VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TAKIM ME NJË TË VDEKUR*Tregim nga PËRPARIM HYSI

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 10:10am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
TAKIM ME NJË TË VDEKUR*
Tregim nga PËRPARIM HYSI

E Martë, 09.23.2014, 08:50am (GMT+1)


Kur vdiq ai, unë kisha mërguar. Sa e mora vesh, u ndieva keq. Qe si befas vdekja e tij, se jo vetëm nuk kish moshën (sa kish hyrë në të shtatëdhjetat), por dhe nuk vuante nga ndonjë sëmundje. Ndieva dhimbje si për një mik të mirë e të dashur dhe përmjet telefonit ngushëllova të shoqen. Sa bëra këtë detyrim të gjallësh për ata që ikin nga kjo botë, zura hamendësoja për vdekjen. Ku nuk e shpija mendjen, se kohën e kisha me tepricë. Më vinin parasysh raste të ndryshme vdekjesh: për arsye moshe, të parakohëshme, vdekje aksidentale dhe ca më keq: vdekje nga vrasje! Herë-herë në këto përsiatje të një të moshuari të ngeshëm si unë, ndodhte që të vija dhe buzën në gaz. Kjo ndodhte jo se unë jam cinik apo i ftohtë që nuk më bën përshtpyje një vdekje e cilitdo, përkundrazi: jam shumë i ndieshëm, por vinë ca të vërteta që kam jetuar dhe nuk rri dot pa qeshur. Po t'ju tregoj vetëm dy raste dhe do qeshnit si unë.
* * *
Kishte vdekur Koli, një i moshuar në lagjen tonë dhe Katja, gruaja e xha Taqos, i thotë të shoqit:
- Mëngjesin merre vet, se do shkoj nga Vara unë se ka vdekur Koli, i shoqi.
Xha Taqoja, sa tha e shoqja që ka vdekur Koli, një të mbuluar kokën me jorgan, bërtiti:
- Mos shko! Unë po vdes vet!
I shkreti xha Taqo, sa merrte vesh që vdiste njeri, tak dhe mbulohej me jorgan. Sikur me këtë t'i fshihej vdekjes! E kish frikë vdekjen për kiamet. Këtë dialog të Kates me të shoqin, e dëgjon i biri dhe, si për t'i nxierr frikën xha Taqos, thotë: - Epo do vdiste xha Koli se hanebir i ka kaluar 70- vjeçët!
- Po unë jam tetëdhjetë!- bërtiti xha Taqoja nën jorgan,
Mandej, më vjen dhe një rast dhe më i freskët. Një të sëmurë mbi tetëdhjetë vjeçar e vizitoi, së fundi, mjeku më i mirë specialist që kishim në rreth. Them së fundi, se mjek- pacient sikur qenë bërë miq. Të sëmurin e kam patur mik. Ishte boshnjak dhe të më fal lexuesi në do lexojë të folmen e tij me mua.
- Eh, Bacë, çfarë të tha doktori?
Më pveti:- Sa vjeç je, Bacë?
- Tetëdhjetë!
Digjo,- më ka thanë,- tetëdhjetë vjet ke që e mban sëmundjen mbi shpinë. 50-vjet ke qenë i ri, i fuqishëm dhe hiç nuk ia ke ditë për të. Mandejna, kini ndrrue "konak". Sëmundja të ka marrë mbi shpinë e po të mban kaliboç! Ka tridhjetë vjet kjo "lojë" e, vallah, sëmundja asht tuj "lodh" e kam frikë se po " dorëzohet". Më ka thanë, more jaran: - Mbahu se po të lëshon...
Dhe miku im i mirë, pas kësaj diagnoze të fundit, ndërroi jetë.
* * *
