humbur mendimet
Dhe si një zog i zi i fëmijërisë
Po qanë mbi disa degë të brishta





NJË ZOG NATE

Mbi tavolinë një pjatë e vjetër
Me disa lugë druri
Presin ndonjë mysafir të paftuar
Nata i përngjan pallamarëve
Si anijet e fundosura
Përkundet vetmia

I kam lënë të hapura të gjitha dyert
As dritaret
Nuk janë të mbyllura
Sonte s'troket njeri i gjallë
Vetëm heshtja si sterra kalon
Në ullukët e çatisë

Asnjë njeri në horizont
Si të dehurit bredhin yjet
Një meteor endacak
Bie diku mbi pemë
Një zog nate
Me një trëndafil në sqep
Pret mëngjesin që akoma s'është nisur

















SHIRAT E NJË VJESHTE

Nga turpi
Vrava vetveten time
S'patë njeri as zog nate
Që ta ngushëlloj trishtimin e erës

Nuk qava
Më ikën lotët si zogjtë
Mbi telat e ndryshkura të kujtesës
Si një kitarë tringëllijnë shirat e një vjeshte




ATDHEU PO VDES

Më ngufasin këto qeska najloni
Më ngufasin kontejnerët e ngarkuar
Me horrllëqet e kohës
Mbi trupin e dërmuar të atdheut
Një nënë te plehrat
E prera bisedon
Me bastunin e trishtuar të gjyshit

Nëpër qoshe të rrugicave
Ecin shiringat
Kjo valle e paparë e zuzarëve
Nuk paska të ndalur
Në duart e kukullave të drunjte
Rrinë varur prezervativët

Një jetë e shthurur
Për së mbrapshti e ka përfshirë
Shpirtin e kombit
Gratë me gjysmë barku jashtë
Reklamojnë kërthizën
Nga e cila si rrëshira
Çurgon gjaku i mpiksur i ditës







2.

Atdheu po vdes
Po vdes ngadalë
Mbi qivurin e ndotur të ditës
Merr frymë
Shtërzimi i së keqes

Kukuvajkat fluturojnë
Me nga një qefin të zi në qafë
Të zezë si sterra
Janë parathëniet e drurëve
Këndej pari më
Nuk fluturojnë as çafkat e liga

Thashë se atdheu po vdes
Nëpër rrugët e qytetit kundërmojnë
Macet e zgjebosura
As telat e telefonit nuk marrin frymë
Këtu çdo gjë po vdes ngadalë
Si shpirti im i vrarë në erë
NJË DËNESJE E PAKONTROLLUAR

Pranë një arkivoli
Atdheu qante si një kërthi
Asnjë hije e vdekur nuk rritej
Nëpër vazot
E lirikave të trishtuara

Pemët qanin fatin e një guri
I cili rrokullisej
Rrokullisej teposhtë si shpirti i Sizifit
Më pastaj
Erdhën disa njerëz të huaj
Dhe i fshehën në arkivol
Flokët e gështenjta të ditës

Një dënesje e pakontrolluar
Dëgjohej nga thellësia e një fjale
Plepat si të gurëzuar
Përjetuan fatin e gjetheve
Kur qante vjeshta
E ngarkuar me ankthe

Nuk pashë rrugëdalje tjetër
Përpos të eci deri në fund të burimit
Shtambat e thyera te kroi
Edhe kësaj here mbetën
Nën trishtimin e kornizës së pritjes
KËTU TË GJALLËT JANË TË VDEKUR

Jemi njerëz
Ose mos po i përngjajmë bishave
Si nëpër lëkurën
E ndonjë  bualli të egër
Po shkelim mbi plagët e atdheut

Si këmbët e erës po lëkundet dheu
Po dridhen drurët
Nën rrënjët e rrapit
Një tërmet prej qindra shkallësh
Po përjetojnë
Shpirtrat e të vdekurve

Këtu të gjallët janë të vdekur
Kurse të vdekurit
Po ringjallen nga legjendat
Mbase njeriu i një tjetër kohe
Ka zbritur
Nëpër udhët e dyndjeve të qiejve

Shiu i sertë po zbret me sterrën
Hukama e mjegullave
S'ndalet në asnjë kep
Një spirancë e ankoruar  në kujtesë
Bisedon me dallgët
Që dalin nga ofshamat e detit



SHIU DHE XHAMAT E DRURËVE

Të thash se duart tona nuk janë lodra
Ti mbaje një gur fati nën sqetulla
Mbase ishte dimër
Stuhia frynte
Nëpër udhët e memories

Askush nuk i besonte fjalëve të erës
Vetëm shirat e pasdites
Ishin dëshmitarë
Kur një qukapik rrihte drurin
Me tërë forcën e sqepit të thyer

Si në teatër filluan të lëvizin degët
U hapën perdet e mbyllura
Të mjegullave
Një shi i përhitur gjatë tërë kohës
Rrihte nëpër xhamat e thyera të drurëve

S'ndalet era e as furtuna
Ky kor antik
I gjetheve të fishkura
Fërshëllen një melodi të harruar
Dhe i fshinë djersët e ngrohta të gjelbërimit

DIKUR VONË KAH MBRËMJA

Sa herë që hyj në dhomë
Një dritare trekëndëshe
E gjej përherë të mbyllur

Janë të mbyllura edhe të gjitha portat
Vazot më shikojnë me habi
Nga tavani si rrëshira
Pikojnë çarçafët e mykur

Për çdo menatë i laj sytë
Me vesën e vonuar të gjelbërimit
Nën pemët e pjekura
I shkundi të gjitha problemet e ditës

Dhe fillikat vetëm
Ha kafjallin e së  nesërmes
Kur dalë në rrugë
Udhëtoj deri në Jug
Tok me shirat e mesditës

Dikur vonë kah mbrëmja
Kur zgjohen serenatat e përgjumura
Nëpër rrugicat e ngushta të Korçës
Si fluturat e bardha
Dalin kopshteve të verdha vashat











2.

Dalin dhe me nalla prej druri
Të ngjyrosura
Me ngjyra të gjalla
Vrapojnë derisa i zënë
Meteorët pa rënë në tokë

Mëngjeset i presin si përherë
Duke i shkundur fustanet
Për ndonjë copë mjegulle

Më pastaj kur dielli
Ia jep bregut
Pemët i lyejnë
Buzët e njoma të degëve
Me ngjyrat më të bukura të dashurisë



KUR KAFEJA FTOHET

Kur dal në kafene
Dal vetëm t'i shfletoj gazetat
Era i mbyllë të gjitha dritaret
Asnjë mushkonjë e zezë
Nuk fluturon përreth tavolinave

Pas dy a tre orëve kur kafeja ftohet
Ia kthej shpinën diellit
Dhe duke i përtypur germat
Më zë gjumi
Kur më shkund kamerieri
Lehtazi për shpatulla
Kuptoj se ka ikur edhe një ditë

Fare mirë e vërej ardhur mbrëmjes
Me të gjitha mëkatet e ditës
Ndrydhi gazetën
Dhe në qoshe i hedh në kontejner
Kronikat e zeza
Duke u uruar zogjve të natës
Një gjumë pa makthe dhe pa ëndrra
                              
                       Prishtinë,14 mars 2014

UJQËRIT SHNDËRROHEN NË QENGJA

Më duket se këto fjalë u gjetën sot
Dje nuk ekzistonin në fjalorin e njeriut
Fjalë që sa herë zgjohen
Vrasin nga një flutur
Mbi gjethet e njoma të stinës

Sivjet koha e të mbjellave
Ka përfunduar shumë më herët
Te sinorët po mbinë fjalë plumbash
Njerëzit kanë hyrë në lëkurën e qengjit
Dhe ulërin si ujqërit

