VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - VEJUSHA E MARTUARProzë nga QERIM SKËNDERAJ

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 07:44am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
VEJUSHA E MARTUAR
Prozë nga QERIM SKËNDERAJ

E Premte, 09.26.2014, 02:54pm (GMT+1)


Vdekja iu afrua kur ishte në kulmin e karrierës. Kur po drejtonte me sukses te plotë njërën nga ministritë kryesore te shtetit. Në fillim i mori gruan, një zonjë e mençur që i ishte bërë krahë i djathtë gjatë gjithë rrugës për të ngjitur shkallët e hierarkisë shtetërore. Pastaj mori gjysmën e tij. Themi gjysmën, sepse i mori trupin dhe i la mendjen. Ishte 65 vjeç. Shumë i ri për një burrë shteti si ai, me energji dhe ambicje të fortë për të ecur vetëm lartë.

Paraliza i bllokoi çdo lëvizje, e shtriu në shtrat për të mos u ngritur më kurrë. Një karrocë e lëvizshme moderne dhe një kujdestar që paguhej mirë nuk ishin të mjaftueshëm për të ushqyer mendjen e tij të etur për informacion të hollësishëm. Dy vajzat, të dyja të martuara e me fëmijë të rritur, kishin mjaft probleme familjare për të zgjidhur. Sa më shumë kohë kalonte, aq më i braktisur ndihej. Ndërroi disa kujdestarë, por asnjëri nuk qëlloi i saktë për të kënaqur shijet e tij dhe për të mbajtur vilën luksoze që po rrënohej çdo ditë e më shumë. Shihte përreth dhe e mbyste trishtimi për lulet, oborrin, pishinën, shatërvanet, pemët, gjithçka që e kishte vendosur sipas gustos së tij të hollë. Tani që kishte nevojë më shumë për shoqërinë e tyre shlodhese, po i dukeshin më të lodhura e më të nunduara se ai. Pak nga pak po mbusheshin pesë vjet që edhe ato dukeshin si të fjetura, kokulura, të trishtuara për të zotin. Trasmentonin një gjendje të braktisur që po shkonte drejt paralizimit të përgjithshëm.

I mbrriti "lajmi", se në vilën fqinjë, kujdesej një grua e ve rreth të tridhjetave, ndarë nga burri afro tre vjet më parë. I shërbente një të moshuare që kishte humbur burrin, ish titullar shteti dhe ai. Vejusha i kishte dhënë dritë shtëpisë. Kishte kthyer në jetë të moshuarën dhe kishte zgjuar nga gjumi i braktisjes dhithçka të bukur që gjendej brenda vilës.

E veja, me kombësi e shtetësi shqiptare, me bukurinë brilante dhe shkathtësinë e një makine automatike i kishte kallur tmerrin papastërtisë. Tregonin se nga frika e saj arratisej çdo insekt dhe fshihej vrimave i gjithë pluhuri që dikur hidhte valle cep me cep të vilës. Plaka nuk e nxirrte nga goja, betohej për kokë të sajë.

"Fama" e të huajës ja kishte kënaqur veshët. U kërkoi vajzave ti bënin të mundur të fliste me të. Pa asnjë vështirësi u organizua një takim në dhomën e tij, ku ishin prezente edhe ato.

Me përvojën e ish "burrit të shtetit" e tërhoqi vejushën në një bisedë të thjeshtë duke ia hequr "drojën e të huajës" që zakonisht e sjell edhe moszotërimi si duhet i gjuhës.
Në dialogun e shkurtër që pasoi pas paraqitjes që i zoti i shtepise bëri për gjëndjen e rënduar shëndetsore, ajo mundi të artikuloj vetëm fjalët "Jeta është e vështirë", që i dëgjonte pothuaj çdo ditë nga e moshuara, së cilës i shërbente. Ndërsa ai duke marrë shkas nga kjo shprehje shpjegoi se përmbajtja e saj nuk i përfshinte të gjithë. Sipas tij, në shumë raste, jeta ishte fat. Për vetë atë kështu kishte qënë. Ishte marrë vesh shumë bukur me jetën. Ajo i kishte dhënë plotë gjëra të mira, por fati ia mori. Pasi i kishte marrë gruan, po merrte edhe atë pjesë-pjesë.

Ajo e dëgjoi deri në fund, përfshi edhe ofertën e majme që i bëri, por ishte e pavendosur. I kishte dhënë fjalën të moshuarës se do ti shërbente deri sa të mbyllte sytë.

Përvoja e "burrit të shtetit" e ndihmoi të përdorte diplomacinë për ta nxjerrë vejushën nga gjendja e dyzuar. I tha se mund të gjendej një solucion me që vilat e tyre ishin fqinjë. Natyrisht duke dërguar njeri të fliste me zonjën. Ai e njihte, sepse ish bashkëshorti i saj, kishte punuar në të njëjtën ministri. Pas kësaj ajo bëri shënjën e pohimit duke lënë të kuptoj se mund t'i bënte të dy shërbimet. Ishte e re, e fuqishme dhe kishte nevojë për para.

