VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DY POETË, DY POEZI
Përkthime nga FASLI HALITI

E Hënë, 09.22.2014, 02:09pm (GMT1)

 
 Sylvia Plath


 

PASQYRA

Unë jam prej argjendi dhe e saktë, pa paragjykime.
Çdo gjë që të shoh e gëlltis menjëherë
pikë për pikë pa hije dashurish apo neveri.
Unë nuk jam mizore, por vetëm e vërtetë
sy katërkëndëshe e një perëndie të vogël.
Shumicën e kohës pasqyroj murin përballë.
Ai është rozë, lara - lara. Prej kohësh tashmë
e shoh, e ndjej një copëz të zemrës sime.
Por ai është e nuk është.
Fytyrat dhe errësira ndahen vazhdimisht.
 
Tani unë jam një liqen. Mbi mua përkulet një grua
duke kërkuar të gjejë tek unë atë që është realisht.
Pastaj u kthehet atyre gënjeshtarëve: qirinjve ose  hënës.
Unë shoh shpinën e saj dhe e pasqyroj besnikërisht.
Ajo më shpërblen me lot e me një tundje të duarve.
Jam e rëndësishme për të. Edhe ajo shkon e vjen.
Çdo mëngjes, fytyra e saj tjetërsohet në errësirë.
Brenda meje ajo ka mbytur një foshnjë,
nga unë i del përballë ditë për ditë
një plakë, peshk monstruoz.


******************************* *******************************

Jij  stoike; mos  krijo panik; nëpërmjet këtij ferri për të takuar bujarinë, të ëmblën, dashurinë e tejmbushur me dashuri bujare të pranverës.
                                                                          Nga "Ditari", 20 shkurt 1956


***************************************************************
         


ALEKSANDËR BLLOK

 

SHENJA  E NJË KËNGE TË PRANVERËS
 
Era solli nga larg
shenjën e një kënge pranverore,
kushedi se ku, shkëlqimtare dhe e thellë
u hap një copë qiell.
Në kaltërsinë e pamasë,
mes xixave të pranverës së afërt
qanin shtrëngatat dimërore,
pluskonin ëndrra të yjëzuara.
Të ndrojtura, të zymta, të thella
vajtonin kordat e vargjeve të mia.
Era solli që larg
këngët kumbuese.

Përktheu: FASLLI HALITI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.