Por le të kthehemi atje, në atë takimin tim me mikun tim që vdiq, kur qeshë larguar nga Shqipëria. Nuk di po një natë m'u bë si i gjallë. Ballë për ballë me mua dhe nuk kisha se si mos "alarmohesha?!". Së pari, unë e dija mirë që kish vdekur dhe e kam mendjen top që të vdekurit nuk ngjallen më. Do të thotë dikush: - Po Krishti a nuk vdiq dhe u ngjallë? Unë për vete jam larg këtyre mendësive, por, në këtë rastin tim, unë isha si para një fakti të kryer. Ai po vinte drejt meje. Pra: ishte ngjallur!!! Jo vetëm po vinte, por kish vënë buzën në gaz siç bën çdo mik që takon një tjetër që nuk e ka parë prej vitesh. Pata vërtet pak frikë dhe dorën nuk ia zgjata ( epo kushedi se ç'ndodh kur takohet një i vdekur me një të gjallë!!!). Se ka një paragjykim tronditës: si një e panjohur, e mistershme që fsheh diçka të ligë. Kur them kështu, besoj se nuk duhet të jem i vetëm në këtë ndiesi apo mendësi. Malli më kish marr, por e "mistershmja" e vuri poshtë mallin. Dukesha sikur mbi zemër të kisha një pirg me dëborë dhe, sado që dorën nuk ia zgjata, me gjysmëzëri i thashë:
- Ti je?
-Unë.
- Pse,- pyeti,- kaq kam ndryshuar?
Nuk guxoja që ta shihja në sy, po ashtu si një pulë e lagur, si nën zë, i them:
-Jo. Jo. Po për ku je nisur?
- Në shtëpi. Ku tjetër? Më ka marr malli për nipin. Eh, sa më ka marr malli!
Unë tani u përlota. Pash që iu varën lot. Më indkuktohet dhimbja e kujtdo. Tek u mata të fshija lotët, dëgjoj Brahushin ( një i njohuri ynë i përbashkët) - këtë e dija që qe gjallë-, që iu drejtua atij, të vdekurit:
- More, po ti qenke gjallë, kurse unë për tri ditë mbylla dyqanin për ty dhe humba një mal me para! Pale paske ardhur dhe shkoqesh me muhabet mu në mes pjacës!!!
Tani zura po dridhesha se u bëmë dy që po shihnim një të vdekur, të gjallë. Se kushedi se ç'ndodh në një takim të tillë?! Por i vdekuri ia priti Brahushit:
- Ore, po prapë nuk i kini lënë sherret ju, të gjallët?! Unë kam tre vjet atje dhe, ndër ne, nuk ndodh kurrë që të ketë sherre. As edhe një sherr për be. Kurse ju me sherre ju lashë, me sherre ju gjeta. Më mirë po kthehem andej nga erdha, se sherret më erdhën në majë të hundës dhe më dërguan më shpejt në atë botë. Si tha kështu, iku dhe humbi mejgullash. Më nuk e pashë. Tek më doli gjumi, zura të shkundë kokën. Sidoqoftë, qendrova pak më gjatë në krevat dhe, si për të përmbeldhur veten, thashë: - Aq sa ëndërr e çartur që qe, po aq la dhe një mesazh të velfshëm të të vdekurit për ne, të gjallët.
- Vallë, a do t'i lëmë ndonjëherë sherret ne, të gjallët?!

gusht 2009- shtator 2014

PËRPARIM HYSI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Lexim i pesë veprave me poezi të Daut Maliqit, nga Dardana AJRGJAKU I TOKËS SIMEEsé nga RRUSTEM GECI (09.23.2014)
DY POETË, DY POEZIPërkthime nga FASLI HALITI (09.22.2014)
Figura shkrimtarësh të njohur REXHEP HOXHA, KLASIKU I LETËRSISËNga RRUSTEM GECI (09.22.2014)
TOKË E MOHUARTregim nga ALEKO LIKAJ (09.20.2014)
SUNDIMTARJA E KUQENga QERIM SKËNDERAJ (09.19.2014)
VENDOSMËRIA E EDGAR ALLAN POE PËR TË ECUR VETË NË JETË DHE NË KRIJIMTARINga ARTUR VREKAJ (09.18.2014)
JARGËT E 'QËNIT' TË LEKOSNga PËRPARIM HYSI (09.18.2014)
SHTËRNGATANga QAZIM SHEHU (09.17.2014)
DY POETË, DY POEZIPërktheu: FASLLI HALITI (09.16.2014)
PSE I URRENTE KRITIKËT BABAI I 'LOLITËS'?Nga HERBERT GOLD (09.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]