VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PSE I URRENTE KRITIKËT BABAI I 'LOLITËS'?Nga HERBERT GOLD

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 08:09am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
PSE I URRENTE KRITIKËT BABAI I 'LOLITËS'?
Nga HERBERT GOLD

E Martë, 09.16.2014, 09:31am (GMT+1)


Në këtë pjesë kemi një përshkrim të ditë-jetës së shkrimtarit të madh Vladimir Nabukov dhe një copëz interviste. Intervista ka qenë disi e përgatitur, prej shumë kohësh, ndërsa shkrimtarit të njohur i është dashur vazhdimisht të ruhet nga pyetjet "mistrece" të intervistuesit. Fillimisht, një pjese të pyetjeve (i janë përcjellë më parë), dhe ai u është përgjigjur me vonesë duke e përligjur veprimin e tij me mosnjohjen e mirë të gjuhës. Në një vend, ia ka mbyllur shtegun krejtësisht intervistuesit: Ai i urren kritikët. E ka shpjeguar thjesht këtë urrejtje, ndërsa pastaj ka vazhduar me lidhjet e tij me vendlindjen Rusinë dhe dashurinë për SHBA...Mbi të gjitha, publiku mund të shikojë përciptazi dhe reagimin e tij për Lolitën... Po botojmë fare shkurt një pjesë të saj...

Vladimir Nabukov jeton me gruan e tij Verën në Hotelin Montreaux Palace në Montreaux të Zvicrës, një qytet turistik në liqenin e Gjenevës, vendi historikisht i preferuar i aristokratëve rusë të shekullit të shkuar. Ata jetojnë njësoj në dhomash të lidhura seri hotelesh që, janë po aq ngjashëm me shtëpitë dhe apartamentet e tyre në Shtetet e Bashkuara. Ato ngjajnë si të përkohshme, thjesht si vende ekzili. Dhomat e tyre përfshijnë atë, e cila përdoret në rastet kur ata vizitohen nga i biri i tyre Dimitri dhe një tjetër chambre de debarras, ku qëndrojnë të vendosura sende të ndryshme-që nga botimet në turqisht dhe japonisht të Lolitës , libra të tjerë, e deri te pajisje sportive dhe një flamur amerikan.

Nabukovi ngrihet herët në mëngjez dhe punon. Ai e bën të gjithë punën e tij në copa letrash, të cilat kopjohen pak më vonë gradualisht, shtrihen dhe rirregullohen derisa të arrijnë të përbëjnë romanet e tij të ardhshme. Gjatë sezonit të ngrohtë në Montreaux, atij i pëlqen të marrë rrezet dhe të notojë në një bazen, që ndodhet në kopshtin shumë afër hotelit. Dukja e tij për një gjashtëdhjetë e tetë vjeçar është e rëndë, e ngadaltë por edhe e fuqishme. Ai lehtësisht përshtatet në dy gjëra: që janë zbavitja dhe mërzitia, por kuptohet se preferon më shumë gjendjen e tij të mëparshme (kur shkruan). Gruaja e tij, një bashkëpunëtore e devotshme dhe e pakrahasueshme, i qëndron vigjilente, duke i shkruar letrat dhe duke u kujdesur për të gjithë biznesin, madje ndonjëherë si rastësisht edhe duke e ndërprerë, kur e ndjen se po thotë diçka që s'është në rregull. Ajo është një grua shumë e bukur, që mbahet mrekullisht dhe të vështron ngultas pas dy syve të kthjellët. Nabukovët ende dalin në rrugëtime për të kapur flutura, megjithëse tani distancat që udhëtojnë janë limituar nga fakti se nuk u pëlqejnë më aq shumë fluturimet ajrore.

Intervistuesit iu desh t'i dërgonte më parë disa pyetje.