* * *
Kur hynte ajo, ai ndjente se kishte hyrë në shtëpi një flutur. Një flutur e shkathët, e bardhë, në ngjyrën e dritës. Lëvizjet e lehta i ndjente si fllad, si një përkëdhelje e ëmbël që të ledhaton e të shlodh pas një lodhje raskapitëse. Me ardhjen e sajë e gjithë vila kishte marrë një pamje të re. Gjithçka ishte çelur si në pranverën e shumëpritur pas dimrit të gjatë e të zymtë. Kishin ndërruar ngjyrat, drita, aroma. Ndjente një aromë të paprovuar më parë. Një aromë djerse të larë që të mbushte mushkritë me jetë. Edhe ai vetë kishte ndërruar. Sytë i ishin çelur dhe tani po dallonte të bukurën që e kishte harruar. Po shihte qartë përkushtimin njerzor që e mendonte të braktisur. Po dallonte njeriun e punës që nuk jepej para lodhjes sfilitëse. Po fotografonte njeriun e ndjenjës që dhuronte përzemërsi të kthjellët. Sa i kishin munguar këto në pesë vitet e fundit, sa e kishin trishtuar, sa e kishin lodhur...

Ajo, atë çast, ishte në sallon, përballë tij. Kishte hipur mbi një shkalle dyshe dhe po pastronte llampadarin e rëndë që varej në mes. Veshur mbante një përparse të bardhë, të hollë, nga ato që kur lagen, bëhen trasparente. Poshtë sajë asgjë tjetër përveç të intimtave, edhe ato të bardha si dëborë. Djersa që rridhte pa u ndalur e kishte lagur gjithandej, por më shumë në të thelluarat e harqeve duke zbuluar një pjesë të bukurisë së tyre. Ndërsa e vështronte, truri dhe zemra i poqën një mendim shumë të lexueshëm: "Është e pastër djersa e saj, nuk lë asnjë njollë mbi përparsen e bardhë"! Ajo e lexoi mendimin dhe duke zbritur nga shkalla i dhuroi nga thellësia e shpirtit një buzëqeshje të kthjellët mirënjohjeje. Edhe ai e lexoi buzëqeshjen e sajë. E thirri pranë dhe i deklaroi pa mëdyshje:

Martohu me mua. Do të jetë thjeshtë një akt formal. Ti je e re. Do të gëzosh pensionin tim dhe disa të drejta që përfitojnë gratë e qeveritarëve. Unë një ditë do të vdes, por jamë i sigurt se po atë ditë do të rilindin dy jetë; jotja dhe e vajzës tënde. Nuk do të kesh më nevojë të punosh si skllave nëpër dyert e të tjerëve!...

Asaj sikur i ra mali mbi kokë. Sa i papritur ishte propozimi i tij, sa i tmerrshëm... Një vel i kuq ja shtoi edhe më shumë djersët e bardha. Deshi të thoshte diçka, por ai e nderpreu:
Mos u ngut t'më përgjigjesh. Mendohu mire. Bisedo edhe me të tutë. Kur ta kesh pjekur mendimin, më thuaj, këtu jemi...

Ajo mbeti përsëri grua e ve, paçka se e martuar me një pension të majm...


FIRENZE 2005

QERIM SKËNDERAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJARPËR NË GJI…Tregim nga QAZIM D. SHEHU (09.26.2014)
POEZI NGA JOHN KEATSI përktheu: FASLLI HALITI (09.26.2014)
PSEUDOBLEPSICikël poetik nga ALI M. LAJÇI (09.25.2014)
30 POEZI TË RRUSTEM GECIT - TË ZGJEDHURA NGA LIBRAT 'KANUNI POETIK' DHE 'HEROIKA' (09.25.2014)
CËRRIKU I KIN DUSHITTregim nga ALEKO LIKAJ (09.24.2014)
PO UNË JAM ÇAM, MËSUES!Tregim nga NAMIK SELMANI (09.24.2014)
POEZI TË ZGJEDHURA NGA GIORGIO CAPRONI DHE FRANCO FORTINIPërktheu: FASLLI HALITI (09.23.2014)
TAKIM ME NJË TË VDEKUR*Tregim nga PËRPARIM HYSI (09.23.2014)
Lexim i pesë veprave me poezi të Daut Maliqit, nga Dardana AJRGJAKU I TOKËS SIMEEsé nga RRUSTEM GECI (09.23.2014)
DY POETË, DY POEZIPërkthime nga FASLI HALITI (09.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]