Ndërgjegjja në metastazë
Në shpirtin e njeriut të sotëm
Mjaullin macet e egra
Shih në shëtitore
Një njeri ndezi qiriun e zi
Për shpirtin e një vetëvrasësi

Dimri sivjet filloi më herët
Çatitë i zuri në befasi një stinë e egër
Pjalmon ironia njerëzore
Ujqërit shndërrohen në qengja
Kurse qengjat në ujqër
SI NË KOHËRAT E BALADAVE

Përtej këtyre mureve të mykura
Bota po ecën në disa drejtime
Në dhomën time të vogël
Është ndalë ora
Asnjë zukatje mize
Nuk mund ta prish qetësinë e monotonisë

Me një gotë qumësht dhie
Shuaj etjen e pangopësisë së ditës
Muret ngushtohen
Skajshëm ngushtohet ecja e kohës
Nëpër tehun e topitur të xhadesë
Vrapojnë devetë e shkretëtirës

Një arabaxhi i vonuar
Mbase është nisur
Në një rrugë të largët
Nga mesi i shekullit të kaluar
Dhe ka mbetur diku në mes të udhës

Si çdo herë degët e rrapit
E kanë marrë për dore një këngë
Të vjetër maje krahu
Si në kohërat e baladave
kanë dalë zanat te kroi
Dhe i mëkojnë legjendat për Mujin





NUK NDALEJ AS VALSI I LUGËVE

Në dhomën time
Mbrëmë mungonin çarçafët
Gjumi im kishte marrë arratinë
Karriget e vjetra
Gjendeshin jashtë hapësirës
Ku darkojnë hijet e përgjumura

Si të sëmurët psikikë
Shëtisnin disa lloje gazetash  
Mbi dyshemenë e papastër
Një çrregullim i paparë
Nga një këndvështrimin e një ikone
Dukeshin se si zvogëlohen muret

Nuk ndalej as valsi i lugëve
Pjatat thyheshin
Mbi kokën e një mushkonje
Këto pamje surrealiste
Mund të shihen si dikur
Vetëm në pikturat zbehura të shekujve
Të përzënë nga loja prej kohe




DRURI I VJETËR
Ndonjëherë në jetë
Kemi halle të pafundme
Pa e parë krimbin në brendinë e mollës
Kafshojmë lëvoren e trungut

Nuk na bezdis aroma e barit të fishkur
Shqisat tona
I ngarkojmë me gjethet e kalbura
Dhe bredhim si turtujt pa kokë
Nëpër labirintin që e thurim vetë

Nuk prishë punë nëse i lajmë sytë
Me djersën e barit të gurtë
Druri i vjetër
Kurrsesi nuk i beson metafizikës
Befasisht nga rrënjët shpërthejnë
Lulet e buzëqeshura të shirave


SA GROTESKË JANË ENDACAKËT

Stinët janë gjithmonë të njëjta
Të ngarkuara me zërat e bujqve
Deri sa piqej kallami
Era këndonte një bluz parahistorik

Thashë gjithmonë stinët i përngjajnë
Njëra-tjetrës
Vijnë me një grotesk të paparë
U përngjajnë të varfërve
Kur këndojnë serenata në çatitë e rrënuara

Askush nuk ua vuri veshin
Fjalëve të mia
Si fëmijët çamarrok imitonin zërin e erës
Binte edhe shi nga pak
Binte mbi metaforat e lodhura të ditës
Lageshin flokët e njerëzve
Kur fërshëllenin furtunat rrugicave

Humbësit po kalojnë të humbur rrugëve
Sillen vërdallë
Si zogjtë e qyqes
Nëpër çerdhet e lënë nga të tjerët
Sa grotesk janë endacakët
Kur flenë nën urat e qytetit të Lumëbardhit




ECIM ZBATHUR RRUGËVE

Disa gjëra që i bëjmë
Nuk janë pjellë e mendjemadhësisë
Por thjeshtë
Ecim zbathur rrugëve
Për t'i mbrojtur sandalet nga shiu

Kur luajmë top këmbe
Çorapet i fshehim nëpër xhepa
Kështu që
Kursejmë ndonjë qindarkë
Për të nesërmen
Të mos ankohen këpucët
Duke ecur rrugëve të baltosura

Sa herë që kalojmë pranë shitores së kasapit
Mbyllim njërin sy me kapelë
Duke i marr erë bukëve
Që kanë aromë gruri
Shkojmë deri te dyqani
I gjërave antike
Ku shiten gjërat e së  kaluarës
Dhe të qeshurat e së nesërmes








Mbi shpirtin e erës pagane






























SI MUND TË SHKOJ ATJE

Vonë kuptova
Këtu nuk paskam më vend
Tej mase më është zvogëluar kapela
S'po më zënë pantallonat
Atdheu është shumë larg
Si mund të shkoj atje

Mbase po më bezdisin mizat
Ky metropol
Po m'i bluan mendimet
Përherë mendoj
Si të shkoj në atdhe
Kur nuk më njeh askush atje

Trokas në shpirtin e së kaluarës
Kurrsesi të hapen
Porta të mbyllura të fëmijërisë
Në këtë dhomë të huaj
Po shkyçen dritat
Si mund të jetohet në sterrë

Pëllumbit tim prej argjile  
Iu janë thyer të dy krahët
Ju lutem miqtë e mi
Ma tregoni udhën
Se si mund të mbërri në atdhe









QANTE EDHE NËNA IME

Nuk di
Se si mund të na kuptojnë njerëzit
Por sytë e nënave tona
Në thellësi i fshehin
Sinonimet e lotëve

Sa herë që i shikoja sytë e gjyshes
Shihja se si qanin dy dete të kaltra
Qanin lulet
Me trishtimin e një peme
Sa që gjethet i përngjanin lotëve

Qante edhe nëna ime
Si të gjitha nënat e Kosovës
Sa herë që kam etje të madhe
Në portretin e erës
I shoh asociacionet e lotëve










DIELLI
Në të çarët e një shalqiri
Një dorë e uruar
I mbolli yjet

Dielli u bë dritë
Kurse drita një tjetër diell
Si syri magjik shndriti atdheu im
                          




NJË SHI I NGROHTË

Më mbërthyen merimangat e zeza
Për një dru më gozhduan hijet
Në trishtimin e Golgotës
Nata ishte
Më e gjatë se jeta

Një grua i shkulte flokët
Kurse tjetra i shtrydhte gjinjtë
Mëkonte diellin
Guri i murrmë i qëndresës
Nuk lëshon asnjë gjëmë njeriu

Një dru prej abanozi
Si një njeri i shenjtë
I kishte hapur horizontalisht krahët
I kishte hapur sytë si dy dete
Që s'lëshojnë pikë loti

I mbërthyer për një dru
Qëndronte ndërgjegjja njerëzore
Qante rrapi si një fëmijë
Një shi i ngrohtë nga palca e kurrizit
Pikonte mbi drurin që s'lakohej







MBI SHPIRTIN E ERËS PAGANE

Nga zëri im
Si pasione të papërmbajtura
Dolën zogjtë e bardhë
Mbi shpirtin e erës pagane
Galopuan vetëtimat e ndezura

Qielli fluturoi lartësive të kaltra
Pëllumbat prej argjile
Shpërthyen horizonteve
Nga gujava dolën në dritë
Mëllenjat e kristalta të shpresës

Kalorësit e lirisë
I kishin shaluar mjegullat
Nën patkonjtë e argjendtë
Si xixa shpresash i pamë vetëtimat
Se si shkreptinin
nga mëgojëzat e arta
Të kuajve të luftës




