E Premte, 03.29.2024, 07:52am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
NGROHTËSIA E SHPIRTIT POETIK TË KOZETA NUSHIT
Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

E Shtunë, 09.13.2014, 03:42pm (GMT+1)




Poetët dallohen për fibrat e ndjeshme të shpirtit që plagoset lehtë, për ndjenjat dhe mendimet e tyre prekëse. Ata janë njerëz me një botë të pasur që padrejtësinë e shikojnë drejt e në sy dhe që rebelohen rreptë kundër saj. Ata janë të përzgjedhur me kujdes prej Hyjnisë.

Prandaj edhe poeti francez Bualo (Nicolas Boileau-Despréaux - 1636-1711), në poemën e vet me titull "Arti poetik" (L'art poétique), thotë :

Ka dhe vjershëtarë, mes nesh të pamasë,
Që ushqejnë një ëndërr të ngjiten në Parnas...
Natyra jonë bujare, nënë e kujdesuar,
Vetë e di se kujt talenti do dhuruar.


Poetja Kozeta Nushi, këtu e ca muaj të shkuarë, ka dalë para lexuesve me vëllimin e parë poetik me titull "Rizgjimi i ëndrrave", të cilin e ka nxjerrë në qarkullim Shtëpia Botuese "Rugova Art" në Prishtinë, me redaktor poetin dhe kritikun e talentuar Naim Kelmendi.

Gjatë këtij shtatori pritet të dalë nga shtypi edhe vëllimi i dytë i saj poetik me titull "Nga ligjet e zemrës pushtuar", të cilin do ta botojë po e njëjta shtëpi botuese. Këto dy vëllime poetike, Shtëpia Botuese "Rugova Art" do t'i prezantojë në muajin nëntor në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt.

Kozeta Nushi erdhi në hapësirat e poezisë pas një pune të gjatë dhe këmbëngulëse në botën e letrave. Që në moshën studentore në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, ajo shfaqi një pasion të jashtëzakonshëm për përkthimin, duke filluar me Dostojevskin në vitin 1998 dhe duke vazhduar me tregime norvegjeze të shek. XIX-XX, të botuara në vitin 2000. Krahas pasionit për përkthimin, ajo vazhdoi të krijonte edhe vepra origjinale në prozë, siç janë përmbledhja e parë me tregime, e titulluar "Robër të dashurisë" që e pati vënë në qarkullim Shtëpia Botuese "Marin Barleti", dhe vëllimi "Tre çelësat", një përmbledhje kjo me tregime për fëmijë, për adoleshentë dhe për të rritur që e ka nxjerrë nga shtypi Shtëpia Botuese "Psikostil".

Vjershat e poeteshës Kozeta Nushi, e cila, familjarisht, punon dhe jeton në Itali, në qytetin Breshia, jane plot ngrohtësi dhe çiltërsi shpirtërore, plot dashuri për vendlindjen e saj, trishtimin e pashtershëm për të cilin ajo e përcjell në vargjet e veta me aq emocion dhe përdëllim.

Ngrohtësia e shpirtit të poeteshës Kozeta Nushi shpërfaq bujarinë e zemrës, delikatesën e ndjenjave dhe fisnikërinë e jetës së saj. Në vargjet e dy vëllimeve poetike del në pah aftësia për t'i ngrohur njerëzit që e rrethojnë me afshin e shpirtit të saj. Kjo ngrohtësi përcjell gatishmërinë për t'iu përgjigjur thirrjes së gjithkujt që ka nevojë për një ndihmë shpirtërore. Në poezinë e saj përcillet gatishmëria për t'i ndarë me të tjerët pasurinë e shpirtit të saj dhe zjarrin e zemrës që s'ka të shuar.

Ngrohtësia e shpirtit të kësaj poeteshe të talentuar pëfaqëson një tipar thelbësor të natyrës së saj humnane që shfaqet në komunikimin e përditshëm me njerëzit dhe që di se se si t'i bëjë ata për vete. Kjo ngrohtësi vjen e skalit me art poetik aftësinë për të ndarë me njerëzit e afërt gëzimet dhe trishtimet e veta.

Si një poeteshë që zotëron teknikën e vargëzimit, Kozeta Nushi operon jo aq me fjalë të izoluara, sesa me modele poetike, në të cilat fjalëve të veçanta u është caktuar paraprakisht një vend që përputhet me tingëllimin dhe me vlerën e tyre kuptimore.

Me artin e vet poetik, Kozeta Nushi e bën lexuesin t'i perceptojë fjalët e saj jo si nocione, por si diçka që vepron drejpërsëdrejti mbi ndjenjat e tij. Ajo e pasuron fjalën me kuptime emocionale. Prandaj, në poezinë e vet, ajo është në kërkim të shprehjeve të reja, të figurave të reja, të metaforave të reja.

Jam i bindur se pena e Kozeta Nushit do t'u dhurojë lexuesve të tjera krijime artistike që do t'i bëjnë ata të njihen edhe më nga afër me mjeshtërinë e saj të vargëzimit, me bukurinë e rrëfenjave poetike dhe me magjinë e figurave artistike.

Tiranë, 11 shtator 2014


Prof. Dr. ESHREF YMERI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
QORTIMI Poemth nga FASLLI HALITI (09.12.2014)
SUPERTITANIKUProzë nga QERIM SKËNDERAJ (09.11.2014)
SHKRIMTARI XHAVIT KRYEZIUEse nga libri në dorëshkrim, „Një jetë domëthënëse“ kushtuar intelektualëve të RoganësNga RRUSTEM GECI (09.10.2014)
SI KUDOPoezi nga FASLLI HALITI (09.10.2014)
INTERVISTË ME PROFESOR DOKTORE KLARA KODRANga ALBERT ZHOLI (09.10.2014)
JAM KRENARE - JAM SHQIPTARE!Poezi nga ERIOLA MARGJEKA (09.09.2014)
S'KA SI LOJA E BUZËVECikël poetik nga FASLLI HALITI (09.08.2014)
NJË FUNDVERE I TRISHTËNga ALEKO LIKAJ (09.06.2014)
SYTËProzë nga DRITA LUSHI (09.06.2014)
FRIKA E 'SHPËRBËRJES'Prozë nga QERIM SKËNDERAJ (09.04.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]