VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
PSEUDOBLEPSI Cikël poetik nga ALI M. LAJÇI E Enjte, 09.25.2014, 02:56pm (GMT1) PSEUDOBLEPSI Ah Kosovë, sa thuhen e derdhen fjalë për ty Të derdheshin djersë mundi, krejt të tjera Dhe ndryshe, do të ishin gojëzat në të thurur Të xhamadanit tënd vija-vija ... në këtë stinë, "...skam më fjalë të lirë" as kohë të lirë s' kemi Të derdhen fjalë shpatit torolingë në lumë E të themi si kujtohem e dimë sa emra kemi Tokë sa pëllëmbë, gjurmë kali, sa gjuhë e zemër Edhe poetëve do të u lutesha si miku miqve Të mos harxhojnë letër nëse nuk Kanë për të thënë diç më të re për krekosjen, dy fytyrat e kohës zemër katranin-ë Vesin e dhelprës dinake rrahagjoksinë shtymëlëpirjet se Ai njeri i tha të gjitha "Njeriu për njeriun është ujk!" mos të kripësen Sytë e të tjerëve pluhur të bërë nga balta e tharë Diellit alegorik i kësaj të fundmes stinë, Miq varret janë mysa dheu shenja të perëndimit Të lindjes se ajo mund të ndodh vetëm njëherë Mos gaboni miq se varret mund të helmohen Prej lirimit të gazrave dhe më keq shprehur Hidheni zemërngushtësinë nuk u duhet Janë meditime të vrazhda likenesh zverdhur FORMA MASHTRIMI Edhe sa herë na duhet mashtrimi I sati është ky Ujin e Saragosës Ata e patën pirë Dhe mësuar fjalët "Hasta la vista !" Emblemën e Çe Gevares " Mbajtën delmeria Nëpër jaka setrash PPSH.- në Kemi pëshpëritur Si në kllapi vdekje Tash në Damask Hamë e pimë .... Dhe thithim tymin E zjarrit që djeg Prej kokave thara. Lavdinë përtyp djalli MALLKIM I SHPENDIT Mallkimi i shpendit Nëma e grave. Bëhen rrolle Nëpër këmbë kapur. Si të largohen Të tilla janë. Epidemia urrejtje O e harresës. Petro Marko njohu Asim e Xhemajl Në Spanjë mësuan Të thoshin "Hasta la vista" Origjina e fjalës thotë nuk i njoh. Kush ishin ata Kush janë këta!... E H Ë N Ë E pashë me sy Kutin e dyfishtë. Me njërin Matë për veti Me tjetrin Matë për mua Sa ironike Kur me thotë: -Sot është e martë Për ditën e hënë Narracioni ironik Shpaloset ngadalë Si i vunë kafshës Syzet gjam gjelbër Që t' i duket talla Tërfojë e njomë! M E D I T I M Gjyshi,babi,unë Robër të dyfishtë Të Zotit dhe robit të tij Unë si edhe ata Prej të njëjtës stuhi U rrahëm në ballë e shpinë Pak pushim dhembjesh Harresë e madhe rrahjes Unë tretur në meditime Ai gishtin drejtuar Kah fizikumi im Atyre u pëshpëritë: Shikoni atë njeri atje E bisedojnë tevona Për vetën e tyre Ata nga vrima e miut Shikonin lumin e kuq Prej gjakut të Kosovës Ai i vrimës miut Duart plotë pushtet Me kundërmimin e keq Ata bënë jetë Bota e marrë Atë e përshëndet. D J E R S I T J E Djersë balli në bula Për t' ardhmen e bardhë Djersë veshësh e qafe N' sfide të ironisë Djersë e tërë trupit Kur në emër të drejtës Lulëzon pema e turpit. AS MISH AS PESHK Dikujt i këndon pula Gjeli i bënë ve Në stil kameleoni Si mundet jeton Gjithë botës I fal buzëqeshje Mashtruese miku Kërkoj fundin E se gjej dot Të kësaj filozofie "As mish as peshk" Është mbushur bota Me rrena Behet shitblerja e tyre. P R I Z R E N I Besa e burrit si ishte Pesha e gurit si është Aty ku u tha u dha Gjelbëron n' kala Të fjalës e besës Frymëmarrje e shpresës Me syrin kah dielli Stinën në fund prilli N' fërfëllimë qershori Hingëllimë hamshori Rikthehet nga atëherë Çfarë në këtë pranverë Humbët Zoti atë shpendkeqe Që këndon ndër leqe! SHUMËZIMI PËR 6 "Në Rugovë, pak Rugovë atje s' flitet më në katër stinë" ( M.Kërveshi.) Ëndërr e trishtë E Rugovës lashtë Do të ishte Sotmja e saj Karvani i malësorëve Rrugës gjarpërore Me Bistricën si loti Zhdjergkej në Pejë Blinte vaj guri Drithin e kripën Dhe pak duhan kaçak Thyente shikimin N'tjegulla të shtëpive Të Qytetit Bardhë Shikimit u dashuruan Në njëri tjetrin E rrjedhën e Bistricës Deri ku derdhet në Drin! HETIMET E BISHËS Kaçaku Në kufi As në pyll Duhan Nuk