I MËKONTE XIXËLLONJAT

Ëndrra ime
Mbrëmë lozte me ëndrrën tënde
Nëpër damar
Nuk ndalej vrapi i kalorësve
Unë e hoqa kapelën
Ti e zhveshe njomësinë e lëkurës

Nën çarçafët e mëndafshtë
Nuk dëgjohej frymëmarrja
E ajrit të ngrohtë
Një dihatje e thellë imitonte
Ngrohtësinë e diellit

Varka ime për herë të parë
Mbeti në fund të liqenit
Llamburitja e duarve  
Me delikates
I kapërcej shtigjet e përsosura
Hëna me xhelozi
I mëkonte xixëllonjat
                         
               Prishtinë, 15 mars 2014



EDHE TI O SHPEND I ZI

O lejlek i bardhë
Edhe ti o shpend i zi
Mi tregoni rrugët
Ju përgjëroj tregomëni
Si të kthehen në Shqipëri

Të ju japë nga një letër
Së tepërmi druaj
Se do e hajë era
Këtu në vend të huaj
Më është mbyllur dera

O lejlek i verdhë
Edhe ti o shpend i kuq
Më mësoni rrugën deri në atdhe
Jeta në mërgim
Po më kalon huq

O lejlek i bardhë
Edhe ti o shpend i zi
Sa shumë kam mall
E po digjem si zjarri
Për nënën Shqipëri









NUK MUNDENI ME MA MARRË

Mund të më kryqëzoni si Krishtin
Të më çoni zvarrë
Deri në varr
Por dashurinë time ndaj atdheut
Kurrë nuk mundeni me ma marrë

Këtë pemë të bekuar
Ma mbolli katragjyshi
I katragjyshit tim
Malli im është një zog i lirë
Që jeton në fluturim

Mund të m'i merrni edhe sytë
Të më lini nga malli të vdes
Në këtë errësirë mizore
Por dashuria ndaj atdheut
Në mua jeton dhe rritet prore


ZËRAT E SHTHURURA TË ERËS

Një mjegull e zezë
Si mjaullimë doli nga sterra
Shpirti i kalbur i mesjetës
Sërish zuri të vrapoj si era

Përtej mureve britmat
Vallja e mortit
S'ka të ndalur
Jeniçerët i kanë zbrazur kazanët
Evropa  e turpëruar
Përgjon ulërimat e ujqërve

Sërish dëgjohen zërat
Britmat e një nate të plagosur
S'pushojnë
Nga majat e thikave pikon dhimbja
Hungërimat e egra
Shqyejnë perdet e qiellit

Në një fshat malor
Ndërgjegjja rra në provim
Nga krimet e një nate
Të çmendur
Pa tekst mbetën bishat e malit
KAH UDHËT E PAUDHA TË DETIT

Mbrëmë më shkisnin këmbët
Kah udhët e paudha të detit
Mjellma e zezë
Në kuvertën e anijes së fundosur
E kishte lënë peng folenë

Mes dallgëve dëgjoheshin britma peshqish
Nëpër xhepat e shkumës së kripur
Rridhte si peshkvja
Shpirti i nakatosur i një sirene
Mbi një kep të trishtuar
Qante pulëbardha

Deti dukej si një nuse e dhunuar
Në mol hapeshin
Dhe mbylleshin dritaret
Nata i kishte shkyçur fenerët
Vetëm sytë e humbur  të peshkaqenëve
Vezullonin si yjet në hemisferë

Deti i trazuar
Si i çmendur vraponte rrugicave
Një parandjenjë si një bishë zvarritej
Në rrjetin e merimangës
Asnjë peshk nuk i përngjante
Sirenave të shkumës së bardhë të detit



NGA ETHET E FRIKËS

Qenka ndalur koha
Ora e vjetër në murin e kishës
Paska hyrë
Mes tragjedive antike

Një luan i paçjerrë
Qëndron mbi këmbët e pasme
Dhe bisedon me prenë
Që dridhet si thupra e shelgut

Brohoritjet nuk kanë të ndalur
Nga ethet e frikës
Shemben muranat e gurta

Si thuprat e çelikta
Dridhen këmbët e amfiteatrit
Nga pamjet bizare të gjakut
Heshtin brohoritjet

Një njeri del nga lëkura e luanit
Bisha zvogëlohet aq shumë
Sa që kokulur
Hyn në lëkurën e regjur të ditës
























Brohoritjet e kukullave të frikësuara
Përfundimisht fundosen në amfiteatër
Nga shpirti i thyer i heshtjes
Zgjohet një zog i vrarë dhe fluturon qiejve


QËNDROI SI STATUJA E NGRIRË

Këpucët e tua të zeza e të gjakosura
U shndërruan në relikte malli
Nëna për çdo mbrëmje i vë nën jastëk
Dhe fle si një foshnje

Tani ke ikur në një tjetër vend
Nuk të njohin më as të afërmit
Atë çast kur me dorë kaluan
Mbi fytyrën tënde
Mua nga frika më zinin ethet

Nuk t'i preka sytë
Që më përcjellën çdoherë
Dora ime e djathtë
Qëndroi pezull mbi qerpikët e tua
Qëndroi si statuja e ngrirë

Sa më ka mbetur peng
Përshëndetja e fundit
Kujt t'i kërkoj falje
Për frikën time
Ky gur i rënd që më rri në shpirt
Për çdo ditë
Po më rëndohet nga pak







AJO VETË U SHNDËRRUA NË ERË

Këto trajta të erës
Që duken si sy katrore në pasqyrë
Para njëqind vjetëve
Ishin të rrumbullakëta si rruzaret e gjyshes

Më kujtohet kishin një formë delikate
Me të cilën lozte era
Sa herë që rrapëllonin dyert e sokakut
Dëgjoheshin lehjet e qenve të lagjes

Ishte e vetmja grua gjyshja ime
Që e fshihte erën në flokët e saja të verdha
Më pastaj tërë kohën lozte me të
Lozte për të mos harruar fëmijërinë

Gjyshja ime ishte edhe nënëmadhja ime
Sa shumë i donte trajtat e erës
Sa që një ditë kur e zuri mjegulla qiellin
Ajo vetë u shndërrua në erë


MBI DYSHEKUN E MJEGULLAVE

Unë dhe hija e ime
Nën një pemë
U ulëm këmbëkryq
Ulliri pesëqindvjeçar
Dukej se po ecën si kardinal
Mes nesh
Një lumë i thellë ëndërronte shiun

Një pasqyre e gurtë
Bisedonte me pëllumbin prej argjile
Përreth si në Ferr dëgjoheshin
Krakëllimat e çafkave
Për herë të parë
Paranoja e erës i shikonte anijet
Kah fundoseshin
Në lotin e turbullt të detit

Një heshtje si vdekja e zezë
Kalonte tërmal rrugës
Dy plaka me të veshura të zeza
Mbanin në dorë
Nga një qiri të mishtë
Si llava e vullkanit
Digjej rrashta e lisit të rrëzuar















2.

Një hije e zezë
Imitonte veshjen morbide të erës
Nga një çati e rrënuar
Sërish dëgjohen krakëllimat
E mjegullave

Lehja e natës kurrsesi të ndalet
Sterra ogurzezë
Lëshohej mbi shpatullat e Gjergjit
I cili  dergjej
Mbi dyshekun e mjegullave



LINDJEN E NJË GJERGJI TË RI

Shoqja ime dhe unë
Pamë në Shqipëri duke vdekur një pemë
Rrënjët e ullirit në kalanë e Krujës
Kishin më shumë krenari
Se sa njerëzit
Me syze të errëta që endeshin
Përreth tij

I huaji flokëverdhë
Në shiritin e një celuloidi
I regjistronte kalldrëmet shqiptare
Kruja si një foshnje
E porsalindur rendte nëpër histori  

Kalaja duke i krehur flokët e shekujve
Kridhej shtigjeve të lashtësisë
E cila çdo çast ëndërron  
Lindjen e një Gjergji të Ri

Pemët dhe ullinjtë e bardhë
Kanë zënë
E po lëshojnë lastarët e parë
Në drejtim të qiellit gri






2.