Kur mbërriti në Montreux Palace, ai gjeti një zarf që priste për të-pyetjet ishin të shkalafitura dhe ishin transformuar në një intervistë. Pak pyetje dhe përgjigje ishin shtuar pak më tej, përpara se të mbaronte realizimi i intervistës, që ishte vendosur të botohej në numrin e Verë-Vjeshtës së vitit 1967 në The Paris Revieë. Në përputhje me dëshirat e Nabukovit, të gjitha përgjigjet janë botuar, ashtu si edhe ai vetë i ka shkruar përgjigjet. Ai pretendon se kishte nevojë t'i shkruante përgjigjet e tij sepse e kishte ende jo aq shumë familjare anglishten; kjo ishte një si formë e vazhdueshme serio-komike në fakt e tëhuajtjes së tij. Ai fliste me një aksent disi dramatik të Keimbrixhit, ku dukeshin nuancat shumë të lehta të shqiptimit si pa dashje të rusishtes. Anglishtja e folur, në fakt s'është aq e rrezikshme për të. Kurse, citimet e gabuara, po, ato ai i mendon se janë një kërcënim. Nuk ka asnjë dyshim që Nabukovi ndjen se një humbje tragjike në konspiracionin e madh të historisë është fakti i heqjes nga vendlindja e tij Rusia dhe se e ka sjellë tashmë bash në mes të moshës për të bërë punën e tij të jetës me një gjuhë që s'është aspak e asaj që i përket ëndrra e tij e parë. Megjithatë, shfajësimet e vazhdueshme për ngërthimet e tij në anglisht i takojnë më shumë kontekstit të shakasë speciale dhe të trishtuar të Nabukovit: Ai e nënkupton atë, por nuk do ta thotë; atij i vjen keq për humbjet e tij; ai është i ofenduar nëse dikush do t'ia kritikojë stilin, dhe madje ndonjëherë pretendon edhe se është vetëm një i huaj i gjorë i vetmuar, edhe pse tashmë është një amerikan po "Aq sa prilli në Arizona".

Nabukovi tashmë është në punë për një roman të gjatë, i cili zbulon misteret dhe ambiguiditetet e kohës së tij. Kur të flet për librin, zëri dhe vështrimi i përqendruar i ngjasojnë atyre të një poeti të kënaqur dhe të një poeti të ri, zhytur thellë në mendime, i cili mundohet me ngut të kapë detyrën e tij.

Sensi juaj i imoralitetit për sa i përket lidhjes në mes të Humbert Humbert dhe Lolitës është tejet i fortë. E megjithatë, në Hollyëood dhe Neë York, lidhje të tilla janë fare të zakonshme në mes të dyzetvjeçarëve dhe vajzave, të cilat janë fare pak më të mëdha se sa Lolita. Ata martohen-pa bërë kjo ndonjë shkelje të veçantë të rendit publik; megjithatë publiku vazhdon e llomotit...

"Jo, nuk është se sensi im i imoralitetit për sa i përket lidhjes Humbert Humbert-Lolita, është i fortë. Ai është thjesht sensi i vetë Humbert. Ai kujdeset për të ndërsa unë jo. Unë s'i jap ndonjë mallkim për moralin publik, qoftë në Amerikë apo kudo qoftë. E, gjithsesi, rastet e burrave që janë në të dyzetat dhe që martohen me vajza në adoleshencë apo në fillim të njëzetave, nuk duket se i shkojnë aq për shtat Lolitës. Humbert u kap nga 'vajzat e vogla'-jo thjesht nga 'vajzat e reja'. Nimfetat janë vajza-fëmijë, por jo ylltha dhe 'seks-kotele'. Lolita ishte dymbëdhjetë dhe jo tetëmbëdhjetë, kur e takoi Humbert-i. Ju mund të kujtoni mirë se në atë kohë ai ishte rreth dyzetë vjeç dhe se i referohet asaj si 'zonja e tij e pjekurisë'".

