VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DOLI LIBRI MË I RI POETIK "NDJENJA PERËNDIE" I AUTORES SË NJOHUR RITA SALIU

E Martë, 09.16.2014, 08:48am (GMT1)


Në duart e lexuesve posa ka dalë vëllimi më i ri poetik "NDJENJË PERËNDIE" i autorës së njohur Rita Saliu.E botoi shtëpia botuese "Saga".

Rita Saliu, poete, humaniste frymëzuese e veçantë kombëtarenë ditët më të vështira të popullit të Kosovës, u lind në Prizren. Edhe pse jeton në SHBA, dhe SHBA-ja e përjeton me nam angazhimin e saj humanitar dhe të veçauar njerëzor, shpirti i saj vazhdon të jetojë me mall në Kosovën e saj, i cili shtrihet me aq dashuri e përkushtim në poezinë e saj.

Poetja Saliu është bartëse e shumë çmimeve dhe e mirënjohjeve të veçanta për poezinë e saj të ndjeshme, di dhe për angazhimin e përhershëm dhe të palodhshëm në të gjitha rrugët bamirëse dhe humanitare.

Ky është libri i tretë poetik i autores Rita Saliu.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.