VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JAM KRENARE - JAM SHQIPTARE!
Poezi nga ERIOLA MARGJEKA

E Martë, 09.09.2014, 04:40am (GMT1)



                          
                Studentja poete, vajza e Bujanit dhe e Shengjinit, Eriola Margjeka

Jam krenare - jam shqiptare!

Shqiperi, vend i dashur,
Ç'histori paske patur!
Ato luftra, dhimbje t'thella,
lot n'sy e zemrat nder tela.
 
Si nuk mundi asnjë thikë,
As një plumb, as një armik,
S'mjaftun gjith' ato padrejtsi,
per t'thy ty, Nënë Shqipëri!
 
Tokë e dashur, tokë shqiptare,
N'harresë dhimbjen Ti lësho.
Ki besim te bijtë e tu,
Gjaku i tyre të forco.
 
Per ty e bukura Shqiperi,
Që nga Jugu e në Veri,
Vite e shekuj  me të nderue ,
Borxhin Ty s'ta kem"˜ pague.
 
Ja, ket' zemer ti na e dhe"˜,
Trimerinë  stafetë na e le"˜,
Fort per Ty ndjehem krenar,
Na e dhe emrin shqipëtar!!
        ------------

  Eriola Margjeka dhe redaktori ynë Zeqir Lushaj
 
Kush është Eriola:?

-Eriola Margjeka ka lindur me 01.11.1994 në breg te Valbones nen shushurimen e kaltersine e valeve te saj, në lagjen Mollë e Kuqe të Bujanit (Tropojë). Eshtë rritur dhe ka jetuar gjithnje ne Shengjin ku edhe mbaroi ciklin e fillores me rezultate shume te mira. Duke qene se qe e vogel ishte e apasionuar pas librave, e sidomos pas te shkruarit , ne perfundim te 9-vjeçares, mori pjese ne nje konkurs esesh me teme te lire, kryesisht mbi Jeten, ku fitoi çmimin e dytë.  Tani vazhdon studimet per inxhinieri ekonomike viti i I-rë, në Tiranë.
Jola me thotë se "Te shkruarit më ka shoqeruar ne çdo moment te jetes. Poezite dhe eset kanë qene pjese e çdo frymezimi, çdo perjetimi, pjese e jetes time, diçka që vertet i jep kuptim qenies time dhe qe do vazhdojne të më shoqeroje pergjatë saj".
Kjo vajze e re qe zbriti nga brigjet e Valbones ne breg të Adriatikut, ka goxha ambicie per jeten, dhe nje nga keto eshte qe zeri i saj te degjohet larte e me  larte e te jete frymezues.  Beson se te shkruarit eshte menyra me e mire edhe per kete qellim.
                        --------------------------

ERIOLA MARGJEKA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.