Unë dhe shoqja ime
I pamë edhe rrapet që s'flinin
Qëndronin me gjokse të kthyer
Kah stuhia e zezë
Burra që u përngjanin perëndive të Olimpit
Që për një fjalë goje
Armikut ia kallin datën

Unë dhe shoqja ime
Pamë duke vdekur
Edhe duke lindur Shqipëria

Këtu ullinjtë
U përngjajnë kardinalëve
Në çdo shekull i ndërrojnë këmishët
Mes trupave të pemëve
Vrapojnë kalorësit
Që asnjëherë nuk vdesin
                          
                    Prishtinë, 16 mars 2014
BREDHTE LEDHAVE TË HISTORISË

I vështrojë thellësitë e syve të erës
Pas pasqyrës së vjetër
Fshihen tufanet e shekujve
Ti asnjëherë nuk rende
Përtej vetvetes
Mbete një statujë e shkrirë në mermer

Kur u pamë nuk ishe më ai djalosh
I adoleshencës
Nga duart e tua me kallo
Pikonte trishtimi
kishe mbetur pa asnjë ëndërr
Si  vëllezërit binjakë i përngjaje Sizifit

Vonë e kuptova personin që i lante sytë
Me pikëllimin e mëngjesit
Një meteor i këputur
Kishte mbetur
Pa asnjë shpresë në hapësirë

Njëqind vjet në mua nuk u ndalën zërat
Vendi i kishte humbur të gjitha rrugët
Bredhte ledhave të historisë
Dhe vajtonte si qyqja
Duke i kërkuar zogjtë e ikur
Nga foleja e ngurtë e atdheut







SHIKIMET E MIA KLANDESTINE

Në sytë e mi të gështenjtë
I shoh sytë e tua të kaltër
Silueta ime në pasqyrën e madhe
Më duket zbehej tej mase

Nuk di vallë athua isha unë në atë fotografi
Ose dikush tjetër banonte në mua
Shikimet e mia klandestine
Kanë zënë e po mbyten nga myku

Qeni i kuq i lagjes së evgjitëve
Sot në mëngjes qante si një njeri
Për çudi shelgu i pikëlluar
Qeshte si asnjëherë më parë

Brenda një dhome me xhama të errëta
Dëgjohen vetëm zukatjet e mizave
Dita rrinte pas perdeve të palara
Dhe kundronte një pikë të papërcaktuar


MARR FRYMË SI GJETHET E NJOMA

Unë nuk mund të jetoj në këtë zbrazëti
Më duhet pak frymëmarrje
Ky akuarium qelqi  po i përngjan
peshqve të ngordhur

Kur më dhemb koka
Marr frymë si gjethet e njoma
Dal në rrugë dhe vrapoj me drurët
Vrapoj deri sa e zë etja e erës

Sot gjethet e pemëve nuk po shkunden
Si në rinin time
Ato po bien si shirat e vjeshtës
Mbi flokët e thinjura të mëngjesit

Qyteti im po më duket
Më i zbrazët se kurdoherë
Njerëzit kalojnë trotuareve
I numërojnë hapat si kukullat e drunjta

Ecin mbi një pistë mode
Por kanë një përparësi të madhe
Nuk kanë nevojë
Për frymëmarrje artificiale





KANË MBETUR EDHE DY HAPA

Kur ngushtohen pantallonat e mia
Kaloj nëpër vrimën e gjilpërës
S'kam nevojë për asnjë pasqyre
Në sytë e tua
Përherë e shoh botën lakuriqe

Eca përtej çdo pamundësie
Dhe në imazhin e parë
Më doli parasysh
Qielli i ngrysur i atdheut

Ti mos u hamend
Kanë mbetur edhe dy hapa
Të mbërrish me kohë
Deri atje
Ku thyen pasqyrat e botës

Loti im depërtoi
Në lotin tënd të brishtë
Era i krihte flokët e thinjura
Në pasqyrën e thyer të vjeshtës















Ne ishim të etur si zhapini i shkretëtirës
Te një dunë e vetmuar
Qante kaktusi
Një deve e hidhëruar pamasë
Pështynte përcëllimin e diellit
Nën këmbët e etura të kaktusit
Digjej rëra e kuqe

ZËRI YT AI FYELL MAGJIK
Zëri yt sonte po i përngjan
Qyteteve të largëta
Që nuk harrohen
Por si ato  pasione
Që i kanë humbur rrugët
Nëpër xhunglat e kujtesës

Zëri yt si zëri i erës më vjen në ëndërr
Të shoh se si kridhesh hapësirave
Pa e pyetur asnjë njeri
Si fjala e harruar rilind
Nga thellësia  e tokës

Unë do të të pres diku në vetëdijen time
Të pres nëpër udhët e jetës
Nëse takohemi
Të lutem
Lërma zërin tënd si një testament
Që vetëm mua më përket

Zëri yt ai fyell magjik
Që më merr me vete
Sa herë që fluturojnë zogjtë
Bëhem erë e një muzike
E të presë në zhgjëndrrën time







MË PRIT OSE SHKO KU TË DUASH
Më prit e dashur
Sonte do të dal nga lëkura ime
Më prit  me krah të hapura
Sa ora do të jem
Në ëndrrën tënde

Më prit ose ik ku të duash
Nëse mundesh
Unë veç kam dalë
Nga lëkura ime

Një ditë pranvere
Kur ti më së paku pret
Ashti im
Do të konvertohet në dashuri   




SYTË TU TË GËSHTENJTË

Më trego e dashura grua
Marrëzia e jote
Athua ka ndokund  derë
Sytë tu të gështenjtë
Erdhën pas meje
Dhe më përcollën
Deri në Ferr    

Ti ishe dhe mbete një engjëllushë
Kurse unë një njeri kokëfortë
Si furtuna
Poet rebel - zemër prush
Që e deshi atdheun
Kur si gjarpri i zi
Zvarritej dhuna  

Sa herë që u treta mjegullave
Ma zgjate dorën
Askurrë në baltë
Gjatë tërë jetës nuk më la
Ishe grua -mrekulli prej nëne  
Meritove kurorën
Ah sa shumë kam me ty sevda




TRAJTA ASNJANËSE E ERËS

Me palltot e zeza solemne
Mjegullat si qentë endacak
Bredhin shëtitoreve të bulevardit

Kukullat si çdoherë
Zëshëm protestojnë
Rrugëve të boshatisura
Një qetësi e llahtarshme  
Bren pasionin e erës

Shiu rigon mbi statujat e mermerta
Rigon pa ndërpre
Në brendinë xhamave të mendjes

Metaforat kanë hequr dorë
Nga kashelashat
Trajta asnjanëse e erës
Bisedon me boçat e këputura të pishave

Më tutje buzë shatërvanit
Në ballon e maskave
Kanë ardhur edhe jashtëtokësorët























Yjet klandestinë fshihen
Nëpër xhepat e shqyera
Të protestuesve potencialë
Në sheshin iks
Po deshifrohet kodi i pakënaqësisë

















GRATË E PESHKATARËVE

Si një gotë vere
Deti u zbraz në stërkalat e shiut
Uturimë dallgësh
Në flokët e verdha të vjeshtës

Një pulëbardhë e vetmuar
Iku nga kuverta
Iku
 E vonuar për një stinë

















2.

