E Enjte, 04.25.2024, 11:01pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
LEXOJ FATIN
Tri poezi të reja nga QAZIM SHEHU

E Mërkurë, 08.27.2014, 08:42am (GMT+1)



LEXOJ FATIN

Lexoj fatin në vijat e pëllëmbës,
Si vetëtima të shuara vijat rrinë të heshtura,
Si vetëtima të një mbrëmje të ëndrrës,
Kur muzgu i ndez me gënjeshtra.

Kur hoqa dorë prej tyre dhe ia dorëzova fallxhores,
Kur nga trill i saj ndonjë vetëtimë e tyre u ndez,
Vijat m`u dukën se u shkëputën prej dorës,
Para meje krijuan një gjethnajë,një pyll me gjeth.

S`qe vetëm një shteg, një hyrje prej të marri,
Ca fjalë që më duheshin për të besuar,
Besomëni se pas këtij çasti ,
Vijat rrinin sërish:vetëtimë e përvëluar.

Sa pak gjeta shpresë aty, sa pak,
Sa pak vëmendje, sa pak dashuri,
Pëllëmbën e mblodha grusht , fatit idhnak
Ia hodha si gjyle kundër tij...

QAFË MORINË

Kur akujt duheshin me ngri,
Ngrinë në Qafë Morinë.
Vetëm ajri aty shkelte.
Njerëzit shiheshin shpinë më shpinë.
Kur akujt u deshën me shkri,
Shkrinë pikë pikë mbi Qafë Morinë,
Një cipë akulli qëndron ende për çudi,
Gjersa krushqit e fundit të lirisë të vijnë...


TË VËRTETA TË GJAKOSURA


Afër të vërtetave shpesh kam qenë,
Pastaj mbrapsht prej tyre jam kthyer,
Më tepër më ka pëlqyer një rrenë,
Sesa guxim i tyre i ndërkryer.
Atëhere kam urryer gënjeshtrën,
Sërish drejt tyre jam nisur,
Kur arrita verën më prunë vjeshtën,
Sërish të vërtetat më patën gënjyer.
Kaq shumë gjak perëndish, sajime me lule,
Buzëkuq trillimesh dhe feksje imazhesh,
Ato mbartin e mbanin në themele kockore,
Sa të bëhej të vareshe litarësh.
Torturë e vërtetë të afroheshe drejt tyre,
Gjersa e kuptova më në fund,
Çdo e vërtetë si afrim mynxyre,
Flamurin e gënjeshtrës tund...

QAZIM SHEHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
“NË KOPSHTIN E MUZAVE” TË XHELADIN MJEKUT(Meditim, rreth një libri)Nga VIRON KONA (08.27.2014)
ROZI THEOHARI (ÇEKU) NA FLET AQ BUKUR, PER “POTPURI DARDHARE”…Nga Prof. MURAT GECAJ publicist e studiues Tiranë (08.26.2014)
NJË AKUAREL EKSKLUZIVISHT NGA HELIDON HALITI DHE NJE POEZI NGA FASLLI HALITI (08.26.2014)
TENTIM POETIK PËR HEROIN ADEM JASHARI (I)Nga UK LUSHI (08.25.2014)
NËNËN TIME E PRISTE PARAJSA NË QIELLCikël i ri poetik nga FASLLI HALITI (08.24.2014)
KUR HAPESHIN PORTAT E QIELLITTregim nga SULEJMAN MATO (08.24.2014)
FYTYRAT TONA T'I SHIHNIM NË PIKËN E VESËSPoezi të zgjedhura nga DRITËRO AGOLLI (08.22.2014)
MBI SHPIRTIN E ERËS PAGANEVëllim i ri poetik nga ADEM ZAPLLUZHA (08.22.2014)
PLANETI YT PREJ ZJARRICikël poetik nga JAHO MARGJEKA (08.21.2014)
KUR PASHË VAJZËN IDEALE NJË MËNGJES TË BUKUR PRILLITregim nga HARUKU MURAKAMI (08.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]