VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TREGIMI QË NUK KA PËRFUNDUARNga ALI M. LAJÇI 

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 10:57pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
TREGIMI QË NUK KA PËRFUNDUAR
Nga ALI M. LAJÇI 

E Martë, 09.16.2014, 08:07am (GMT+1)

 

VI.  (Është rrëfim i plakut Shaban i cili i shpëtoj masakrës së Tivarit duke e ndihmuar fati për jetë shkëputet nga  kolona afër qytetit e Shkodrës, bashkohet me disa malësor që benë udhë deri në Malësi të Madhe, ku në shtëpinë e njërit prej atyre malësorëve bënë natën dhe gjumin e parë gjatë të cilit sheh shumë ëndrra )

-Nata si të bëhej gati për  ta venë kurorën e përhitur në fronin që e kishte marr për të sunduar gjithë çka shihte syri, deri në ndezjen e pishave të mëngjesit mbi ato bjeshkë e vërrie. Hëna ende  nuk e kishte marrë ngjyrën e saj të verdhë, dukej si e vizatuar në qiellin e kaltër me atë ngjyrë argjendi. Hingëllima e kalit më bëri për të kuptuar se nuk ishte larg shtëpia e Rexhes. Ai me tregoi së  ishim në katundin e tij. Edhe buallica me instinktin prej shtaze, e la rrugën që ecnim e cila ishte më e gjerë, mori atë rrugë këmbësore nga filloj të duket shtëpia me një dritë të zbehtë llambe që ishte e ndezur brenda. Në fund të oborrit ishte stela. Jo larg saj, qeni ngrehej në vargoin  e vetë  duke lehur në mua si njeri i huaj që isha për atë plëng shtëpie  që kurrë më parë nuk e kisha shkelur pragun e saj: as njerëzit nuk i kisha njohur më parë... Por, valët e jetës  ishin të atilla që nuk po e  besonte kush si e  kah po mundeshin për të përdellisur ato ! ...

   -Mbërritëm në oborrin e shtëpisë. Një grua plakë priste  në fund të atyre shkallëve që ngjiteshin deri mbi katin përdhes të asaj shtëpie me mure  prej guri. -Ajo na kishte hetuar pa hyrë në oborr, ndoshta e kishte dëgjuar hingëllimën e kalit që nga larg. Ajo grua ishte e shoqja e Rexhës. I biri ishte duke e hapur shtegun e ograjës të rrethuar me trina qe ruante barin për viça. Aty futi kalin  që ishte lodhur edhe nga rruga dhe nga jo rrallë shalimit që i bënte Rexha,  kur ndihej i lodhur.  Buallicën e futi në stelë ku kishku i ndarë  prej saj tri-katër ditë, pëlliste. Të gjithë hymë brenda. I biri i Rexhes e mbylli i brami derën e hyrjes, u dëgjua kur i vuri drangun prej drurit të gështenjës Dani ishte bërë si të ishte i asaj shtëpie. Unë ndihesha i rrudhur si të kisha bërë far faji  deri sa me tha Rexha :

 -"Shlirohu, ndiju si në shpinë tënde, mos rri ashtu rrudhtë !" I pari Rexha dhe ne të gjithë radhazi pas tij i pastruam këmbët  me ujë të ngrohët. Në divanhane  ishte vendi i rregulluar vetëm për marrje të avdesit dhe pastrim të këmbëve në mbrëmje dhe larje të syve mëngjeseve. Buria e mbante ujin gjithmonë të pastër e cila nuk rrinte kurrë e zbrazur, për çka kujdesej  gruaja më e re e shtëpisë. Afër asaj burie qëndronte ibriku i mbushur ujë prej saj, ashtu që të përdorej më lehtë dhe më pastër dhe më uji  prej  asaj burie që edhe sot me rri para syve.  Ishte  ndërtuar  prej drurit të qershisë. Me dukej që edhe atij uji i vinte era qershi.

           Hëngra darkën e parë. Pas darke, llambës  varur në mur ia shtoi vajgurin djaloshi me qeleshen e bardhë që sa kishte ardhur nga dasma e cila kishte zgjatur tri ditë e netë . Si pata marrë vesh atë natë, kryeplaku  i lagjes kishte marrë nuse për djalë dhe po atë ditë kishte përcill vajzën e tij nuse. Djaloshi ishte i njoftuar nga komshinjtë e  tij  se pas darke do të vinin ata për ta kaluar një copë nate duke biseduar si gjithmonë kur ndokush prej atij katundi  kthehej nga Shkodra.

-U dëgjua një zë përjashta. Rexha doli vet, nuk e la asnjërin nga djemtë  për të dal që të përgjigjet e të hapi derën e mbyllur me drangun e gështenjtë.  

