VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHTËRNGATANga QAZIM SHEHU

                                                                                      

E Enjte, 04.18.2024, 05:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
SHTËRNGATA
Nga QAZIM SHEHU

E Mërkurë, 09.17.2014, 07:31am (GMT+1)



SHTËRNGATA

Vala thërmohet, bëhet ajër në flokët e tu,
 I lehtë si ky trazim me këngë të përmbysura,
Tek ti s`mund të hyj.

As të nxjerr nga heshtja e gjatë,
Ku je ngufosur për dreq,
Ndoshta mund të thirr një shtërngatë,
Jo këtë ajër që dridhet si qelq...

ART
Skënder Buçpapës

Në thellësi të vetes duke vjedhur,
Aty ku gënjeshtra zbraz të vjellura,
S`mund të jeshë përherë i denjë,
Kur me duart e tjetrit qet gështenja.
+++
Dashuria për njeriun ka një çmim
Një çmim që e paguan,
Poet s`mund të jeshë, nëse nuk je trim,
Të vërtetën njeriut t`ia thuash...


SHKATHTËSI

Mbetëm përherë pas jush,
Të gjitha s`na i morët dot,
Edhe pse thamë:pjergull , ju volët rrush,
Na vodhët ndjenjën, po kurrë një lot.
Zhytur në baltën e një shprese të rreme
Që e mbajmë mbi supe dhe s`e shohim,
Ju prapë na rrini pranë si vemje,
Me zjarr të gënjeshtër veten ngrohim...

DREDHI YJESH

Shkëndijojnë ,feksin, feksin shkëndijojnë,
Shkrumbin e mbetur prej djegies,
E vënë në gjurmët që harrojmë.

Më tepër se dritën, këtë shkrumb,
Na vënë në duar  e ndriçojnë,
Duke na gjuajtur si një plumb,
Me ftohtësi na mrekullojnë...

DASHURIA

Dashuria gjithnjë e shpik  një llak
Me tepri.

Kur një mijë ngjyra ndez e shuan,
Dhe ca ,për tradhti ia vuan.
Më mirë të rrishë nën një flete mëllage,
Që ngjyrën e vet pa xhelozi ruan...






QAZIM SHEHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DY POETË, DY POEZIPërktheu: FASLLI HALITI (09.16.2014)
PSE I URRENTE KRITIKËT BABAI I 'LOLITËS'?Nga HERBERT GOLD (09.16.2014)
DOLI LIBRI MË I RI POETIK "NDJENJA PERËNDIE" I AUTORES SË NJOHUR RITA SALIU (09.16.2014)
TREGIMI QË NUK KA PËRFUNDUARNga ALI M. LAJÇI  (09.16.2014)
TË NDESHESH ME SFIDËNNga QERIM SKËNDERAJ (09.15.2014)
NJË PASDITE NË ZYRIH Nga ISMAIL KADARE (09.14.2014)
MBI FLOKËT E ULLUKËVEVëllim i ri poetik nga ADEM ZAPLLUZHA (09.14.2014)
DITËT E DREJTËSISËTregim nga QAZIM SHEHU (09.13.2014)
KTHIMI I BABAIT NË SHTËPITregim nga ALEKO LIKAJ (09.13.2014)
NGROHTËSIA E SHPIRTIT POETIK TË KOZETA NUSHITNga Prof. dr. ESHREF YMERI (09.13.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]