Moli i shastisur
Ëndërron peshkun e artë
Gratë e peshkatarëve
Të vetmuara
Dhe me duar të lidhura për koke
I presin fantazmat e anijeve
I presin pashpresë
Të kthehen
Me nga një qiri të ndezur















3.

Horizonti qante si deti
Me ngashërim
Meduzat e kaltra i mbajnë në dorë
Flamujt e zi të pikëllimit

Një anije e bardhë
Me vela të zeza
Në shpirtin e erës
Lëshoi spirancën e dhembjes
                     
         Prishtinë, 17 mars 2014







 







                                                                           








Pesha e lotit






























NJË HËNË E PIKËLLUAR

Kur ngjau ringjallja
Në syrin e kalit tim të verdhë
Banonte një njeri i panjohur
Sa herë që hapeshin dyert
S'ndaleshin hungërimat e cerberit

Thonë se ishte koha e mjegullave
Nëpër shtatë palë qiell
Galopuan kalorësit e apokalipsit
Dhe ngjau ngrysja e paparë

Korbat haptazi dolën në shesh
Dhe si shpendët parahistorik
E mbuluan me duart e erës
fytyrën e mërrolur të qiellit

Shirat e zeza
Me vite të tëra s'pushuan
Nëpër xhepat e meteorëve  
Kollej furtuna murrme

Njerëzit dolën në log të trishtimit
Një hënë e pikëlluar
Diku pas mjegullave të turbullta
Për herë të parë përjetoi katarzën  





SA ËSHTË VËSHTIRË TË JESH NJERI

Sa është vështirë të mbjellësh një pemë
Në Ballkanin e trazuar
Sa është vështirë të jesh njeri
Aty ku ulërijnë ujqërit
Ku pas çdo porte
Të presin cerberët e uritur për gjak

Dreqi e ngrëntë sa është vështirë
Të jesh njeri
Aty ku kryqet shndërrohen në thika
Sa është vështirë
Të ecësh vertikalisht
Deri te mallkimi dhe kryqi yt

Një copë mjegulle bredh netëve të zeza
Mjegulla që kafshon varre
Në dreq të mallkuar
Ky kodë i trishtuar i urrejtjes
Sa është vështirë të jesh njeri
Aty ku djajtë
Lozin vallen e gjakut



















Në çastin
kur për herë të parë
Doli njeriu nga gujave e hapësirës
Kuptoi fare mirë
Se sa është vështirë me qenë njeri
Në dreq të mallkuar
Të jesh diçka asgjë më shumë se njeriu
Sa është vështirë
Të jesh njeri në Ballkanin a trazuar





NË PROVIM KURRË NUK RAMË

Shporru në sterrë
Ik nga kjo natë moj qyqe e zezë
Ka kohë
Që ne i kemi djegur
Flatrat e shpendëve të pikëllimit

Kaluan më shumë se njëqind vjet
E netët thikave
Më s'i pamë

S'di se si të shprehem
Por sido që të jetë
E deshëm dritën
Në provim kurrë nuk ramë

Shporru moj qyqe
Ik në vendlindjen e zezë të erës
Asgjë nuk deshëm më shumë
Se sa që patën të tjerët
Shporru
Mos i mbaj më cerberët pas derës

VIBROJNË SI GJETHET E FISHKURA

Nëpër sinorët e atdheut
Ulërijnë drurët
Me buzë të thara etja i përgjëron degët
Gjethet e vjeshtës
Sivjet nuk zgjohen nga koma

Bari i verbët
Po vuan nga ethet e zeza  
Duart e stinës pjalmojnë trishtim
Një zë i shurdhër
Parakalon rrugëve ngarkuar me dhembje

Ecin drurët e plagosur
Si hijet ecin
Somnambulët nëpër çati
Ullukët i ka zënë gjumi dimërorë
Vetëm kallkanët
U përngjajnë hijeve të njerëzve

Një stinë e egër mjaullin rrugëve
Shqisat e të dëgjuarit
Vibrojnë si gjethet e fishkura
Apostujt e krimeve
Parakalojnë me arkivole të verdha
E pjalmi i trishtimit nuk ka të ndalur
VETËM NJERËZIT NDRYSHOJNË

Sa herë që dal në shëtitore
Era m'i lëpin flokët
M'i lëpin
Si mizat e mërzitshme pjatat e palara

Pranë këmbëve të drunjta
Rigon shi
Ai shi i cili të  bezdis
Si ato kukulla të përdala

Bie shi i baltosur
Nëpër asfalt enden mushkonjat
Dikush nga ballkonet
Gjuan gazeta të ndrydhura

Imazhet gjysmë të zhveshura
Të tmerrojnë
Duhet ecur përpara
Por si të ecën njeriu me sy të mbyllur

Sërish shiu i njëjtë me pamje të përsëritura
Ballkonet  s'kanë shkuar në piknik
Në qytetin tim s' lëvizin ndërtesat
Vetëm njerëzit ndryshojnë
Disa shkojnë për në amshim
E disa të tjerë vijnë me maska

NËSE BËJ HAPIN E PARË

Paska mbetur vetëm një fije kashte
Për ku të kapem
Në cilin det u fundosën anijet
Kur erdhën përmbytjet e mëdha

Një etje e vogël mbrëmë
E solli etjen tjetër
Më të madhe
Sytë rriten nga dhembja

Nëse e bëjë hapin e parë
kah portat e Ferrit
Nuk di
A do të kem vallë kohë
Për hapin tim të fundit

Sytë e mjellmave janë
Aq të vogla
Sa që u përngjajnë
Rruazave të gjyshes sime të ndjerë

Një korb i zi mbeti pa flatra
Dhe pa asnjë shpresë
Kah po fluturojnë mjegullat
Në këto kohëra të liga


SHTATË DETET E BOTËS

Fisi im fisi i zogjve krenarë
Nuk u përngjan askurrë
Atyre fiseve
Që përulen deri në përbuzje

Jemi fëmijët e kalorësve
Që i ftuan në dyluftim
Kalorësit
E çmendur të Apokalipsit

Ne u lindëm nga guri i stralltë
Atdheu ynë
Pikoi nga një galaktikë
Që u përket shpendëve dykrenorë

Kur Dardania në këto fusha
Merrte frymë si uji
Me krenari i zotëronim
Shtatë detet e botës

Fisi im ishte paraardhës
I perëndive   
Sa herë që kishte mall për rrënjët
Bisedonte me lartësitë e yjeve
POR GJITHSESI

Tani më nuk dihet
Sot filloi
Ose dje përfundoi
Mesha e parë e së dielës

Binte shi e dashur
Binte në flokët e erës loti i një stine
Ne ishim larg njëri-tjetrit
U përngjanim binarëve të trenit

Ishte e diele
Ndoshta përfundoi
Ose nuk pat se kush me e mbajt meshën
Por gjithsesi
Diçka nuk ishte në rregull

Binte shi e dashur
Një shi i mërzitshëm
I kot
Si një njeri i humbur

Por gjithsesi
Atë ditë
Ishte e diela e fundit
Kur ishim në meshë
                    Prishtinë, 18 mars 2014



PESHA E LOTIT

Po ikën nga unë
Një gjeth i verdhë
Ikën edhe stina tej përtej
Degët duke rënë bien në humnerë
Acari i çmendur
Pjalm trishtimi derdh

Po më ikin edhe duart
Flokët e zbardhura
Shndërrohen në elegji
Duke pëlcitur nga vaji
Një qyqe e bardhë
Natë e ditë
Dënes mbi një çati