-Mirë se erdhët! u dëgjua zëri i Rexhës që u thoshte  atyre që kishin paralajmëruar ardhjen. Ishin ata, prej atyre shtëpive tej sheut,  që ndante shtëpinë e Rexhës me ledhin e lisave të bungut dhe shkozës.  Ngjitja e tyre shkallëve, tregonte që ata janë  malësor të vendit. Kur hynë brenda,  dy djem me pamje si  atyre  protagonistëve të këngëve    epike. Qeleshet e bardha, që të dytë. Mollëzat e skuqura  dhe ndër qeleshe mbi ballë - flakët e zeza kaçurrela. Llafologji të zhvilluar, me një ligjërim të ëmbël. Në anën e djathtë të llambës, jo fort larg saj, sharkia qëndronte e varur.  
-Do  marrësh në dorë një herë, sharkinë! i tha  Dani njërit prej djemve.
-Për qejf tëndin e të Bacë Rexhës, ma jep atë vilkuke dua ta kalli  këtë shtëpi guri me tinguj sharkie e këngë, pasi edhe baci Rexhë na u kthye shëndosh  nga Shkodra.
        -Kemi dëgjuar së Shkodra, rruga prej Prizrenit deri aty dhe tej saj, deri në Tivar është larë me gjak të njomë të rinjve shqiptar nga Kosova.
        -More djem! Ua ktheu Rexha.- E keqja ndihet larg dhe shumë shpejt. Kjo është e vërtetë. Dhashë Zoti e mos u harroftë ajo e keqe deri në Shkodër. Atje u fol se në tentim të kalimit të Bunës , nga ana e majtë e rrjedhës ishte  përmbysur lundra me dyzetë e kusur djem Kosove  të asaj marshute  të zezë, përgjysmë ishte plasur ajo lundër e vjetër. Si  dëgjova nga një shkodranes që edhe ai kishte dëgjuar prej një tjetri,  pjesët e lundrës ishin dukë mbi ujë si tabuti i thyer  ndërsa  trupat e pajetë nuk i zëntë fare syri, kishin prekur shtratin e lumit  që Zoti ta di ku do të u ka falur qetësinë e varrit!...  
-Unë ndrydhesha e shtrydhesha në vete dhe  kisha bërë veshët katër. Dani kishte ren në mendime të thella. E kishte kapluar frika  që mos ajo stuhi e ka përfshirë ndonjë kushëri o të afër të tij. Por, pasi foli edhe veproj Dani. I ofroj atij djaloshi sharkinë të cilën si ta kishte qit në dyzen  filloj për t'ia dridh telat dhe lozur gishtat ndër perde. Pa u menduar shumë, ia filloj këngës nga e cila i mbaj mend bukur shumë fjalë:
"...Sadriazem ku po i qon këto tesha
ta dhashë  besën nuk t'i vesha,
nuk t'i vesha nuk dahem shn'osh-
shumë asqeri në Tarabosh !..."


         -Pa ndërprerje, ai mori një këngë tjetër të një melosi të vjetër mallëngjyes por me plotë tone trimërie e vendosmërie për qëndresën ndaj sunduesve zaptues ndër shekuj, ku në qendër kishte Plavë e Guci, bile me kujtohen ato fjalë të këngës:
               
             -"... Pash një Zot more Sulltan,
falë kujë t' dush Stambollin tan!..."