tymoste Duhani Me emrin e tij Kishte rregulla Si lëvizin planetët Si bëjnë dritë yjet këtu në Qiell Kosove bisha hetonte kaçakun e malit në erë të duhanit PLOTË GOJËN KOSOVË Si vjen keq prej saj Është për t'i ardhur keq, Emrin n' gojë t' ia mbaj Zemrës e ka të heq. Vesh i saj jemi ne Ajo nuk dëgjon , Njerëzit e vet ka nyje- Përpara as pas s' shkon. Mëri e kam urtinë Të plakur pa dhëmbë në gojë -" Dy shalqinj në një dorë, M' gjej njeriun që i qoj ? M U N D E T I thash një çast mërzitur ruama intimen time Më shumë dua kureshtjen se ç' te dua ty kështu Kureshtjen dua sepse Kështu e mërzitshme m' je E dua kureshtjen t' shoh si do të dukesh si do jesh Gjithçka shkon diçka vjen mundet pa dhe me neve LATIMI I TERRIT Duke e vjedhur vetën Terri e laton rrugën për lindjen e Diellit Në dritë Hëne rreshkja e b a s t i t Për ta parë lindjen i pari Shikimin nuk ja ndau Asaj maje të malit Bastin e humbi ai që shikonte kah lindja. SAGË E VERDHË Tis ishte ai lis degë çarë i lashtë Sa Antanti e Atlantida përrallore Hyjnesha alegorike e vërtetës- Dikea, mbi një luan mbështetur Ligjëronte në gjuhen e vet që donte për të treguar jetësimin: -"drejtësia duhej ndihmuar nga forca!!!" Leokoonti thoshte: -"Kam frikë nga danajtë edhe kur sjellin dhurata !" BREDHJE Duke e kërkuar në librin e metaforave, përrallen për ujkun dhe qengjin, E gjeta perëndimin e saj moshuar Dhe fjalën e shkencës për materien. Pas kërcënimit qengji shpëtoi, Ujku e preku me bishtin e vet Ecën bashkë në rrugë metamorfoze si përralla e vjetër me të renë. MOSHA E STINËVE Me rrjedhën e stinëve Moshohen njerëz ngjyra Bëjnë Kostume të reja Ngjyrë peme Manekinet Edhe kësaj ngjyre njerëzit Do t'i thonë-Ngjyrë Peme Të mbjellat u poqën Hambarët u mbushen Vjeshtë Punë është të qëllohet Kohë e të mbjellave BASHKUDHËTR ZARATUSTRE Në skajin e amplitudës Rrjedhë monologu i përgjumur Kameleonin e njoh Si monedhën e kuqe E di si bije e zgjohet Merr frymë e përtypet ec Avulli Retë Busulla Ç' është gazi inert e di Por, ç' është njeri?!... ALIBI I HERAKLITIT Ishte larg bregu Disa mila detare Ku gjendej piktori Sikur të ishte aty Te barka e lundërtari Do bënte një peizazh Deti dhe Dallgësh Recitonte fragmente Në shenjë ngushëllimi T' Lundertarit të rryer Me natyrën e egër Kur syri humb vlerën E dëshmitarit të mirë Gënjeshtra fiton krahët Me formulën e ujit U tha fjala e fundit: -Uji i Detit s'është Si për peshqit si për njerëzit Dyzimi i të njëjtës Shpëtim dhe vdekje. KALKULIMI I KOHËS Është mjaftë një ditë të mësohen Shtatë ditët e javës Edhe dy janë t' mjaftueshme për të dalur Vetëharrimit Tri ditë për të bërë ndarjen e grurit nga egjra Edhe një ditë për të shikuar vetveten nga tepja në thembër Por, jo në atë pasqyrë sikur t' N a r c i s i t të Zi KALI I DJALLIT Nëpër stinën time kalëroi djalli i zi ftesën më la në derë për shoqërim nuk e desha ftesën atë e mori era kalëroi gjithë kohen e një moti rrotull Nuk la as një cep Ballkani pëllëmbë për pëllëmbë pa e biruar shikimit tij shigjetar edhe fëmijët u mësuan si krrokatin të zitë e shpellave të gurit Nëpër stinën time kalëroi djalli i zi kalëroi gjithë kohen e një moti rrotull F O R M U L Ë E RE U desh të lind të hënën Të pagëzohet të martën Të mërkurën ta regjistrojnë Në Librin amzë të lindurve Duhet të kalojnë Edhe tri ditë tjera të javës Ndoshta edhe tridhjetë E kaq mund të nenë pak si edhe treqind e sa herë kaq Që të shihet në dritën e diellit Perëndimi i ditës së larme. Të larmet nuk janë të lëvdueshme Si rrobat për të cilat thonë Ato i veshin njerëzit jo serioz Në kohën joserioze Duke dëgjuar muzikë "tallava" UNË JAM XHAM Unë jam xham Ti je thyes Unë një gurrë Ai një i etur Unë një puhi Ajo furtunë Unë një ata shumë Buka s' bëhet T' mos qenë brumë. ALI M. LAJÇI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |