VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NËNËN TIME E PRISTE PARAJSA NË QIELL
Cikël i ri poetik nga FASLLI HALITI

E Djelë, 08.24.2014, 07:09pm (GMT1)



          
 1.SI TOKA TË DUA
                       
                       djalit,helidonit
Toka
S'kërkon
Komoditet,
S'ka pretendime:
Pak shi,
Pak diell,
Dhe ajo mbushet me blerim.

Si toka, si blerimi të dua djali im.


2.NËNËN E PRISTE PARAJSA


Nëna priste ardhjen e vdekjes
Ditë edhe natë,
Po vdekja
S'i vinte që s'i vinte,
Sepse kërkonte shpirtra për në ferr

Kurse nënën time e priste Parajsa në qiell !

3. TESTAMENT

Mos thoni për mua
Atë ditë...:
U shua,
U fik,
Sepse unë i fikur, i shuar isha...
 
Se mos më lanë mua të ndizesha!
 


22-23 gusht 2014
FASLLI HALITI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.