Kam mbetur si një dunë
E verbër në hapësirë
Loti lotin
Nuk e ndalë dot
Sado që është e rëndë
Dhembjen e vajit
Pesha e lotit
Nuk matet me lot o Zot

PO BIEN SI PERËNDITË E TRILLUAR

Sonte po e mbështes
Kokën time të lodhur
Po e mbështes
Mbi zërin melankolik të gërnetës

Këto duar të plagosura
Më mbajnë gjallë
Po më mbajnë për dore
Derisa e shtrij jorganin
Mbi shpirtin e pambuktë të reve

Nata e gjatë
Shoqërohet me ofshamën
E një cope mjegulle të këputur
Nëpër hapësirën e paanë të qiellit
Ngarendin yjet e verbër
Ngarendin
Deri në pafundësinë e pafundësisë

Si një jehonë e pikëlluar
Nga larg dëgjohen zërat e meteorëve
Shirat nuk prajnë
Po bien si perënditë e trilluar
Po shkunden
Nga degët e pikëlluara të yjeve
NETËT MË NUK ISHIN NET

Zërat e trishtuara nga lotët
Trokasin në portat e mbyllura
Të shpirtit
Mallëngjimi i erës qan si kërthi
Duart e kujt përqafuan mbrëmë
Drurin e mykur të akacies

Unë nuk isha askund
Edhe hija e ime e përhitur
Mbeti pa zë
Në ashtin e kujt
Mbiu trëndafili i egër
Kur zëri tinëzar i heshtjes
Kalonte lakuriq rrugëve të dhunuara

Netët më nuk ishin net
Dukeshin si disa gjëra të papërcaktuara
Rrinin të çrregulluara  
Ngjashëm me gazetat e vjetra
Në kujtesën e epshit qante mështekna

Një zog i zi i trishtimit
I kishte lënë flatrat mbi një çati
Erdhi era me flokë të shthurura
Dhe sërish iku
Me të gjitha pëshpërimat e anktheve

NË VESHIN E SHURDHËR TË KOHËS

Ndale të lutem
Ndale zërin e kitarës
Nuk durohet kjo melodi e përvajshme
Në veshin e shurdhër të kohës
Po dënes një serenatë

Nuk di a ishte natë ose ditë
Por gjithsesi
Teri si heshtja kalonte hajnisht
Nëpër brinjët e thyera të kateteve
Ndale të lutem
Ndale zërin e kitarës

Para dy ditëve si foshnja qante lumi
Qanin edhe shelgjet e pikëlluara
Me cilën peshë sonte
Mund ta matim
Lotin e brishtë të çastit të humbur

Sërish heshtën mëllenjat
Asnjë cicërimë s'dëgjohej
Te grunajat
Mbase sivjet u vonuan të korrurat
Nga hidhërimi
Hëna i shkundi kallinjtë nëpër ara







ECJET I KANË TË SHTHURURA

Në qytetin tim
Disa njerëz ecin tatëpjetë
E disa të tjerë tërmal
Nëpër kafenetë e mykura
S'pushojnë të qeshurat e jashtëtokësorëve

Çunat rendin pas xhubletave
Kurse pleqtë si zakonisht
Shëtisin me pantallona të shkurta
Ecjet i kanë të shthurura
Si mendimet

Era më nuk e përcjellë shtypin ditor
Thonë se po vuan nga skleroza
Kur përdor tableta për uljen e sheqerit
Vrapon si ketri rrugicave
Të ngushta
Vrapon
Derisa mbetet pa frymëmarrje
AVULLOJNË NGA PAK TRISHTIM

Në kafenenë te plepat e bardha
Nuk më lënë rehat ta pi
Kafen e mëngjesit
Në një tavolinë dy të moshuar
Flasin për seksin e përditshëm

Në tjetrën përballë kësaj monotonie
Miqtë e mi të moshuar
Me sy të çakërdisur bisedojnë për Zotin
Njëri betohet në kuran
Kurse tjetri s'e lëshon biblën nga dora

Gotat e mbushura
Me verë te kuqe Rahoveci
Avullojnë nga pak shpresë
E nga pak trishtim

Një mizë e madhe nuk e ndalë zukamën
Kurse kamerierja sykaltër
Thotë se është e bija e Krishtit

Përballë xhamave të djersitur
Protestojnë karriget
Tymi i duhanit si mjegulla e zezë
U pengon tavolinave që lëvizin
Sa këndej e sa andej marrëzisë
PIKOJNË KALLKANËT E MURRMË

Thonë se vjeshta i ka sytë e verbët
Nëse s'piqen pemët
Qanë pa derdhur pikë loti
Nga duart e saja të ngrira
Pikojnë kallkanët e murrmë

Sivjet vera ishte më e gjatë
Se stinët e tjera
Ia morri disa javë vjeshtës
Dhe iku pa lënë gjurmë
Andaj era i shkundi më herët pemët
Dhe frytet e tjera të papjekura    

Për disa orë dimri erdhi
Para kohe
Furtuna me radhë pjalmoi
Një stuhi e çmendur në pabesi
I zuri peng zogjtë shtegtarë
Ku sot po bredhin nëpër çerdhe të huaja

Sipas meteorologëve
Dimri sivjet
Do jetë i gjatë dhe shumë i ashpër
Mëllenjat i zuri një brymë e verdhë
Dhe hynë
Pa u përgatitur nëpër dhomat e dimrit


NDOSHTA NJË DITË

Ndoshta një ditë
Ose në një kohë tjetër
Do e lë bastunin
Diku fshehur nën hambar

Unë do vij te ti
Do shihemi patjetër
Kur në shpirtin tim
Mugullon një grusht bar

Do vij deri te ti
S'do shkoj diku tjetër
Mbase koha do të jetë
Tepër e gjatë

Më beso e dashur
Unë do vij patjetër
Ka kohë që jam në rrugë
Do shihemi menatë

Ndoshta një ditë
Më pret dikush tjetër
Fajin kurrë mos e lyp te unë
Por sërish po të them






















Unë do vij te ty patjetër
Ta zëmë kohën e duhur
Kur bota e jonë
S'do të jetë më në gjumë
                           
                 Prishtinë, 19 mars 2014

SHËNIME BIOGRAFIKE PËR AUTORIN
             
Adem Zaplluzha u lind në Prizren, më 1943. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Akademinë Pedagogjike në Prishtinë. Një kohë punoi si mësues nëpër fshatrat Studençan të Therandës (ish Suharekës) dhe Hoça e qytetit, afër Prizrenit. Ndërkohë punësohet si përkthyes në Korporatën Energjetike të Kosovës. Me shkrime filloi të merret kryesisht me poezi që nga mosha e fëmijërisë. Rrugën letrare e nisi me vjershën e parë për fëmijë të cilën e botoi në revistën "Pionieri", më 1957. Si i punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës bashkë me shokët e punës dhe pendës themeloi grupin letrar "Lulëkuqet e Kosovës". Në Kuadër të punës së këtij grupi letrar qe botuar përmbledhja "Ngjyra e kohës", në të cilën u përfshi një numër i konsideruar i poezive të tij. Krahas krijimeve të publikuara në revistat për fëmijë, botoi edhe një serë shkrimesh nëpër gazetat e kohës që dilnin në Prishtinë dhe Shkup. Është anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës, prezent në disa antologji dhe në librin Kosova letrare të poeteshës Monica Mureshan. Është prezantuar në Leksikonin e Shkrimtarëve Shqiptarë 1501-1990, nga Hasan Hasani, në Leksikonin Shkrimtarët Shqiptarë për fëmijë 1872 - 1995 nga Odhise K. Grillo, si dhe në librin Portrete Shkrimtarësh nga Demir Behluli, Prishtinë, 2002. Në maj të vitit 2013 Klubi i Artistëve dhe i shkrimtarëve të Durrësit ia ndau çmimin e karrierës për kontributin e dhënë në letrat shqipe. Jeton dhe krijon në Prizren.
