-Pastaj, u dëgjua zëri i plakës së shtëpisë, ishte një ofkllimë e thellë dhe e zëshme që shprehte pezmin e dhëmbës nga ai rrëfim që bëri i shoqi, dhe fjalët nga kënga-"shumë asqeri në Tarabosh" -Sa  kaloj ajo kohë nate ashtu, edhe sytë e mi u mësuan me atë enterierë të asaj dhome mur të suvatuar por jo  fort lëmuar dhe gjerat tjera  si edhe njerëzit që ishin aty, filloj të me  ndjej trupi nevojën e pushimit dhe shtrirjes për të fjetur por me vinte keq. Sytë me mbyllshin herë pas here. Dikur, komshinjtë që kishin ardhur dhe kënduan këngë pas kënge, kërkuan leje nga Rexha  duke uruar për të bërë gjumë të mirë. Ata  u nisen për shtëpinë e vetë. I përcolli njeri nga djemtë e shtëpisë. Postja e ogiçit ma kujtoj atë të shtëpisë sime Nuk besova se atë e sollën për mua. Aty, në atë shtëpi, bëra gjumin e parë. Me kishte pushuar trupi. Me kishte pushuar edhe koka nga përplasjet e mendimeve, ndër më të ndryshmet,deri në pasigurinë e jetës! -Po aty! -Po atë natë, me ishte dëftuar ëndrra e parë në jetën time që në gëdhirje të ditës nuk kam ditur të ia përsëris vetës lëre më dikujt tjetër. -Kiamet ëndërr, me gëzime dhe hidhërime të një pas njëshme! -Ëndrra, sikur të me kishte marrë në krahët e vet, nga nuk me solli!? -Me solli edhe atje ku nuk kisha qenë kurrë, takova njerëz që i njihja e shumë që nuk i njihja fare. -Shihja gjera të mundshme e të pamundshme.
-Fluturoja mbi një bjeshkë dhe u afrohesha majave të pishave në një lugajë dhe prapë disi  ngjitesha në majat tjera të asaj bjeshke të cilën e kishte përfshirë flaka e zjarrit. -Fluturoja mbi atë flakë që shkonte përtokë duke e djegur malin  dhe fushën, aty-këtu edhe ndonjë shtëpi. -Dëgjoheshin  në të rrallë zëra lemeritë të njerëzve. Në atë fluturimthi absurd  nisi për t' me munduar tymi, me dobësohej fuqia fluturuese, pushoja mbi thikat e shkrepave të mprehët. Profesori, karshi tij e dëgjonte me vëmendje të shtuar dhe i tha plakut që bënte rrëfimin me fuqinë e fjalës duke e shtrydhur kujtesën e tij:
-Ne të shkollës kësaj do i thoshim: - "shumë akte të një drame!"   Plaku  e shikoj me  njëfarë stili brijor profesorin, duke shprehur me atë shikim dyshimin e tij se ai në një formë o në njëfarë mase tallej me te. Edhe profesori e kuptoj atë  dhe menjëherë me fjalët e tij e shteroj dyshimit  se ky po tallej me  Shabanin.
-Xha Shaban! i tha:  -Ti je duke rrëfyer për atë të vërtetë që e ke jetësuar, unë  nga ti po mësoj  atë që nuk e kam mësuar në shkollë.  Pushtetet e palavdi mundohen që duke humbur gjurmët e krimit, rrisin lavdinë dhe gjurmët e saj i lënë thellë të pashlyera. Por, jo-jo; e vërteta është e kundërta e kësaj!... Plaku buzagazi thellë, ashtu thellë duke marrë frymë për vazhdimin  e rrëfimit tij.
-Disi, në  atë ëndërr kallej i tërë katundi. Krisma e armëve jehonte  si në front. Bëheshin ato të shtëna se janë në kundërvënie të njëra-tjetrës, krisma të thekshme e të. Në skajin e një ledhi ishin mbledhur të gjitha ata që  nga jehona e krismave më shumë merrnin zemër se sa  frikësoheshin. Papritur u dëgjua një zhurmë e lemerishme sikur të zbriste nga qielli  i tërë planeti i Merkurit, pastaj u duk diçka si zjarr, gacërronte  pa u dukur tymi. Nuk ishte zjarr pasi tymi nuk dukej, dhe kështu e pa shpjegueshmja  mbeti e pashpjegueshme ashtu si  puna e Butës që shkoj për ta shikuar shtëpinë e djegur dhe nuk iu bashkëngjit më turmës nga e cila u nda  atë ditë të llahtarshme si edhe ato tjerat t'para dhe pasme të saj në  anën e majtë të lumit Drin.  Një grumbull thneglash  lëpihej gjuhës së  një flake që si të kishte krah të fuqishëm largohej prapthi dhe i lyhej fushës me bar të tharë në këmbë...-Buuuuuuuuuuuteeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee!... jehonte thirrja e  vajzave që kishin qenë me te. Ajo nuk shihej kund. Era e shkrumbit ndihej në t' katër anët. Edhe thneglat iknin sa mundeshin  para flakës  që me gjuhën e vetë si thimthi i gjarprit e prekte grumbullin e  dhe largohej në kahen tjetër nga era e fuqishme  që kishte marrë krahët. Ëndërr e  keqe ishte ajo që shihja atë natë, në atë shtëpi ku bëja gjumin e parë  si mysafir zori. Dikur, buburrecat në atë ëndërr mu bënë vërtetë si kuaj të përgatitur për luftë. Në kokë u shihej  diçka si kurorë argjendi, e fytyra u dukej si e  njerëzve, flokët si të grave e dhëmbët si të luanëve. Bëni një zhurmë të madhe si karrocat e luftës tërhequr nga kuajt që sulen në luftim. -Ëndërr e tmerrshme me dëftohej !  ... Tmerret vinin njeri pas tjetrit! Zërat lemeritë të atyre dy vajzave  thernin kupën e qiellit edhe pse ishin të kota, si pushteti i vdekjes mbi hijet...! 

ALI M. LAJÇI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TË NDESHESH ME SFIDËNNga QERIM SKËNDERAJ (09.15.2014)
NJË PASDITE NË ZYRIH Nga ISMAIL KADARE (09.14.2014)
MBI FLOKËT E ULLUKËVEVëllim i ri poetik nga ADEM ZAPLLUZHA (09.14.2014)
DITËT E DREJTËSISËTregim nga QAZIM SHEHU (09.13.2014)
KTHIMI I BABAIT NË SHTËPITregim nga ALEKO LIKAJ (09.13.2014)
NGROHTËSIA E SHPIRTIT POETIK TË KOZETA NUSHITNga Prof. dr. ESHREF YMERI (09.13.2014)
QORTIMI Poemth nga FASLLI HALITI (09.12.2014)
SUPERTITANIKUProzë nga QERIM SKËNDERAJ (09.11.2014)
SHKRIMTARI XHAVIT KRYEZIUEse nga libri në dorëshkrim, „Një jetë domëthënëse“ kushtuar intelektualëve të RoganësNga RRUSTEM GECI (09.10.2014)
SI KUDOPoezi nga FASLLI HALITI (09.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]