VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

POEZI NGA JOHN KEATS
I përktheu: FASLLI HALITI

E Premte, 09.26.2014, 07:03am (GMT1)

JOHN KEATS
 

John Keats (Londër, 31 tetor 1795  Romë, 23 shkurt 1821) ishte një poet anglez, një nga eksponentët kryesorë të romantizmit. Pavarësisht nga mungesa e suksesit në mesin e kolegëve të tij, John Keats tani konsiderohet gjerësisht një nga poetët më të mëdhenj të romantizmit anglez dhe disa nga veprat e tij, sidomos odat, kanë arritur famë të pavdekshme që iu mohua sa qe gjallë. Shumë shkrimtarë dhe artistë janë ndikuar thellë nga poezia e tij, më së shumti Jorge Luis Borges, përfaqëson përvojën më të rëndësishme letrare të jetës së tij.



FANTAZI

 Lëre fantazinë të endet përherë,
Gjithmonë gjetiu është kënaqësia:
Dhe shkrihet, vetëm duke e prekur, ëmbël,
Si flluskat kur shiu i rreh;
Lere pra të endet, ajo ka krahë,
Për mendimin se edhe para i shtrihet;
Hape derën e kafazit të mendjes,
Dhe, do të shohësh, të lëshohet duke fluturuar drejt qiellit.
 
STINËT NJERËZORE

Katër stinë bëjnë gjithë vitin,
Katër stinë ka shpirti i njeriut.
Ai ka Pranverën e tij të fortë,
kur  arrin fantazinë naive
hap me dorë çdo bukuri;
ka Verën e vet  kur do të bluajë
kafshatën e mjaltit pranveror
të mendimit të ri, i zhytur në kënaqësi,
dhe kështu duke fantazuar,
aq sa i jepet mundësia t'i  afrohet qiellit;
dhe në Vjeshtën e tij ka ankorime të qeta në radë
kur shpalos  fort krahët
i kënaqur të rrijë kështu duke soditur
mjegullat duke ndenjur kot,
të lerë  gjërat e bukura të pavëna re larg
të kalojë  si një përrua mbi pragun.
Ka gjithashtu Dimrin e tij  të shpërfytyrimit
të zbehtë, nëse jo, do të shtrëngohej
të hiqte dorë nga natyra  e vet vdekshme.

FASLLI HALITI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.