BOTIME TË AUTORIT

1. "Puthje", poezi, "Rilindja", Prishtinë,1974.
2. "Ecjet e viteve të mëdha", poezi, "Jeta e Re", Prishtinë 1995.
3. "Çamarrokët e Thepores", poezi për fëmijë, "Shkëndija",Prishtinë 1996.
4. "Muret", poezi, "Jeta e Re", Prishtinë, 1997.
5. "Morfologjia e dhembjes", poezi, "Faik Konica", Prishtinë,2000
6. "Ai vjen nesër", poezi, Qendra e Kulturës, Klubi letrar"Fahri Fazliu", Kastriot, 2oo7
7. "Letër nga mërgimi", poezi, Klubi letrar "Fahri Fazliu"Kastriot , 2007
8. "Letër nga mërgimi 2 " poezi, "Qendra e Kulturës", Klubi
letrar , "Fahri Fazliu", Kastriot 2007
9. "Udhëndarja", poezi, "Qendra e Kulturës", Klubi letrar ,"Fahri Fazliu", Kastriot , 2008
1o. "Thirrje e gjakut", poezi,"Qendra e Kulturës", Klubi letrar, "Fahri Fazliu"Kastriot 2008
11. "Asgjë sikur molla", poezi, "Qendra e Kulturës", Klubi letrar "Fahri Fazliu", Kastriot, 2009.
12. "Vesa në lotin tim", poezi, "Qendra e Kulturës", Klubi letrar "Fahri Fazliu", 2009,
13. "Puthja e gozhduar", poezi, "Qendra e Kulturës", Klubi letrar, "Fahri Fazliu", Kastriot , 2oo9.
14. "Kashelasha në vargje", poezi për fëmijë," Qendra e kulturës, Kastriot, 2oo9.


15. "Pema e bekuar", E përkthyer, Rumani, 2o1o.
16. "Bajraktarët e vatanit", poezi satirike, Klubi letrar, "Fahri Fazliu" Kastriot , 2010.
17. "Hijet e ndryshkura", poezi,"Qendra e kulturës", Kastriot,2010.
18."Stuhi në Kutulishte", poezi,"Qendra e kulturës", Kastriot,2010.
19. "Posa ikte nata", poezi, "Qendra e kulturës ", Kastriot,2010.
2o. "Loja e myshqeve", poezi,"Qendra e kulturës", Kastriot,2010.
21. "Lumëbardhi dhe gjëma", poezi,"Qendra e kulturës",Kastriot, 2o1o
22. "Metafora e heshtjes", poezi, "Qendra e kulturës",Kastriot, 2o1o
23. "Hyji në Prekaz", poezi,"Qendra e Kulturës", Kastriot,2010.
24. "Sinorët e hinores", poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot 2010
25. "Don Kishoti dhe Rosinanti", poezi, Shoqata  e Shkrimtarëve, Kastriot, 2010
26."Zjarri i dashurisë", poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2010
27. "Kur likenet vallëzojnë", poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2010
28. "Ditari në vargje", poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 201O
29. "Tingujt që nuk përfundojnë", poezi, Shoqata e shkrimtarëve Kastriot, 2o1o.
3o.  "Shtegu i mallit", poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2010
31. "Korniza e thyer"',Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, -Kastriot, 2010
32. "Zgjimi i gjëmës",Poezi, Shoqata e Shkrimtareve-Kastriot, 2010
33. "Vallja mistike", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2010
34. "Merre kodin",  Poezi për fëmijë, Shoqata e shkrimtarëve Kastriot,2011
35. " Letër atdheut" poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2011
36. " Tejdukshmëria e shiut", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11
37. " Përtej teje",poezi, Shoqata e  Shkrimtarëve-Kastriot, 2011
38. "Sa afër e sa larg" , poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2011
39. "Vallja e zanoreve", Poezi , Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11
40. "Ikja e eshtrave", Poezi për të rritur, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11
41."Kalorësit e mjegullave", Poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2012
42. "Hingëllimat e shiut", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot 2012
43. "Kur pemët i ndërrojnë këmishët". Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot,  2o12
44. "Mirëmëngjes Imzot", Poezi, Shoqata e shkrimtarëve Kastriot, 2o12
45. "Kafshimi i mikut", Poezi satirike, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
46. "Atje tej maleve", Poezi, Shoqata e shkrimtarëve , Kastriot-2012
47. "Heshtja që del në shesh," Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot -2o12
48. "Portat e shpresës", Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, Kastriot-2012
49. "Në dhomën time gjysmë të errët", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
5o. "Kinse Lojë Shahu", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
51. " Për çdo dekadë nga një baladë ", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve Kastriot, 2o12
52. "Fusha e mëllenjave", Poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
53. "E kujt është kjo vetmi", Poezi, Shoqate e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
54. "Mos pyet për adresën e lumit", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve Kastriot, 2012
55. " Stoli në parkun vjetër" Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
56. "Urori i stralltë", poezi, Shoqata e shkrimtarëve Kastriot, 2o12
57. "Po të mos ishte fjala", Poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot,2o12
58. "Thyerja e urave", poezi, Shoqata e shkrimtarëve Kastriot, 2o12
59. " Trokëllimat në gjumin e dallgëve", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
60. " Në flokët e dëborës", poezi, Shoqata e Shkrimtarëve Kastriot, 2012
61. "Një grusht nostalgji", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2o12
62. " Kur filluan të flasin njerëzit", poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot, 2012
63. "Kur stinët kapërcejnë fshehurazi", poezi, Shoqata e Shkrimtarëve Kastriot,2012
64. " Lisi në rrënjët e veta" , Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve Kastriot 2o12
65. "Eca ecëm dhe do ecim", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve Kastriot, 2o12
66. "Fëmijët e erës", Poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot 2012
67. " Çast në fund të stinës", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot-2012
68. "Si të flas me drurët", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
69, " Më pëlqejnë mendimet e tua", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot , 2012
70. "Andej dhe këndej kohës", poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot , 2012
71. "Zëri i heshtjes", poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
72. "Kush i lexoi letrat prej erës", poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
73. " Fluturimi i korbave në netët pa hënë", prozë poetike, Shoqata e Shkrimtarëve Kastriot, 2012
74. "Koha e ime dhe koha e jote", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot , 2012
75." Diku te një baladë", Poezi, Shoqate e Shkrimtarëve Kastriot, 2012
76. " Sonte çdo gjë po i përngjan lotëve",Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve Kastriot, 2012
77 " Ky def prej hëne", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012

