NËNËN TIME E PRISTE PARAJSA NË QIELL Cikël i ri poetik nga FASLLI HALITI
E Djelë, 08.24.2014, 07:09pm (GMT+1)
1.SI TOKA TË DUA djalit,helidonit Toka S'kërkon Komoditet, S'ka pretendime: Pak shi, Pak diell, Dhe ajo mbushet me blerim.
Si toka, si blerimi të dua djali im.
2.NËNËN E PRISTE PARAJSA
Nëna priste ardhjen e vdekjes Ditë edhe natë, Po vdekja S'i vinte që s'i vinte, Sepse kërkonte shpirtra për në ferr
Kurse nënën time e priste Parajsa në qiell !
3. TESTAMENT
Mos thoni për mua Atë ditë...: U shua, U fik, Sepse unë i fikur, i shuar isha... Se mos më lanë mua të ndizesha!
22-23 gusht 2014
FASLLI HALITI
|