Një kritik (Pryce-Jones) ka thënë për ju se: "ndjenjat e tij nuk ngjajnë me të askujt tjetër". A do të thotë kjo ndonjë gjë për Ju? Apo mos do të thotë vallë se i keni ndjenjat më të mira krahasuar me ato që i njohin të tjerët vetes së tyre? Apo e keni zbuluar veten në nivele të tjera? Apo më thjesht akoma: historia juaj është unike?

"Nuk dua të rikujtoj artikullin; por nëse një kritik bën një deklaratë të tillë, kjo duhet të thotë sigurisht se ai i ka zbuluar vërtetë ndjenjat e miliona njerëzve, dhe të paktën të tre vendeve së bashku, përpara se të arrijë në këtë konkluzion. Nëse është kështu, më duket se vërtet jam si një lloj shpendi. Nëse, nga ana tjetër, ai e ka kufizuar kryesisht veten për t'u tallur me anëtarët e familjes apo klubit të tij, deklarata e tij nuk mund të diskutohet më kaq shumë seriozisht".

Një kritik tjetër ka shkruar se "fjalët tuaja janë statike. Ato mund të kthehen në një tendosje me obsesionin, por ato nuk janë si botët e realitetit të përditshëm". A jeni dakord me këtë? A ka një cilësi statike në pikëpamjen tuaj për gjërat?
"Cilit 'realitet'? 'Të përditshëm', ku? Më lini t'ju sugjeroj se tamam termi i vërtetë 'realiteti i përditshëm' është tejet statik, që kur ai presupozon një situatë, e cila në mënyrë të vazhdueshme është e vëzhgueshme, esencialisht objektive dhe e njohur në mënyrë universale. Dyshoj se ju e keni shpikur këtë ekspert për të treguar 'realitetin e përditshëm'. As nuk ekziston fare për mua".

Ai ekziston (I thotë emrin). Një kritik i vërtetë ka thënë se ju i "zvogëloni" karakteret tuaja"deri në atë pikë saqë ata bëhen thjesht shifra në një farsë kozmike". Unë s'jam dakord. Humbert, edhe pse është komik, mban një kualitet të prekshëm dhe këmbëngulës-të një artisti të vërtetë të zvetënuar...

"Unë do ta vendosja këtë ide krejt ndryshe: Humbert Humbert është një gjë koti dhe një qerrata i keq, që mundohet të duket si 'i prekshëm'. Ky epitet, nëse është i vërtetë, me atë sens që ai s'i mban dot lotët, mund që vetëm të ndikojë tek e gjora vajza ime e vogël. Përveç kësaj, si mund ti 'zvogëloj' në nivelin e shifrës, karakteret që i kam shpikur vetë? Dikush mund të 'zvogëlojë' një biografi, por askurrë një imazh".

*Marrë me shkurtime nga një intervistë retrospektive, realizuar nga Paris Revju. Përktheu Ben Andoni
Përktheu: BEN ANDONI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DOLI LIBRI MË I RI POETIK "NDJENJA PERËNDIE" I AUTORES SË NJOHUR RITA SALIU (09.16.2014)
TREGIMI QË NUK KA PËRFUNDUARNga ALI M. LAJÇI  (09.16.2014)
TË NDESHESH ME SFIDËNNga QERIM SKËNDERAJ (09.15.2014)
NJË PASDITE NË ZYRIH Nga ISMAIL KADARE (09.14.2014)
MBI FLOKËT E ULLUKËVEVëllim i ri poetik nga ADEM ZAPLLUZHA (09.14.2014)
DITËT E DREJTËSISËTregim nga QAZIM SHEHU (09.13.2014)
KTHIMI I BABAIT NË SHTËPITregim nga ALEKO LIKAJ (09.13.2014)
NGROHTËSIA E SHPIRTIT POETIK TË KOZETA NUSHITNga Prof. dr. ESHREF YMERI (09.13.2014)
QORTIMI Poemth nga FASLLI HALITI (09.12.2014)
SUPERTITANIKUProzë nga QERIM SKËNDERAJ (09.11.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]