78."Pyesni zogjtë në ikje ",Poezi , Shtëpia botuese "Fahri Fazliu"- Kastriot 2013
79 " Fërfërimë gjethesh", Poezi, Shtëpia botuese "Fahri Fazliu", Kastriot- 2013
80. "Refrene yjesh", Poezi, Shtëpia botuese "Fahri Fazliu"- Kastriot, 2013
81. "Te delta e mjellmave", Poezi, Shtëpia botuese "Fahri Fazliu", Kastriot- 2013
82."Rinjohja", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve "Fahri Fazliu"- Kastriot, 2013
83."Diku në fund të një fillimi", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, "Fahri Fazliu"- Kastriot, 2013
84."Makthi i hijes", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-" Fahri Fazliu"Kastriot, 2013
85."Një zog prej uji", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve "Fahri Fazliu"- Kastriot,2013
86."Asnjë fjalë nuk frymon", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, "Fahri Fazliu"- Kastriot, 2014-
87."Daullet e një nate", Poezi, Shoqata e shkrimtarëve "Fahri Fazliu"-Kastriot 2014
88."Sytë e gurtë të erës", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve "Fahri Fazliu"- Kastriot, 2014
89."Kur dehen perënditë" , Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve "Fahri Fazliu"-Kastriot -2014
90. "Fjetëm njëqind shekuj" Prozë poetike, Shoqata e Shkrimtarëve "Fahri Fazliu"-Kastriot ,2014
91."Krakëllimat e natës",Poezi, Shoqata e shkrimtarëve "Fahri Fazliu"-Kastriot, 2014
92. "Ndjekësit e enigmave", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve "Fahri Fazliu"-Kastriot -2014
93. "Atdheu i paçmuar"Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-" Fahri Fazliu"- Kastriot, 2014
94."Psalm i harruar ",Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, "Fahri Fazliu"Kastriot 2014
95,"Për kë po bie moj kambanë", Poezi  Shoqata e Shkrimtarëve "Fahri Fazliu"-Kastriot, 2014
96. "Mbi flokët e ullukëve", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve "Fahri Fazliu" Kastriot 2014
97. "Menatë vijnë lejlekë", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve "Fahri Fazliu" Kastriot 2014
98. "Loti i gotës së dehur" , Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve "Fahri Fazliu" Kastriot 2014
99. " Stina asnjanëse" , Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve "Fahri Fazliu" Kastriot 2014
100. "Dëneste bashkë me erën" Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve "Fahri Fazliu" Kastriot 2014
101. "Druri i pikëlluar", poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, "Fahri Fazliu"- Kastriot, 2014
102. " Një grusht dashuri" , poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, "Fahri Fazliu"- Kastriot, 2014
103. "Lëreni zërin tim" , poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, "Fahri Fazliu"- Kastriot, 2014
104. "Shi në qytetin tim" , poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, "Fahri Fazliu"- Kastriot, 2014
105. . "Si trenat e verbër "  , poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, "Fahri Fazliu"- Kastriot, 2014
106. "Zjarri i malli tim " , poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, "Fahri Fazliu"- Kastriot, 2014
107 . "Kur teshtinë era "  , poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, "Fahri Fazliu"- Kastriot, 2014
108. "Mbi shpirtin e erës pagane  " , poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, "Fahri Fazliu"- Kastriot, 2014






   







 









PËRMBAJTJA
 
POSA GJEJ NJË FJALË ................................... 15
Pasqyra s'po më zë ................................................ 19
Posa gjej një fjalë .................................................. 20
Pas një ëndrre fjalësh ........................................... 20
Hëna ...................................................................... 21
Ky mëngjes i lodhur .............................................. 22
Pranvera nuk dukej askund ................................... 23
Nëse ....................................................................... 24
Dhe Pash një ëndërr .............................................. 25
Në dhomën e kujtesës ........................................... 26
Një zog .................................................................. 27
Shirat e një vjeshte ................................................ 28
Atdheu po vdes ..................................................... 29
2. ............................................................................ 30
Një dënesje e pakontrolluar .................................. 31
Këtu të gjallët janë të vdekur ................................ 32
Shiu dhe xhamat e drurëve .................................... 33
Dikur vonë kah mbrëmje ...................................... 34
2. ............................................................................ 35
Kur kafeja ftohet ................................................... 36
Ujqërit shndërrohen në qengja .............................. 37
Si në kohërat e baladave ....................................... 38
Nuk ndalej as valsi i lugëve .................................. 39
Druri i vjetër .......................................................... 40
Sa grotesk janë endacakët ..................................... 41
Ecim zbathur rrugëve ............................................ 42
MBI SHPIRTIN E ERËS PAGANE ................. 43
Si mund të shkoj atje ............................................. 45
Qante edhe nëna ime ............................................. 46
Dielli ..................................................................... 47
Një shi i ngrohtë .................................................... 48
Mbi shpirtin e erës pagane .................................... 49
I mëkonte xixëllonjat ............................................ 50
Edhe ti o shpend i zi .............................................. 51
Nuk mundeni me na marr ..................................... 52
Zërat e shthurura të erës ........................................ 53
Kah udhët e paudha të detit ................................... 54
Nga ethet e frikës .................................................. 55
Qëndroi si statuja e ngrirë ..................................... 57
Ajo vet u shndërrua në erë .................................... 58
Mbi dyshekun e mjegullave .................................. 59
2. ............................................................................ 60
Lindja e një Gjergji të Ri ...................................... 61
2. ............................................................................ 62
Bredhte ledheve të historisë .................................. 63
Shikimet e mia klandestin ..................................... 64
Marr frymë si gjethet e njoma ............................... 65
Kanë mbetur edhe dy hapa .................................... 66
Zëri yt ai fyell magjik ........................................... 68
Më prit ose shko ku të duash ................................. 69
Sytë e tua të gështenjta .......................................... 70
Trajta asnjanëse të erës ......................................... 71
Gratë e peshkatarëve ............................................. 73
2. ............................................................................ 74
3. ............................................................................ 75
Pesha e lotit .......................................................... 77
Një hënë e pikëlluar .............................................. 79
Sa është vështir të jesh njeri .................................. 80
Në provim kurrë nuk rram .................................... 82
Vibrojnë si gjethet e fishkura ................................ 83
Vetëm njerëzit ndryshojnë .................................... 84
Nëse bëjë hapin e parë .......................................... 85
Shtatë detet e botës ................................................ 86
Por gjithsesi ........................................................... 87
Pesha e lotit ........................................................... 88
Po bien si perëndit e trilluar .................................. 89
Netët më nuk ishin net .......................................... 90
Në veshin e shurdhër të kohës .............................. 91
Ecjet i kanë të shthurura ........................................ 92
Avullojnë nga pak trishtim .................................... 93
Pikojnë kallkanët e murrmë .................................. 94
Ndoshta një ditë .................................................... 95

















   Katalogimi në botim (CIP)
   Biblioteka Kombëtare e Kosovës "Pjetër Bogdani"

 
821.18-1

Zaplluzha, Adem
      Mbi shpirtin e erës pagane  / Adem

ADEM ZAPLLUZHA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PLANETI YT PREJ ZJARRICikël poetik nga JAHO MARGJEKA (08.21.2014)
KUR PASHË VAJZËN IDEALE NJË MËNGJES TË BUKUR PRILLITregim nga HARUKU MURAKAMI (08.20.2014)
KAPEDANI ARVANITAS I PAPADIAMENTIT, SHENJTOR I LETRAVE GREKENga Dr. G. GIAKOUMIS (08.20.2014)
NJË ROMAN ME THEKS TË FORTË SHOQËROR I THANI NAQOSNga ALEKO LIKAJ (08.20.2014)
KËNAQËSIA ESTETIKE QË TË JEP POEZIA E POETIT TË TALENTUAR PËRPARIM HYSINga Prof. dr. ESHREF YMERI (08.18.2014)
SYTË BLU TË DETITCikël poetik nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (08.17.2014)
PRITJAPoezi nga BESIM BOKSHI (1932-2014) (08.17.2014)
GUSHT NË TIRANËPoezi të reja nga QAZIM SHEHU (08.16.2014)
MIGJENI, VETVRASJA E TRUMCAKUTEsé nga MOIKOM ZEQO (08.15.2014)
A DO TË KONVERTOHEJ FAIK KONICA?!Nga FOTAQ ANDREA (08.12.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]