NJË AKUAREL EKSKLUZIVISHT NGA HELIDON HALITI DHE NJE POEZI NGA FASLLI HALITI
E Martë, 08.26.2014, 02:30pm (GMT+1)
LETËR -Majakovskit -Eseninit
I dashur Majakovski, I dashur Esenin, Ju ma futët në zemër Si gjeni, Si tokësor, Si human, Si njerëzor Shokun Lenin... Lenini Po na del kriminel, Terrorist, horr,
Me sëmundje veneriane. Flisni: Pse heshtni ? Ju pyes. Përgjigjmuni! Lenini ka qenë njerëzor, Apo kriminel gjeni, psikopat, I çmendur, Horr...?
Ju e keni parë Leninin me sy, Mbase jeni takuar me të, Mbase i keni dhënë dorën, Keni biseduar, Keni bërë shakara, Ju ka dëgjuar, e keni dëgjuar. Mbase keni folur gjatë për komunizmin me të: Mbase keni debatuar, Mbase dhe keni Polemizuar ...
Folmë Hapur Shoku Majakovski, Fare hapur më fol, Ashtu siç di të flasësh ti, Por pa politizime, Më fol si poet futurist, novator, gjeni!
Më fol Me sinqeritet poetik, Si poet i lindur për poezi, Si rebel, Si lirik gjeni, I dashur Esenin, Ishte njerëzor, Apo kriminel, shoku Lenin?
Sa ju kam besuar juve, Sa të kam besuar ty Majakovski, Sa të kam besuar ty Esenin, S'kam besuar As Jezus, As Muhamed. As Zot, As Perëndi, Pa le pastaj ndonjë parti... 1992 "Drita"
FASLLI HALITI
|